Policia bastis gjashtë lokacione në Mitrovicë, arreston tre persona dhe konfiskon para, armë e narkotikë
Tre persona janë arrestuar në Mitrovicë të Jugut, nën dyshimin për organizim të skemave piramidale, armëmbajtje pa leje dhe posedim të narkotikëve.
Sipas njoftimit të Policisë, të premtën janë kontrolluar gjashtë lokacione të ndryshme, pronë e tre të dyshuarve meshkuj kosovarë, të cilët dyshohet se merreshin me organizimin e lojërave të fatit. Gjatë kontrolleve, si prova materiale janë konfiskuar nëntë telefona dhe pajisje elektronike, një DVR i kamerave të sigurisë, 6 mijë e 844 euro e 80 centë, një armë pistoletë dhe 10 fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Po ashtu, policia ka sekuestruar një automjet, një kavanoz me rreth 10 gramë substancë që dyshohet të jetë narkotike, katër mullinj për bluarjen e narkotikëve, një cigare me substancë narkotike, si dhe një valixhe me pajisje për bixhoz, përfshirë letra dhe çipa. Në mesin e gjësendeve të konfiskuara janë edhe nëntë kartela bankare, 21 dokumente të ndryshme dhe një sprej OC.
Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje
