TË FUNDIT

Delegacioni i shqiptarëve të Amerikës diskuton me Kurtin projektin e gazit të lëngshëm amerikan për Kosovën

Delegacioni i organizatës “Albanians for America” (AFA) ka zhvilluar një takim me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, ku është diskutuar edhe mundësia e realizimit të projekteve strategjike energjetike, përfshirë furnizimin e Kosovës me gaz të lëngshëm natyror, LNG.

Përfaqësuesit e AFA-së, Gino Mulliqi, Gëzim Rushiti dhe Janinë Memeti, e kanë prezantuar projektin e LNG-së si një mundësi për diversifikimin e burimeve të energjisë, forcimin e sigurisë energjetike dhe tërheqjen e investimeve të reja në Kosovë.

Gjatë takimit është diskutuar edhe mundësia e rifillimit të dialogut strategjik Kosovë-ShBA. Sipas AFA-së, një proces i tillë do të mund të kontribuonte në thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e energjisë, sigurisë, ekonomisë dhe zhvillimit institucional.

Delegacioni ka theksuar gjithashtu rëndësinë e komunitetit shqiptaro-amerikan në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe në avancimin e objektivave euroatlantike të Kosovës.

Takimi është zhvilluar në kuadër të diskutimeve për mundësi të reja të bashkëpunimit strategjik dhe projekteve që synojnë forcimin e sigurisë energjetike dhe lidhjeve Kosovë-ShBA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *