TË FUNDIT

Dua Lipa e thotë me krenari: “Gjyshi im u pushua nga puna se nuk e pranoi kërkesën e serbëve…”

Nje rrefim qe lidhet me familjen e Dua Lipes po garkullon sërish ne rrjet.

Sipas pretendimit, gjyshi i këngëtares, Seit Lipa, ishte larguar nga puna pasi kishte refuzuar kërkesa për të ndryshuar mënyrën se si paraqitej historia e Kosoves. Historia eshtë shperndare gjeresisht si nje shembull i lidhjes se forte te familjes Lipa me Kosoven, por formulimi i sakte i deklarates qe i atribuohet Dua Lipes duhet verifikuar nga nje burim origjinal.

Ajo ka folur për periudhën kur u transferua në Kosovë, si dhe momentet e tmerrshme që prindërit e saj kishin përjetuar nga serbët, duke u detyruar të largohen për në Mbretërinë e Bashkuar.
Revista amerikane gjithashtu ka dhënë informacion edhe për gjyshin e saj, historianit Seit Lipa, i cili dikur ishte edhe Drejtor i Institutit të Historisë në Prishtinë.

Dua ka kujtuar se si gjyshi i saj u pushua nga puna nga serbët, kjo pasi nuk pranoi të rishkruante duke falsifikuar historinë ashtu siç kërkuan ata.

 “Gjyshi im nga ana e babait tim po shkruante libra për gjithçka që po ndodhte. Kur ndodhi okupimi, forcat serbe kërkuan që ai të rishkruajë historinë. Ai nuk pranoi dhe ai humbi punën e tij. Kështu që është pjesë e asaj që unë jam dhe qëndroj pranë gjërave në të cilat besoj”, ka thënë Dua Lipa për “Rolling Stone”.

Ndërsa luftërat u shtuan, prindërit e Dua Lipës u larguan nga universiteti, babai i saj ishte pjesë e grupit rock të quajtur “Oda”, dhe po studionte stomatologji, ndërsa nëna e saj po studionte për drejtësi,. Ata më pas u vendosën në një komunitet të refugjatëve të Kosovës që ishin bashkuar në Camden për t’i shpëtuar dhunës në vendlindje.

Si shumë emigrantë, ata humbën jetën profesionale, dhe do t’u duhej të punonin në bare dhe restorante, duke mbajtur shpesh punë të shumta dhe duke ndjekur shkollën natën.

Dua Lipa, emri i së cilës do të thotë “dashuri” në shqip, lindi tre vite pas lëvizjes së tyre. Në moshën nëntë vjeçare, ajo filloi të kalonte të shtunat e saj në Shkollën e Teatrit ‘Sylvia Young’, në të cilën kanë shkuar edhe emrat tjerë të njohur si: Rita Ora, Tom Fletcher dhe Amy Ëinehouse.

Një mësues muzike në këtë shkollë i kërkoi asaj të ngrihej dhe të këndonte. Më pas, ai dërgoi Lipën në një klasë më të përparuar, një që ishte plot me adoleshentë.

Të fundit

Shakira shpallet “fanse” e Dua Lipës – shqiptarja surprizon Madridin (VIDEO)

Mes skandalit, Selin zbulon detajin befasues për gruan e Adi Hilës (VIDEO)

Pas dy ditësh furtunë, vjen lajmi i mirë për Monika Lubonjën

Aktorja shqiptare: Boll patë krevatet e të tjerëve! Shikoni kush ju ka ulur pantallonat

Eli Fara më në fund del me reagimin e saj publik: Do vazhdoj me kokën lartë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *