Dhunohet një grua në Obiliq, i dyshuari në kërkim
Një person ka kryer veprën “Dhunim” ndaj një gruaje.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 09:00, në Obiliq.
Tutje thuhet se i dyshuari ndodhet në kërkim policor, ndërsa rasti është në hetim.
“Obiliq / 04.10.2026 – 0:00-09:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, i dyshuari ndodhet në kërkim policor, ndërsa rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport. /Telegrafi/
