OPINIONTË FUNDIT

Përgjegjësisë ndaj këtij populli dhe vendi nuk mund t’i ikin opozita as pozita

Si është e mundur të tregohemi në këtë mënyrë aq të lig dhe të pa përgjegjëshme e të pa ndërgjegjëshme ndaj atdheut tonë të përbashkët dhe ndaj këtij populli, si dhe para botës demokratike me këto lojra të pista politike të lidershipit të këtij vendi, që kanë një përputhje të njejtë me programet dhe planet e armikut tonë të përbashkët.

Nga konstruktet dhe manipulime e tilla nga helmi dhe urrejtja me njëri-tjetrin, përshkak të idealeve apo drejtimeve partiake, që nuk do të ishte opsion i duhur, që të heqim dorë nga parimet dhe tërësia e gjërave të përbashkëta ndaj vendit tonë dhe institucioneve të saj.

Atëherë, duhet ta pyesim vetën, se ku jemi nisur me këto sjellje të kësaj forme, që e rëndojnë dhe e paralizojnë ekzistencën e qenjës tonë shqiptare, dhe pse duhet të vuajnë përsonazhet e kësaj qenje njerëzore, që me shumë sakrifica ka ardhë deri këtu ku jemi sot, si pjesë e barabartë me shoqëritë tjera të botës demokratike.

Ekzebicionet e opozitës në njërën anë dhe të pozitës në anën tjetër, që po prezentohen në Kuvendin e Kosovës dhe jashta këtij institucioni më të madh të vendit, lojrat e tilla primitive dhe në dëm të kësaj shoqërie njerëzore, nuk janë as në favor të asnjërës palë, e aq më pak për popullin e këtij vendi, në ç’kahe do e merr vetëvetën.

Si është e mundur në seancën më të rëndësishme të zgjedhjes së presidentit-es, mungon e tërë opozita, sikur do të ishte në pajtim me Listën serbe, e cila objektivat e veta i ka në përputhje dhe në pajtim me urdhërat e Beogradit, që harmonizimin e çështjeve të Kosovës, e synojnë në forma të tilla, si një shtet jo konstruktiv dhe jo stabil, dhe në përballje të vazhdueshme me sfida të ndryshme.

Nëse të gjitha shkaqet dhe të metat do i kërkohen pozitës dhe Albin Kurti, duke i kërkuar të gjitha përgjegjësitë në llogari të tyre, për të krijuar një atmosferë harmonie dhe faktorizuese në Kosovë, në këtë rast edhe në zgjedhjen e presidentit, kjo nuk mund të funksiononte e vetme në asnjë shtet ligjor i ndarë në dy kahe të kundërta dhe në mënyrë aktive të ushtrojë pushtetin e këtij vendi.

Në këto rrethana nga një këndvështrim i veçantë, opozita është treguar e pa përmbajtur dhe e pa ndalshme me sjellje dhe ofendime të turpshme ndaj kolegëve të tyre në pozitë, sikur i kanë tejkaluar limitet me format dhe sjelljet e tyre të pa matura në Kuvend, ku për fat të keq deri më tani mungon edhe ligji i kodit të mirësjelljes së deputetit në Kuvend.

Përgjegjësia ndaj detyrave tona dhe çështjeve bazike nuk duhet të bie apo të kuptohet si përgjegjësi e të tjerëve, në rend të parë çështjet që kanë të bëjnë për vendin dhe institucionet tona, duhet ti kuptojmë si çështje thelbësore që na takojnë ne, dhe kësaj shoqërie.

Mund të gjejmë argumente të panumërta të lidershipit politik që e udhëheqën Kosovën në kohën e pasluftës, si relacion të vetëm që kishin në plan, ishte uzurpimi i sa më shumën pronave dhe të krijohet mundësia e përfitimeve kapitale për veten e tyre, se do e kishin në plan përkushtimin dhe ndërtimin e shtetit ligjor dhe funksional.

Dhe kjo situatë e ndërlikuar dhe problematike për zgjedhjen e presidentit-es, së Kosovën, ka shumë për të thënë, por ka pak kohë për të vepruar, dhe kjo domethënje nuk del në pah vetëm me dështimin e një situate dhe shprehjen e përmbajtjes së zgjedhjeve të reja, por përmes formave dhe zhvillimeve të tilla në zvarritjen dhe krijimin e një shteti funksional, prodhon probleme të vazhdueshme dhe të kushtueshme për këtë vend, përmes të cilave po e vëjmë në dyshim vetëvetën, si shoqëri e pa pjekur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *