TË FUNDIT

Familja e Haki Imerit shpërthen ndaj LDK-së: Abdixhiku të largohet, Rama po e fundos partinë

Familja e veprimtarit Haki Imeri ka publikuar një reagim lidhur me zhvillimet e fundit në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), duke kritikuar drejtimin e partisë dhe figurat kryesore brenda saj.

Në reagim thuhet se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, do të duhej të kishte dhënë dorëheqje pas humbjes së zgjedhjeve, ndërsa akuzohet një grup brenda partisë se ka ndikuar në dobësimin e saj. Po ashtu, familja Imeri vlerëson se LDK-ja duhet të rikthehet te fryma e saj origjinale dhe të bëhet pjesë e institucioneve së bashku me Lëvizjen Vetëvendosje dhe Guxo.

Në deklaratë kritikohen edhe emra të tjerë të LDK-së, përfshirë Përparim Ramën, ndaj të cilit adresohen akuza politike, duke u shprehur se kandidimi i tij për drejtimin e partisë do ta thellonte edhe më shumë krizën brenda LDK-së.

Postimi i plotë:

Miq,

-Lumir Abdixhiku do të duhej të jepte dorëheqje qysh atëherë kur i humbi zgjedhjet e para dhe e la LDK-në të bjerë në vendin e tretë.

-Por çfarë ndodhi?

– Pikërisht grupi që sot kërkon shkarkimin e tij është i njëjti grup që e solli në krye të LDK-së.

-Të gjithë ata që sot kërkojnë rrëzimin e Lumir Abdixhikut janë pjesë e një strukture që prej dy dekadash bashkëjetuan politikisht me PDK-në .

-Prandaj, me këto klane servilesh te parazituar dhe grupe interesi që i shërbejnë PDK-së dhe SHIK-ut, LDK-ja nuk do të riparohet kurrë dhe nuk do të rikthehet në vendin e dytë.

-LDK-ja duhet të drejtohet nga njerëzit që përfaqësojnë frymën origjinale të kësaj partie qe nga themelimi.

-Jo nga personazhe që nuk kanë dhene kurr ndonje kontribut per LDK- en.

-Ata janë në krye vetëm për interesa personale dhe për interesa të PDK-së.

-LDK-ja ka vetëm një zgjidhje nëse dëshiron të mbetet faktor politik: të bëhet pjesë e institucioneve të reja së bashku me LVV-në dhe Guxo.

-Përndryshe, eksperimentet me këtë parti i kanë bërë pikërisht ata që gjithmonë kanë qenë kundër saj dhe veglat e tyre, të vendosura në krye te LDK-es me intriga e kurdisje.

-Nga ajo që shohim sot, LDK-ja ndodhet në duart e atyre faktorëve që dikur tentuan ta eliminonin politikisht Ibrahim Rugovën, ndërsa bashkëpunëtorët e tij u vranë.

-Përparim Rama është një eksponent i korruptuar dhe genjeshtar patologjik një matrapaz primitiv .

-Ai i shërben Sami Lushtakut, i cili është akuzuar-denuar publikisht për përfshirje në raste të rënda kriminale. Paramendoni se kush qëndron prapa Perparim Ramës.

-Nëse Lumiri nuk fiton dhe nëse Perparim Rama kandidon e zgjidhet në krye të LDK-së, ai nuk do ta nxjerrë partinë nga kriza. Përkundrazi, do ta çojë edhe më thellë në margjinat e skenës politike.

-Në Prishtinë ai është zgjedhur me mbështetjen e PDK-së, ndërsa për ta dobësuar LDK-në ai ka edhe karakterin, edhe mbështetjen e SHIK-ut dhe të grupeve të tjera kriminale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *