TË FUNDIT

TË FUNDIT

Kapja e duhanit të papërpunuar në Viti, arrestohet edhe një shtetas i Maqedonisë së Veriut

Një rrjet kontrabandues i duhanit nga Maqedonia e Veriut është kapur gjatë aksioni të djeshëm të policisë dhe doganës së Kosovës në afërsi të Vitisë.

Siç bëhet e ditur janë ndaluar tre automjete me duhan të kontrabanduar, ndërsa janë arrestuar katër shtetas të Kosovës dhe një shtetas i Maqedonisë së Veriut.

Policia theksoi se me urdhër të gjykatës janë bastisur shtëpitë e të dyshuarëve ku është gjetur sasi e konsiderueshme e cigareve të llojeve të ndryshme.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit në këtë rast janë dërguar në mbajtje. Veturat dhe malli janë sekuestruar për hetim të mëtejmë.

Read More
TË FUNDIT

Lajçak bisedon për dialogun Kosovë-Serbi me eurodeputetin sllovak

Lajçak bisedon për dialogun Kosovë-Serbi me eurodeputetin sllovak

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, me eurodeputetin sllovak është takuar dje në Bratisllavë.
Ai, me anë të një cicërime në Twitter, ka bërë të ditur se kanë biseduar për procesin e dialogut.

“Ne folëm për zhvillimet e fundit në dialog dhe detajet e marrëveshjes së fundit, si dhe për punën e Parlamentit të BE-së”, ka thënë Lajçak.

Good to catch up with @VladoBilcik in Bratislava today. We spoke about the latest developments in the Dialogue and the details of the recent agreement, as well as the work of the 🇪🇺 Parliament. pic.twitter.com/bld5sMWW5L

— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) March 27, 2023

Read More
TË FUNDIT

Xhavit Haliti: Nga shkeljet e Kushtetutës, dy presidentë janë dorëhequr

Xhavit Haliti: Nga shkeljet e Kushtetutës, dy presidentë janë dorëhequr

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se në të kaluarën në raste kur ka pasur shkelje Kushtetuese ka pasur pasoja, e duke pasuar dorëheqjen e dy presidentëve për shkelje Kushtetuese, Fatmir Sejdiu e Behgjet Pacolli.
Sa i përket projektligjit për Këshillin Prokurorial, Haliti ka thënë se nëse është konstatuar që ka pasur shkelej Kushtetuese atëherë e vërteta duhet të ketë pasoja.

“Tani shkeljet Kushtetuese për të kaluarën po flasë, pas çdo shkelje Kushtetuese të konstatuar në Gjykata ka pasur pasoja, janë dorëhequr dy president për shkelje Kushtetuese. Kjo çështja e Këshillit Prokurorial, mendoj që ata duhet me pa edhe deputet duhet me pa se si mund të konstatohet ose si është konstatuar, unë se kam parë atë aktgjykimin, në përputhje më atë nuk mund të flasë, për aktgjykimin, por në qoftë se është konstatuar që ka pasur shkelej Kushtetuese atëherë e vërteta duhet të ketë pasoja”, tha ..

Read More
TË FUNDIT

Të dyshuarit për plagosjen e mbrëmshme në Prishtinë vazhdojnë të jenë në arrati

Të dyshuarit për plagosjen e mbrëmshme në Prishtinë vazhdojnë të jenë në arrati

Dy persona janë lënduar mbrëmë në rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë.
Njëri nga ta është plagosur me armë zjarri ndërsa tjetri mori lëndime nga mjeti i mprehtë thikë.

Nga Policia e Kosovës është bërë e ditur se të dyshuarit në këtë rast janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe gjenden në arrati.

“Dy meshkuj kosovarë janë dërguar në emergjencë pasi dyshohet se njëri ishte plagosur me amë zjarri dhe tjetri kishte lëndime nga mjeti i mprehtë thikë. Sipas tyre incidenti ka ndodhur pasi janë sulmuar nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët pas sulmit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe gjenden në arrati. Viktimat gjenden në QKUK për tretman mjekësor dhe janë duke u siguruar nga njësitë policore. Rasti është duke u hetuar”,thuhet në njoftim.

Ndërsa nga Klinika Emergjente në QKUK mbrëmë kanë njoftuar se të dy të lënduarit janë janë rrezikut për jetë./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Arrestohen pesë persona në Viti, po kontrabandonin duhan

Arrestohen pesë persona në Viti, po kontrabandonin duhan

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën kanë ndaluar tri vetura me mall të kontrabanduar (duhan) në rajonin e Vitisë.
Me urdhër të gjykatës janë kontrolluar shtëpitë e të dyshuarve ku janë gjetur një sasi e konsiderueshme e cigareve të llojeve të ndryshme.

Pas kësaj, Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona të dyshimtë, njëri nga ta shtetas i Maqedonisë së Veriut.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit në këtë rast janë dërguar në mbajtje.

Veturat dhe malli janë sekuestruar për hetim të mëtejmë./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Sulmi me armë ndaj Top Channel, shoqërohet në polici ish-dhëndri i rojës që u vra

Sulmi me armë ndaj Top Channel, shoqërohet në polici ish-dhëndri i rojës që u vra

Policia e Vlorës ka shoqëruar ish dhëndrin e Pal Kolës, rojës që mbeti i vrarë nga breshëria e kallashnikovit në oborrin e Top Channel.
R. P. e ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen. Bashkë me ish-dhëndrin, u shoqërua edhe shoku i tij, A.T. Edhe ky i fundit ka mohuar që të ketë lidhje me ngjarjen.

Shoqërimet janë bërë në kuadër të hetimeve për të zbuluar kush ishte objektiv i sulmit.

Ata janë ende në Policinë e Tiranës dhe do të qëndrojnë deri në përfundim të ekzaminimeve për të parë nëse në duart e tyre ka mbetje baruti ose jo.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të së hënës, ku disa persona qëlluan me breshëri plumbash godinën e televizionit dhe fatkeqësisht ndërroi jetë roja e sigurisë private, Pal Kola, 60-vjeç.

Nga të dhënat paraprake, autorët kanë lëvizur me një automjet tip Range Rover, i cili rezulton se është vjedhur në Shkodër. Plumbat janë derdhur në katin e parë dhe dytë të..

Read More
TË FUNDIT

Vdes papritur një person në Klinë, Policia po e heton rastin

Vdes papritur një person në Klinë, Policia po e heton rastin

Policia e Kosovës është duke hetuar vdekjen e një personi në fshatin Grabanicë të Klinës.
Sipas të dhënave të para thuhet se viktima deri sa ishte duke goditur punë ndërtimtarie në një lokacion, pa pritur është rrëzuar në tokë.

“Nga shokët e tij është dërguar në QKMF pastaj në spitalin e Pejës, por sipas mjekëve ishte pa shenja jete dhe dyshohet të ketë pasur atak kardiak”,thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Vodhën 40 mijë euro dhe ari në vlerë 25 mijë euro nga një shtëpi në Ferizaj, Policia arreston një prej të dyshuarve

Vodhën 40 mijë euro dhe ari në vlerë 25 mijë euro nga një shtëpi në Ferizaj, Policia arreston një prej të dyshuarve

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshimtë për vjedhje të rëndë në Ferizaj.
Rasti kishte ndodhur më 18.03.2023 rreth orës 04:00 në një shtëpi banimi në fshatin Greme të Ferizajt, ku persona të panjohur kanë depërtuar me forcë dhe nga aty dyshohet se kanë vjedhur para në vlerë prej 40 mijë euro, stoli ari në vlerë prej 25 mijë euro dhe dy armë zjarri (pistoleta) me leje dhe sasi municioni.

“Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, nën autorizim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kishte marr të gjitha veprimet e nevojshme dhe kishte nisur hetimet. Hetuesit rajonal pas një punëve intenzive, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, kanë arritur që të sigurojnë prova të mjaftueshme dhe me datën 27.03.2023 rreth orës 19:30 kanë arrestuar të dyshuarin S.I (M/K) i moshës 49 vjeçar, i..

Read More
TË FUNDIT

24 vjet nga masakra në Izbicë

24 vjet nga masakra në Izbicë

Sot bëhen 24 vjet nga masakra e Izbicës, ku më 28 mars 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe, pas rrethimit të mijëra civilëve të fshatit Izbicë dhe vendbanimeve përreth, veçuan 147 burra të rinj dhe pleq, të cilët i vranë dhe i masakruan, ndërsa pjesën tjetër e dëbuan jashtë Kosovës.
Masakra e Izbicës hyn në radhën e krimeve më të rënda të shtetit të Serbisë, ku vrasja masive, përdhosja e trupave dhe varrimi i tyre, përmes pamjeve satelitore, u bë lajm botëror.

Sot 24 vjet pas këtij krimi askush nga autorët dhe ekzekutuesit serbë nuk doli para drejtësisë vendore dhe asaj ndërkombëtare.

Read More
TË FUNDIT

Parashikimi i motit

Parashikimi i motit

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta dhe të izoluara shiu, ndërsa temperaturat do të bien në vlera njëshifrore.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik, temperaturat minimale parashihet të sillen ndërmjet 0 dhe 2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale mes 5 dhe 7 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja dhe juglindja.

Read More