TË FUNDIT

TË FUNDIT

Sulmi me armë ndaj Top Channel, policia zbarkon në shtëpinë e reperit shqiptar

Sulmi me armë ndaj Top Channel, policia zbarkon në shtëpinë e reperit shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 01:00 të mëngjesit në televizionin TopChannel.
Në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, ka pasur të shtëna me armë zjarri të tipit kallashnikov në drejtim të ambienteve të këtij televizioni.

Si pasoj e kësaj ka humbur jetën roja i sigurisë, në moshën 60- vjeçare, punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve, përcjell lajmi.net.

Lidhur me këtë rast reperi nga Shqipëria, Cllevio përmes një videoje në TikTok ka bërë të ditur se policia ka zbarkuar në shtëpinë e tij.

Por, sa i përket deklaratës së personazhit të rrjeteve sociale Cllevio ende nuk është konfirmuar vërtetësia e saj./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Mediumi zviceran: Vuçiq përhapi ndjenjat pro-ruse në Serbi, tani është problemi i tij

Mediumi zviceran: Vuçiq përhapi ndjenjat pro-ruse në Serbi, tani është problemi i tij

Marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Rusisë nuk janë më “dashuri e pakushtëzuar”, raporton shërbimi publik zviceran SRF. Siç thonë ata, ka shenja të kthimit të shpinës nga Moska, por kjo nuk do të ndodhë brenda natës.
Mësohet se raketat e prodhimit serb kanë përfunduar në arsenalin e Ushtrisë ukrainase, SRF-ja në një analizë radiofonike të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Moskës.

Edhe pse Beogradi kishte thënë se municioni është eksportuar në Turqi dhe se Serbia nuk ka të bëjë me rishitjen që ishte bërë përmes Sllovakisë në Ukrainë, megjithatë çështja shkaktoi pakënaqësi në Moskë.

“Nuk ia shitën materialin direkt Ukrainës, por nuk u kujdesën shumë që të mos përfundonte atje”, thotë Armina Galijash, eksperte për Ballkanin Perëndimor nga Universiteti i Gracit.

Siç thotë ajo, marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Rusisë janë më pragmatike.

“Ata janë disi të kujdesshëm dhe asnjëherë të hapur. Nuk është dash..

Read More
TË FUNDIT

Del raporti: Mërgimtarët i dërguan 1.22 miliardë euro në Kosovë në vitin 2022

Del raporti: Mërgimtarët i dërguan 1.22 miliardë euro në Kosovë në vitin 2022

Instituti GAP ka njoftuar se dërgesat e diasporës në Kosovë gjatë vitit 2022, ishin 1.22 miliardë euro.
Gap thotë se Gjermania vazhdon të mbetet shteti nga i cili pranohen më së shumti remitenca.

“Gjatë vitit 2022, remitencat (dërgesat e diasporës) në Kosovë ishin 1.22 miliardë euro, rreth 69.5 milionë euro apo 6% më shumë se në vitin 2021”, thuhet në njoftim.

“Gjermania vazhdon të mbetet shteti nga i cili pranohen më së shumti remitenca (40%)”.

Tutje, ky institut ka bërë të ditur se vërhet një rritje e pranimit të dërgesave nga fillimi i pandemisë.

“Nga viti 2020, kur kishe filluar pandemia Covid-19, vërehet një rritje e pranimit të remitencave përmes agjencive për transfer të mjeteve dhe rënie e remitencave përmes kanaleve jo-zyrtare (sjelljes së parave kesh nga diaspora gjatë vizitave të tyre në Kosovë).

Read More
TË FUNDIT

Guvernatori i BQK-së: Kreditë aktive u rritën për 1.6 miliardë euro

Guvernatori i BQK-së: Kreditë aktive u rritën për 1.6 miliardë euro

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti është deklaruar në lidhje me nivelin e kredive aktive.
Ai tha se në kontekstin kohor, kreditë aktive janë rritur për 1.6 miliardë euro, apo 57.9 për qind.

Gjithashtu Mehmeti tha se rritja e kredive është mbështetur kryesisht në rritjen e depozitave.

“Rritja e kredive është mbështetur kryesisht nga rritja e depozitave, të cilat në dhjetor të vitit 2022 shënoi 5.55 miliardë euro, apo për një rritje nga 2018-a me rreth 65.1%”,tha Mehmeti.

Po ashtu ai foli edhe për institucionet mikrofinanciare dhe financiare jobankare, për të cilat tha se nga viti 2018, kanë një rritje të aseteve prej 146 milionë euro.

“Përveç sistemit të bankave, edhe institucionet mikrofinanciare dhe financiare jobankare, kanë shënuar performancë stabile, ku në fund të vitit 2022 vlera e aseteve e këtij sektori ishte 387.7 milionë euro dhe ka një rritje prej 146 milionë euro apo 60.5% krahasu..

Read More
TË FUNDIT

Kamberi në takim me ambasadorin amerikan, diskutohet për shqiptarët e Luginës

Kamberi në takim me ambasadorin amerikan, diskutohet për shqiptarët e Luginës

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kambeti, ka pritur sot në takim ambasadorin amerikan në Serbi, Christopher Hill.
Kamberi bëri të ditur se me ambasadorin Hill kanë diskutuar për zhvillimet rajonale, sfidat dhe problemet me të cilat përballen qytetarët e Luginës.

“Kënaqësi të mirëpres në Bujanoc ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, SH.T. Christopher Hill. Zhvillimet rajonale politike, kërkesat legjitime të shqiptarëve të Luginës, sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët tonë, ishin temat për të cilat bashkërisht biseduam”, theksoi ai./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

​Miftaraj: Ligji për KPK-në dështoi për shkak të ministres Haxhiu

​Miftaraj: Ligji për KPK-në dështoi për shkak të ministres Haxhiu

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj vlerëson se për shkak të joprofesionalizmit dhe joseriozitet të ministrisë së Drejtësisë për të argumentuar nevojën për Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës ka rezultuar edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese, e cila këtë ligj e shpalli të pavlefshëm.
Miftaraj deklaron se MD nuk ka dërguar dëshmi për ta bindur Kushtetuesen për problemet që ka sistemi prokurorial i Kosovës.

“Reforma në sistemin prokurorial në këtë rast ligji për KPK ka dështuar më shumë për shkak të joprofesionalizmit, por edhe joseriozitetit të ministrisë së Drejtësisë për ta argumentuar të njëjtin pranë Gjykatës Kushtetuese…..Gabimin që e ka bërë MD ka qenë se kur e ka miratuar ligjin, kur ka komunikuar me Gjykatën Kushtetuese në bazë të asaj që përcakton ligji nuk ka dërguar dëshmi dhe nuk e ka bindur Gjykatën Kushtetuese lidhur me problemet që ka sistemit prokurorial. Proble..

Read More
TË FUNDIT

Osmani: Nëna Ferdonije, shembull i qëndresës në momentet e vështira

Osmani: Nëna Ferdonije, shembull i qëndresës në momentet e vështira

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se Ferdonije Çerkezi është një nënë dhe një grua e jashtëzakonshme që po sfidohet vazhdimisht prej 24- vjetësh në pritje të zbardhjes së fatit të burrit dhe katër djemve, të rrëmbyer dhe të zhdukur me dhunë në mënyrë kriminale nga regjimi gjenocidal i Serbisë.
Deklarata e plotë e Presidentes:

Nëna Ferdonije Çerkezi është shembull i jashtëzakonshëm i ngulmimit dhe qëndresës në momentet e vështira. Ajo është një nënë dhe një grua e jashtëzakonshme që po sfidohet vazhdimisht prej 24- vjetësh në pritje të zbardhjes së fatit të burrit dhe katër djemve, të rrëmbyer dhe të zhdukur me dhunë në mënyrë kriminale nga regjimi gjenocidal i Serbisë.

Nëna ikonë, në këtë përvjetor, sërish është e vetme në tryezë në pritje të një lajmi.

Nuk ka fjalë që mund ta shprehë dhimbjen dhe trishtimin e saj. Bashkëndjejmë me të në këtë përvjetor dhe do të bëjmë gjithçka që është e mundur që fati ..

Read More
TË FUNDIT

Dyshohet për sulmin me armë ndaj Top Channel, policia zbarkon në shtëpinë e reperit shqiptar

Dyshohet për sulmin me armë ndaj Top Channel, policia zbarkon në shtëpinë e reperit shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 01:00 të mëngjesit në televizionin TopChannel.
Në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, ka pasur të shtëna me armë zjarri të tipit kallashnikov në drejtim të ambienteve të këtij televizioni.

Si pasoj e kësaj ka humbur jetën roja i sigurisë, në moshën 60- vjeçare, punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve, përcjell lajmi.net.

Lidhur me këtë rast reperi nga Shqipëria, Cllevio përmes një videoje në TikTok ka bërë të ditur se policia ka zbarkuar në shtëpinë e tij.

Por, sa i përket deklaratës së personazhit të rrjeteve sociale Cllevio ende nuk është konfirmuar vërtetësia e saj./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Mësohen shkaktarët e zjarrit në IML, bëhen të ditura edhe dëmet

Mësohen shkaktarët e zjarrit në IML, bëhen të ditura edhe dëmet

Defekti në instalimin elektrik po dyshohet se ka qenë shkaktari i zjarrit që kaploi një pjesë të objektit të Institutit të Mjekësisë Ligjore mbrëmjen e së shtunës. Madje, zëvendësdrejtori i IML-së, Ditor Haliti e përjashton mundësinë që dora e njeriut ta ketë shkaktuar zjarrin.
E nga ky zjarr dëmet po konsiderohet se nuk janë të mëdha, por që komisioni vlerësues do të bëjë vlerësimin e dëmit të shkaktuar.

Zëvendësdrejtori i institutit thotë se ka vetëm dëme materiale jo me vlerë të madhe.

Ai thekson se me të marr informacionin në kohë ishin ekipet e zjarrfikësve dhe të policisë të cilët arritën ta lokalizonin zjarrin.

“Zjarrfikësit dhe Policia kanë qenë të thirrur dhe kur kam ardhur unë, rreth orës 21:00, ata vetëm ishin futur në objekt tek pjesa ku dilte tymi dhe pas një kohe kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin, ta largojnë tymin dhe kemi mundur të futemi brenda dhe të vlerësojmë dëmet e shkaktuara. Për fat të mirë k..

Read More
TË FUNDIT

Zhvillimet në Hagë: Dëshmitari kundër Shalës përmend Sabit Gecin e Xhemshit Krasniqin

Zhvillimet në Hagë: Dëshmitari kundër Shalës përmend Sabit Gecin e Xhemshit Krasniqin

Dëshmitari i parë i prokurorisë, në gjykimin kundër Pjetër Shalës, është një dëshmitar i mbrojtur i cili pretendon se i akuzuari e kishte mbajtur babain e tij në një fabrikë metali në Kukës dhe kishte ushtruar dhunë ndaj tij.
Fillimisht dëshmitari i mbrojtur ka thënë se, në maj të vitit 1998, disa persona kishin shkuar në shtëpinë e tij me kërkesën për dorëzimin e armëve.

Ai pretendon se në mesin e tyre ka qenë edhe Pjetër Shala. Këtë ka thënë se nuk e kishte parë vet por e kishte mësuar nga babai dhe fqinjët.

Sipas tij, disa prej atyre personave ishin me uniformë që mbante emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa të tjerë në rroba civile.

“Ata dy që kanë qenë në oborr kanë qenë me emblema, kurse ata të tjerët që kanë qenë të gardhi i shtëpisë nuk kam mundur me i identifikua, largësia ka qenë 20 deri në 25 metra. Ka qenë shenja e UÇK-së. Babain e kemi mbyllur në dhomë për mos me ardh der..

Read More