TË FUNDIT

Adriana Matoshi ‘godet’ opozitën: Ju kishë njoftë mirë Isa Mustafa!

Deputetja Adriana Matoshi ka reaguar ashpër për situatën e krijuar rreth zgjedhjes së presidentit, duke thumbuar opozitën me një mesazh ironik: “Ju kish njofte mirë Isa Mustafa! Ku jeni o struca!”.

Me këtë reagim, ajo lë të kuptohet se qëndrimet dhe taktikat aktuale të opozitës janë të njohura më herët dhe lidhen me mënyrën se si kanë vepruar edhe në të kaluarën, përcjell “Bota sot”.

Kjo deklaratë lidhet edhe me qëndrimet e mëhershme të Isa Mustafa, i cili kishte theksuar nevojën për përgjegjësi politike dhe funksionim institucional, ndërsa tani opozita akuzohet se po kontribuon në bllokadë.

Në këtë kontekst, reagimi i Matoshit shihet si një kritikë direkte ndaj opozitës për mungesë angazhimi dhe shmangie të përgjegjësisë në një moment kyç për vendin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *