TË FUNDIT

Dyshohet për mjet shpëŕthyes në Prishtinë

Dyshohet për një mjet shpërthyes në Prishtinë Policia ka evakuuar qytetarët në një pjesë të Prishtinës pas raportimit për një mjet të dyshuar shpërthyes në rrugën “Rrustem Hyseni”.

Zëdhënësi i Policisë për Prishtinën, Enis Pllana, tha për RTKlive se njësitet përkatëse janë angazhuar për trajtimin e informatës.

“Rreth orës 17:00, kemi pranuar një informatë për një mjet të dyshuar shpërthyes në rrugën “Rrustem Hyseni”, në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës. Për detaje të tjera ju njoftojmë me kohë”, deklaroi Pllana.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *