LAJME PLUS

Dosja e vr’sjes së Arlinda Zekajt, Nurije Sylaj me qëndrim të papritur para gjykatësit

Nurije Sylaj, ish-vjehrra e Arlinda Zekajt, ka zgjedhur të mbrohet në heshtje para gjykatësit, pa thënë asnjë fjalë lidhur me rastin e vrasjes së ish-nuses së saj.Burime të IndeksOnline bëjnë të ditur se Sylaj nuk ka pranuar të japë deklaratë gjatë procedurave gjyqësore, duke shfrytëzuar të drejtën për t’u mbrojtur në heshtje.

Ajo nuk ka folur për rrethanat e rastit dhe as për vrasjen e Arlinda Zekajt.

Kujtojmë se ditë më parë, pas daljes nga gjykata, Sylaj ishte shoqëruar nga policia me pranga në duar, ndërsa në një prononcim të shkurtër për IndeksOnline tha se nuk ndihet fajtore.

“Ndihna kush është fajtor, unë jo. Djali e ka kry”, pati thënë ajo shkurt në një prononcim për IndeksOnline.

Ekzistojnë dyshime se Nurije Sylaj ka ndihmuar në përgatitjen dhe lehtësimin e kryerjes së veprës penale nga Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekaj-Sylajt.

Sipas dyshimeve të paraqitura në dosjen e Prokurorisë, të siguruar nga IndeksOnline, Nurije Sylaj, që nga 22 tetori 2026, kur viktima ishte kthyer për të jetuar në shtëpinë familjare, e kishte fotografuar dhe incizuar vazhdimisht atë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *