TË FUNDIT

Emma Watson u rrëzua teksa po largohej nga një festë: Kamerat kapën momentin e sikletshëm

Aktorja britanike Emma Watson u rrëzua teksa po largohej nga festa “Men of the Year” e revistës GQ në hotelin Chateau Marmont në Los Angeles.

Ajo ra në momentin kur njëri nga turma i thirri se ishte aktorja e tij e preferuar dhe gati sa nuk e rrëzoi personin që po priste një autograf. Të pranishmit i erdhën menjëherë në ndihmë dhe ajo u ngrit shpejt, kërkoi falje dhe vazhdoi të buzëqeshte.

Ndërsa po merrte frymë thellë, ajo u rrethua nga fansa që i kërkuan të bënin foto së bashku. Watson pozoi dhe më pas eci drejt një makine që e priste me DJ Tucker Halpern, një anëtar i dyshes Sofi Tukker.

Emma Watson takes a nasty tumble as she attends GQ's Men of the Year party at the Chateau Marmont in LA https://t.co/YKuRYFSeoY — That's The Badger! (@Thatsthebad) November 13, 2026

Watson, e cila nuk u shfaq në tapetin e kuq, ishte një e ftuar speciale në festë. Revista GQ e shpalli Gruan e Vitit në vitin 2013. Ajo mbante veshur një fustan të shkurtër me motive vintage nga koleksioni Valentino x Christi Belcourt Resort 2016.

Festa u drejtua nga Drejtori Editorial Global i GQ, Adam Baidawi, së bashku me Chris Rock, Andrew Garfield dhe Matt Damon. Të ftuarit ishin Cara Delevingne, Rumer Willis, Sofia Vergara, Halle Bailey, Tinashe, Patrick Schwarzenegger, Travis Scott dhe Jason Bateman.

Oh no! 😳 Emma Watson took a nasty fall on Friday night while leaving the GQ Men of the Year Party in Los Angeles. Hope she’s okay! https://t.co/lZ8WxM9bfn — CLINTON (@DikenaClinton) November 13, 2026

Drejtori kreativ i shtëpisë së modës Celine, Michael Rider, u shpall stilisti i vitit, ndërsa Denis Villeneuve, regjisori i filmave "Dune", mori çmimin për regjisorin e vitit.

Watson erdhi në festë vetëm, megjithëse këtë vit, siç raporton Daily Mail, ajo konfirmoi lidhjen e saj me biznesmenin meksikan Gonzalo Hevio Bailleres. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *