SHBA u bën thirrje pronarëve të 720,000 automjeteve BMW t’i parkojnë ato jashtë, për shkak të rrezikut nga zjarri
Administrata Kombëtare për Sigurinë e Trafikut në Autostrada (NHTSA) u ka bërë thirrje pronarëve të më shumë se 720,000 automjeteve BMW që t'i parkojnë ato jashtë, për shkak të rrezikut nga zjarri, derisa të kryhen riparimet e nevojshme.
Të premten, BMW njoftoi tërheqjen e 720,796 automjeteve për shkak të rrezikut që ato të marrin flakë ndërsa janë të parkuara dhe të fikura, shkruajnë mediat e huaja , përcjell Telegrafi.
Sipas NHTSA-së, këto automjete ishin tërhequr më parë gjatë vitit 2024 për shkak të një problemi me pompën e ujit dhe duhet t'i nënshtrohen sërish riparimit.
Agjencia theksoi se pronarët "duhet t'i parkojnë automjetet e tyre jashtë, larg ndërtesave dhe automjeteve të tjera, derisa të kryhet riparimi".
BMW është duke punuar për zgjidhjen e këtij problemi dhe është në dijeni për 10 raste zjarri që mund të jenë të lidhura me këtë defekt; këto incidente kanë ndodhur pasi automjetet ishin riparuar tashmë në kuadër të tërheqjes së vitit 2024.
NHTSA bëri të ditur se një lidhës elektrik në pompën e ujit, i cili nuk është izoluar siç duhet, mund të ekspozohet ndaj ujit dhe të shkaktojë qark të shkurtër, duke rritur kështu rrezikun e zjarrit.
NHTSA deklaroi se automjetet e mëposhtme duhet të parkohen jashtë derisa të kryhen riparimet:
