Zgjedhjet në Bërvenicë: Jehona e votuesve deri në orën 11:00 është 9,11 për qind
Përfaqësues nga KSHZ, sot kanë vizituar disa vendvotime në komunën e Bërvenicës, ku kanë konstatuar se procesi zgjedhor po zhvillohet në atmosferë të qetë.
“Procesi zgjedhor po zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe nuk ka pengesa. Sipas informacioneve që marrim, votimi po zhvillohet në një atmosferë të qetë dhe pa probleme",thanë nga KSHZ.
Deri në orën 11:00, dalja e qytetarëve në votime ka arritur në 9,11 për qind, duke shënuar një rritje prej 0,77 pikë përqindjeje në krahasim me rrethin e kaluar.
