Halloween në stilin Tesla – vetura autonome me skelete në bord!
Tesla ka gjetur një mënyrë kreative për të festuar Halloween-in, duke i dhënë një prekje humoristike teknologjisë së saj autonome.
Kompania ka publikuar pamje të Cybercab duke lëvizur në mënyrë autonome, me disa skelete të vendosura brenda automjetit.
Në vend të kostumeve tradicionale apo dekorimeve të zakonshme, Tesla zgjodhi të vendoste skelete në Cybercab, duke krijuar një skenë sa argëtuese aq edhe të pazakontë.
Bone voyage https://t.co/tQZx0b5uoO — Robotaxi (@robotaxi) October 31, 2026
Publikimi tërhoqi vëmendjen e përdoruesve, të cilët reaguan me komente humoristike dhe vlerësime për kreativitetin e kompanisë.
Disa e cilësuan idenë si mbresëlënëse, ndërsa të tjerë komentuan se askush nuk e ka humorin e Teslas.
