TË FUNDIT

TË FUNDIT

Policia dhe Dogana e Kosovës zbulojnë një punëtori të improvizuar për grirjen dhe paketimin e duhanit

Policia dhe Dogana e Kosovës zbulojnë një punëtori të improvizuar për grirjen dhe paketimin e duhanit

Policia e Kosovës bashkë me Doganën kanë zbuluar një punëtori të improvizuar për grirjen dhe paketimin e duhanit.
Kjo është arritur si rezultat i hetimeve të përbashkëta nga Policia dhe Dogana e Kosovës, si dhe me autorizimin e organeve të drejtësisë në rajonin e Gjilanit.

Policia sot ka kryer edhe një operacion bastisje dhe kontrolli në Viti, ndaj automjeteve dhe pronave të disa personave të dyshuar të përfshirë në veprimtari të kundërligjshme.

“Gjatë kontrollit është hasur në sasi të konsiderueshme të duhanit të papërpunuar si dhe pajisje për grirje dhe paketim të duhanit.Autoritetet kanë sekuestruar mallin dhe pajisjet, si dhe janë ndaluar disa persona të dyshuar nën dyshimet për kryerjen e veprave penale “Kontarbandim me mallra”, “tregti e ndaluar dhe “shmangia e pagesave dhe tarifave të detyrushme doganore”.”,thuhet në njoftimin për media.

Tutje u tha se veprimet e mëtejme ja..

Read More
TË FUNDIT

Kurti takoi ambasadorin e Irlandës për Kosovë, biseduan për shkëmbimin e përvojave

Kurti takoi ambasadorin e Irlandës për Kosovë, biseduan për shkëmbimin e përvojave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua sot me ambasadorin jorezident të Irlandës për Kosovë, Ronan Gargan.
Siç informoi qeveria, ata biseduan për marrëdhëniet e mira bilaterale ndërmjet dy shteteve, për bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, fushën e ICT-së dhe për shkëmbimin e përvojave sa i përket së përfshirjes dhe bashkëpunimin me mërgatën.

Kryeministri e falënderoi për mbështetjen dhe trajtimin me seriozitet të aplikimit të Kosovës në Këshill të Evropës gjatë presidencës së Irlandës.

“Gjithashtu e informoi për procesin e dialogut dhe arritjen e Marrëveshjes Bazë në Bruksel dhe për aneksin e zbatimit të saj, në Ohër.”, u bë e ditur në komunikatë.

Read More
TË FUNDIT

Pengesat ekzistuese në marrëveshjen Kosovë – Serbi

Pengesat ekzistuese në marrëveshjen Kosovë – Serbi

Në orët e vona të 18 marsit, kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka bërë të ditur se Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje, pas një dite të gjatë të bisedimeve të zhvilluara në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Në fakt, ajo për çka janë pajtuar palët ka qenë një Aneks, për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të cilën palët janë marrë vesh më 27 shkurt në Bruksel.

Ndonëse në atë marrëveshje nuk parashihet njohja e shtetësisë së Kosovës nga Serbia, aty ka propozime për luftimin e disa pengesave që vazhdojnë të ekzistojnë në marrëdhëniet mes dy vendeve, prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 2008.

Në veçanti, në marrëveshjen e shkurtit bëhet thirrje për njohje të dokumenteve dhe simboleve kombëtare, sikurse pasaportat, diplomat, targat e makinave dhe vulat doganore.
Parashihet, po ashtu, që palët të kenë misione të përhershme diplomatike, të mos e pengoj..

Read More
TË FUNDIT

Shi e erëra të fuqishme, në Rahovec dhe Podujevë bie edhe breshër

Shi e erëra të fuqishme, në Rahovec dhe Podujevë bie edhe breshër

Pas javëve shumë të ngrohta në Kosovë sot ka ndryshuar moti tërësisht.
Përpos reshjeve të shiut që kanë nisur që në orët e para të mëngjesit, erëra tejet të fuqishme kanë përcjellur motin edhe në mbrëmje.

Përpos kësaj në Rahovec raportohet të ketë pasur sot edhe beshër.

Padyshim se ky ndryshim i motit do të dëmtojë edhe shumë toka bujqësore, të atyre që tashmë kanë filluar të mbjellurat.

Breshër po ashtu raportohet të ketë pasur edhe në Podujevë./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Ramabaja e quan “të shpifur” kauzën e PSD-së: Vetëvendosjes i dilnin 200 mijë veta në protestë

Ramabaja e quan “të shpifur” kauzën e PSD-së: Vetëvendosjes i dilnin 200 mijë veta në protestë

Profesori, publicisti njëherësh anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Sadri Ramabaja ka komentuar protestën e fundit të organizuar nga Partia Socialdemokrate në kundërshtim të “Asociacionit” apo quajtur ndryshe edhe si “Zajednica”.
Ramabaja madje e ka quajtur të shpifur kauzën e PSD-së, teksa tha se Vetëvendosjes i dilnin 200 mijë qytetarë në protestë.

“Kjo kauzë e shpifur e agjendës politike edhe te gazetarët. Duhet ta keni parasysh protestat e vitit 2015 kundër Zajednicës e kanë stopuar realisht krijimin e Zajednicës atë botë, sepse atëherë nëse lexojmë me vëmendje dokumentin e marrëveshjes 2013-2015 kishin të bënim thjeshtë me Zajedincën, me Republikën Srbska. Prandaj e kishte nënshkruar Vuçiq-i dokumentin në fjalë dhe kolegu i tij që sot është ministër i Jashtëm, Daçiq”,tha Ramabaja për lajmi.net.

Ai gjithashtu tha se “Nuk ka nevojë që të ketë një agjendë politike edhe në lëmin e gazetaris..

Read More
TË FUNDIT

Erdogan i shkruan letër Osmanit, e falënderon për ndihmën e dhënë në tragjedinë e tërmeteve

Erdogan i shkruan letër Osmanit, e falënderon për ndihmën e dhënë në tragjedinë e tërmeteve

Presidentja Vjosa Osmani ka pranuar një letër-falënderimi nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, për ndihmën dhe mbështetjen e dhënë për tërmetet në Turqi.
“Do të doja t’ju falënderoja në emër të kombit tim dhe emrin tim personal që keni ndarë dhimbjen tonë dhe keni dhënë mbështetje në një kohë të shkurtër duke dërguar mesazh ngushëllimi për tërmetet në Kahramanmaraş, të cilët prekën drejtpërdrejt dhjetë provinca me një fuqi shkatërruese që shkaktuan dhimbje të thellë për vendin tonë. Fakti që vendet mike na qëndrojnë pranë në raste të tilla të fatkeqësive natyrore na jep forcën për të duruar”, thuhet në letër.

Më tej në letrën e Erdogan thuhet se ndihma e Kosovës ka dhënë një kontribut të madh për njerëzit që po luftojnë me efektet tronditëse të tërmetit, “Ndihma juaj ka dhënë një kontribut të madh për njerëzit tanë që po luftojnë me efektet tronditëse të tërmetit në këto ditë të vështir..

Read More
TË FUNDIT

Shefi i Zyrës së BE-së: Pakicat kanë rol vendimtar në integrimin e Kosovës në BE

Shefi i Zyrës së BE-së: Pakicat kanë rol vendimtar në integrimin e Kosovës në BE

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomasz Szunyog ka thënë se përfaqësuesit e komuniteteve pakicë janë pjesë e rëndësishme e strukturës politike në Kosovë.
Ai tha se pakicat luajnë rol vendimtar përfaqësues në demokracinë e Kosovës.

Szunyog u takua sot me përfaqësues të pakicave për të diskutuar rolin dhe mbështetjen e tyre në implementimin e marrëveshjes për normalizimin e raporteve në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Përfaqësuesit e komuniteteve pakicë janë pjesë e rëndësishme e strukturës politike të Kosovës dhe luajnë një rol vendimtar përfaqësues në demokracinë e Kosovës. Kontributi i tyre në arritjen e progresit në rrugën e integrimit të Kosovës në BE është i domosdoshëm”,deklaroi ai./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Dëshmitari i prokurorisë nesër përgjigjet në pyetjet e mbrojtjes së Pjetër Shalës

Dëshmitari i prokurorisë nesër përgjigjet në pyetjet e mbrojtjes së Pjetër Shalës

Dëshmitari i mbrojtur i prokurorisë ka thënë se Pjetër Shala ishte pjesë e grupit të personave që kishin shkuar në shtëpinë e tij, në maj të vitit 1998, me kërkesën e dorëzimit të armëve. Megjithatë, ai nuk ka arritur ta përshkruaj atë, meqë sipas tij, i njëjti ishte jashtë oborrit të shtëpisë dhe i shihej vetëm dora dhe arma që mbante.
Sipas dëshmitarit, dy persona ishin futur në oborrin e shtëpisë për të biseduar, ndërsa të tjerët rrinin pranë oborrit me armët në duar.

Gjatë dëshmisë së tij, ai ka thënë se disa prej personave ishin me uniformë të UÇK-së.

Tutje, dëshmitari ka thënë se ata janë paraqitur që vinë nga shtabi i fshatit Jabllanicë.

Gjykatësja: Na thatë më herët, ai incidenti ku ishte një person, me një armë që shkatërronte ndërtesa, ky personi që thatë ju dhe që dëgjuar atë kohë, e patë këtë person?

Dëshmitari: Po

Gjykatësja: Si dukej atëherë?

Dëshmitari: Me minahedhës, e kam parë që ..

Read More
TË FUNDIT

Blerta Deliu: Adem Qorri, heroi që dha jetën e vet për të shpëtuar një tjetër jetë

Blerta Deliu: Adem Qorri, heroi që dha jetën e vet për të shpëtuar një tjetër jetë

Adem Qorri nga Komuna e Drenasit i cili jetonte në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka humbur jetën dje teksa po e shpëtonte një fëmijë.
Lajmi është bërë i ditur përmes rrjeteve sociale.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe deputetja e PDK-së, Blerta Deliu.

Ajo tha se Adem Qorri është heroi që dha jetën e vet për të shpëtuar një tjetër jetë, transmeton lajmi.net.

“Dritë i pastë shpirtit. Ngushëllime familjes Qorri dhe atyre që e njohën”,shkroi ajo.

Ndryshe Ademi ka lënë pas gruan dhe tre fëmijë, me të cilën jetonte në Amerikë./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Betohet gjyqtarja e parë me shami në SHBA

Betohet gjyqtarja e parë me shami në SHBA

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është betuar gjyqtarja e parë e mbuluar.
Nadia Kahf, u betua më 23 mars në New Jersey, mbi kopjen e Kuranit të shenjtë, shkruajnë mediat amerikane.

Por, kush është Nadia Kahf?

Nadia Kahf, me origjinë nga Siria ka qenë avokate e Ligjit për familjen dhe imigracioni.

Kahf, u emërua në Gjykatën e Lartë të Nju Xhersit, duke u bërë gjyqtarja e parë që mban Hixhabin.

Ajo ka qenë anëtar i Këshillit për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike, një organizatë myslimane për të drejtat civile, që nga viti 2003, ku aktualisht shërben si kryetar.

Gruaja me prejardhje nga Siria, ka qenë këshilltare ligjore për “Wafa House”, një organizatë jofitimprurëse e dhunës në familje dhe shërbimeve sociale me bazë në Clifton dhe Presidente e Qendrës Islamike të Qarkut Passaic.

Read More