TË FUNDIT

TË FUNDIT

Von Cramon: Deklaratat e Vuçiqit për mosnënshkrim të ankesit të planit evropian u pritën keq në Bruksel

Von Cramon: Deklaratat e Vuçiqit për mosnënshkrim të ankesit të planit evropian u pritën keq në Bruksel

Raportuesja për Kosovën në Bashkimin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se Bashkimi Evropian nuk e ka pritur mirë deklaratën dhe arsyetimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, për mosnënshkrimin e aneksit të zbatimit të planit evropian për dialogun.
Ajo ka thënë se është për të ardhur keq ta dëgjosh dikë duke folur si Vuçiqi në atë formë.

“Ne i ndoqëm me vëmendje deklaratat e tij para marrëveshjes, të cilat ishin shumë të lavdërueshme, sepse hapën rrugën për arritjen e marrëveshjes”.

“Megjithatë, retorika në fund të fundit dhe tallja me “dhimbje torturuese në dorën e djathtë” u prit shumë keq si në Bruksel, ashtu edhe në kryeqytetet kyçe të BE-së”, ka thënë Von Cramon.

Pos tjerash, Cramon është shprehur se nuk i takon Serbisë që të vendos nëse Kosova mund të hyjë në organizatën e Kombeve të Bashkuara.

“E kuptoj që deklaratat e Vuçiq janë për audiencën e brendshme, por në fun..

Read More
TË FUNDIT

Haradinaj kujton masakrën e Izbicës: Rruga jonë drejt lirisë ishte plot vuajtje e sakrifica

Haradinaj kujton masakrën e Izbicës: Rruga jonë drejt lirisë ishte plot vuajtje e sakrifica

Ish-komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit dhe njëherësh kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot masakrën e Izbicës me rastin e 24 vjetorit të vrasjes, masakrimit dhe dëbimit të shqiptarëve nga forcat serbe.
Haradinaj ka thënë se që atë ditë armiku nuk kurseu as gratë, fëmijët e pleqtë – as Dafinën 6-muajshe, eshtrat e së cilës u mbajtën për 18 vjet në Serbi.

“24 vjet më parë, ngjau një ndër masakrat më të mëdha të kryera nga forcat serbe gjatë luftës. Më 28 mars 1999, në fshatin Izbicë forcat ushtarake e policore të Serbisë, vranë mizorisht 147 shqiptarë të pafajshëm. Atë ditë, armiku nuk kurseu as gratë, fëmijët e pleqtë – as Dafinën 6-muajshe, eshtrat e së cilës u mbajtën për 18 vjet në Serbi”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se masakra e Izbicës e shumë të tjera që fatkeqësisht kanë ndodhur në Kosovë, janë dëshmi e rrugës drejt li..

Read More
TË FUNDIT

Osmani: Liria erdhi falë viktimave dhe luftës së drejtë të UÇK-së

Osmani: Liria erdhi falë viktimave dhe luftës së drejtë të UÇK-së

Presidentja Vjosa Osmani e kryeministri Albin Kurti kanë bërë homazhe në kompleksin memorial në Izbicë, në 24-vjetorin e masakrës ku mbetën të vrarë 147 shqiptarë.
Me këtë rast, e para e shtetit e quajti masakrën e Izbicës ndër masakrat më të tmerrshme që ka kryer shteti serb. Këtë të fundit, Osmani e quajti “shtet gjenocidal”.

Presidentja Osmani tha se Liria e Kosovës ka ardh falë viktima të luftës e luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Kjo ka qenë një ndër masakrat më të tmerrshme të Serbisë, të shtetit gjenocidal serb ndaj popullit shqiptar. Dhe krimi nuk përfundoi me vrasjen dhe masakrimin e qytetarëve tanë në Izbicë, por u dyfishua atëherë kur forcat serbe zhvarrosën të vrarët dhe i rivarrosën ata në varrezat masive në vende të ndryshme në Serbi dhe në Kosovë”, tha Osmani, duke përmendur edhe viktimën më të re të kësaj masakre, Dafinën e cila aso kohe ishte gjashtë muajshe,EO.

“Trupat e tyre u g..

Read More
TË FUNDIT

Abdixhiku për Haxhiun dhe Sallahun: Përveç të padijshëm, janë edhe të rrezikshëm dorëheqja është domosdoshmëri

Abdixhiku për Haxhiun dhe Sallahun: Përveç të padijshëm, janë edhe të rrezikshëm dorëheqja është domosdoshmëri

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovë, Lumir Abdixhiku ka folur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila e shpalli të pavlefshme ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Abdixhiku ka kritikuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe zëvendësin e saj, Blerim Sallahu.

Abdixhku tha se një ministre që cenon rendin kushtetues të Republikës, nuk mund të sjellë politika të drejtësisë.

Ai tha se një ministre që në vend skuqjes e dorëheqjes e sulmon Gjykatën Kushtetuese, s’mund të jetë as bartëse e Ministrisë së Drejtësisë, transmeton lajmi.net.

Deputeti i LDK-së tha gjithashtu se përveçse të padijshëm, të njëjtit janë edhe të rrezikshëm.

Postimi i plotë:

Nga logjika e ‘vajit në tepsi’,

tek sulmet ndaj rendit juridik.

Një Ministri e një ministre që cenon rendin kushtetues të Republikës, s’mund të sjellë politika të drejtësisë. Ky është interpretimi i Gjykatës më të ..

Read More
TË FUNDIT

Hoxha: Marshi s’është politik por mbështetje për krerët në Hagë, vendimet mund ta prekin të ardhmen e Kosovës

Hoxha: Marshi s’është politik por mbështetje për krerët në Hagë, vendimet mund ta prekin të ardhmen e Kosovës

Gjatë fundjavës në Prishtinë do të mbahet marshi për drejtësi në mbështetje të ish- krerëve të UÇK-së që janë duke u gjykuar në Hagë, organizuar nga platforma “Liria ka emër”.
Në lidhje më këtë, ideatorja e kësaj platformë deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha ka thënë se përgatitjet për këtë marsh kanë filluar dhe se ftesa për pjesëmarrje është e hapur për të gjithë.

Sipas saj ky marsh është pa ngjyrime politike, shoqërore apo religjioze dhe se ky do të jetë vetëm një marsh solidarizimi e mbështetje për ata që janë në Hagë dhe se pjesëmarrja e gjithsecilit është e domosdoshme pasi sipas saj vendimet që do të merren në Hagë mund ta prekin edhe të ardhmen e Kosovës.Hoxha ka thënë se janë duke u marr me përgatitje dhe se i falënderon të gjithë përkrahësit që janë duke mundësuar që ky marsh të jetë me i lehtë për t’u organizuar.

“Përgatitej veç ka nisur, këtë fillim jave jemi duke d..

Read More
TË FUNDIT

Lirohet ish-dhëndrri i rojes që mbeti i vrarë në sulmin me armë: Ja pse ishte në Vlorë

Lirohet ish-dhëndrri i rojes që mbeti i vrarë në sulmin me armë: Ja pse ishte në Vlorë

Roberto Papçi dhe Agustin Tonaj të cilët u ndaluan një ditë më parë në Vlorë janë liruar nga Drejtoria e policisë së Tiranës.
Ndalimi i tyre ndodhi në Vlorës rreth orës 3 të mëngjesit të së hënës.

Pasi u ndaluan në Vlorë një grup i policisë kriminale shkuan dhe morën dy të rinjtë dhe i sollën në Drejtorinë e Vendore të Policisë në Tiranë.

Gjatë seancës së pyetje të dy kanë mohuar përfshirjën apo dijeninë për sulmin tek godina e televizionit kombëtar Top Channel”.

Roberto Papçi ka qenë bashkëshorti i vajzës së Pal Kodrës, por prej dy vitesh ata ishin ndarë.

Sipas burimeve ndarja nuk ka ndodhur me mirëkuptim për shkak të kujdestarisë së fëmijës që ka çifti.

Ndaj këtyre dy personave janë kryer teste të gjurmës së barutit, apo marrjes së gjurmëve të gishtërinjve.

Ndalimi i tyre u krye në Vlorë nga një postobllok policor pak orë pasi ngjarja u rregjistrua.

Punonjësit e policisë kanë parë veprime ..

Read More
TË FUNDIT

KGjK dhe Komuna e Prishtinës nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

KGjK dhe Komuna e Prishtinës nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama kanë nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi në lidhje me thirrjet elektronike të dërguara nga gjykata themelore në Komunën e Prishtinës.
Kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj tha se kjo praktikë duhet të zbatohet edhe me institucionet tjera.

Ndërsa theksoi se e njëjta ndihmon që sistemi te jetë proporcional qe çështjet të barten edhe në gjykatat ku ka pak ngarkesë.

E kryetari i Prishtinës, Përparim Rama u shpreh se ky memorandum lehtëson procedurat në mes këtyre dy institucioneve duke marrë njoftimet nga gjykatat me kohë për seancat ku palë është edhe Komuna e Prishtinës.

Gjatë nënshkrimit të këtij memorandumi të bashkëpunimit të pranishëm ishin edhe përfaësues nga Zyra e Keshillit të Evropës ne Kosovë por edhe zyra e BE-së.

Read More
TË FUNDIT

Drejtori Mazreku ndau mirënjohje për guvernatorin Mehmeti

Drejtori Mazreku ndau mirënjohje për guvernatorin Mehmeti

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS) Sami Mazreku ia ka ndarë mirënjohje të martën guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) Fehmi Mehmeti në shenjë falënderimi për bashkëpunimin e mirë që kanë pasur gjatë pesë viteve të fundit Banka Qendrore e Kosovës një herë më Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës dhe më pas me Byronë Kosovare të Sigurimit.
Drejtori Mazreku gjatë ndarjes së mirënjohjen së emër të drejtorëve të kompanive të sigurimit, por edhe në emër të aksionareve ka falënderuar guvernatorin Mehmeti për angazhimin që ka pasur ky në reformimin dhe zhvillimin e sektorit të sigurimeve.

Mazreku më tutje ka thënë se gjatë marrjes së mandatit të guvernatorit tregu i sigurimeve ishte ne gjendje krejtësisht tjetër, deri sa në përfundim të mandatit tregu i sigurimeve në vend është i njëjtë sikurse në shtete të zhvilluara Evropiane.

Read More
TË FUNDIT

Zjarri në “Elkos”, kompania paralajmëron ndërtimin e objektit të ri

Zjarri në “Elkos”, kompania paralajmëron ndërtimin e objektit të ri

Ende nuk dihen rrethanat e shkaktuara për zjarrin e madh që kaploi të shtunën Depon e Importit të kompanisë “Elkos Center” në Pejë.
Mirëpo, ajo që dihet deri më tash është se nga zjarri i madh, rreth 35 milionë euro janë dëmet në “Elkos”.

Menaxheri i kësaj kompanie, Petrit Selmanaj deklaron se fatmirësisht nuk ka pasur punonjës brenda objektit në kohën kur është kapluar nga zjarri. Derisa ka thënë se punëtorët e kësaj depoje do të zhvendosen në sektorë të tjerë të kompanisë.

Selmanaj thotë se janë duke u bërë hetime nga organet kompetente për të mësuar shkakun e zjarrit.

Ai paralajmëroi se shumë shpejtë pritet ndërtimi i një objekti të ri.

“Sipas vlerësimeve të para, sepse ende vlerësimet definitive nuk kanë përfunduar, llogaritet rreth 35 milion euro…Janë duke u bërë hetimet dhe vlerësimet prej organeve kompetente dhe ende nuk mund të dalim me një komunikatë të sakte se nga është ardhur. Do të kuptohet me kohë, ..

Read More
TË FUNDIT

Mërgimtarit në Gjilan i konfiskohet patentë shoferi, në zonën 50 km/h po voziste 104 km/h

Policia e Kosovës ia ka marrë lejen e vozitjes një shoferit në Gjilan, i cili në zonën ku shpejtësia e lejuar është 50 km/h, u zu duke vozitur 104 km/h.

Sipas njoftimit të Policisë, ai ishte duke vozitur nga Gjilani për në Kamenicë, saktësisht në fshatin Miresh, teksa përveç konfiskimit të patentë shoferit, ai morri gjobë në vlerë prej 300 eurove, ndërkaq, nga fotografia e Policisë, shihet se shoferi është mërgimtar nga Zvicra.

“Në këtë pikë të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është pesëdhjetë (50) km/h duke vozitur me shpejtësinë njëqind e katër (104) km/h. Ndaj këtij kundërvajtësi zyrtarët policor kanë shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro dhe e kanë konfiskuar patentë shoferin”, thuhet në njoftimin e Policisë./arbresh.info

Read More