TË FUNDIT

DJ ndërkombëtar i propozon bashkëpunim Taynës

Një shkëmbim komentesh në Instagram ka ngritur dyshimet për një projekt të mundshëm muzikor mes reperes shqiptare, Tayna dhe DJ-it e producentit ndërkombëtar, HVMZA.

Ideja për këtë bashkëpunim u hodh fillimisht nga një ndjekës i producentit, i cili, duke iu referuar vizitës së tij në Tiranë, e pyeti se si mund të largohej nga kryeqyteti shqiptar pa realizuar një këngë me Taynën.

“Ti vjen në Tiranë dhe nuk realizon një këngë me Taynën, si kështu?”, ishte komenti që mori vëmendjen.

Foto: Screenshot/Instagram

Producenti nuk e la pa përgjigje këtë sugjerim, përkundrazi, u tregua i hapur për një bashkëpunim të tillë.

“Duhet ta bëjmë”, u përgjigj HVMZA, duke e etiketuar edhe vetë këngëtaren shqiptare në koment.

View this post on Instagram A post shared by HVMZA (@hvmza11)

Ky reagim ka mjaftuar për të nxitur kureshtjen e fansave, të cilët tashmë mund të presin një kombinim të mundshëm mes dy artistëve.

HVMZA njihet për projektet e tij në muzikën elektronike, veçanërisht në rrymën Afro House, derisa një bashkëpunim me Taynën do të mund të sillte një tjetër dimension në repertorin muzikor të reperes. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *