TË FUNDIT

Shefja në detyrë e BE-së takon Kurtin, i prezanton gjetjet e Misionit të Zgjedhjeve

Shefja në detyrë e BE-së në Kosovë, Eva Palatova, u takua këtë mëngjes me kryeministrin Albin Kurti.

Sipas njoftimit zyrtar, Palatova i prezantoi Kurtit raportet e gjetjeve të Misionit të Ekspertëve të Zgjedhjeve të Bashkimi Evropian mbi zgjedhjet e fundit lokale dhe parlamentare.

Pos tjerash, në njoftim thuhet se u theksua nevoja për depolitizimin e Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke pasur parasysh rolin e tij si garantues i integritetit zgjedhor. Gjithashtu, u diskutua rëndësia e zbatimit të rekomandimeve të BE-së për përmirësimin e proceseve zgjedhore, rritjen e transparencës dhe forcimin e besimit të qytetarëve në institucionet demokratike.

Në takim u nënvizua edhe domosdoshmëria e bashkëpunimit ndërinstitucional për të siguruar standarde më të larta zgjedhore në të ardhmen, si dhe për të avancuar reformat që lidhen me procesin e integrimit evropian të vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *