TË FUNDIT

TË FUNDIT

Përfundon dëgjimi i dëshmitarit të parë në gjykimin ndaj Pjetër Shalës

Përfundon dëgjimi i dëshmitarit të parë në gjykimin ndaj Pjetër Shalës

Dëshmitari i parë i Zyrës së prokurorit të Specializuar, në gjykimin kundër Pjetër Shalës, ka përfunduar dëshminë e tij duke thënë se i akuzuari duhet të tregojë se çka ka ndodhur në Fabrikën e Metalit në Kukës.
Sipas tij, Shala ka qenë prezent në atë vend për të cilin dëshmitari pretendon se ka qenë kamp ndalimi ku janë keqtrajtuar njerëzit.

Seanca me kundërpyetjet e avokatit mbrojtës të Shalës ka vijuar e mbyllur për publikun.

Mirëpo në fund të saj, dëshmitari ka thënë se babai i tij kishte pasur probleme me shikimin për shkak të torturës që ai pretendon se i është bërë në Kukës.

Sipas dëshmitarit, përgjegjës për këtë është Pjetër Shala.

“Me sa unë e mbaj në mend, diku 2008-ën veç ka filluar me humb shikimin, ka dokumentacionin ku është operuar, por pa sukses, i ka tetë vite prej kohës kur është mbajtur në kamp e përqendrimit, në burg sepse nuk është punë kamp, kështu që të gjitha i kanë ardhur nga aty, nga ..

Read More
TË FUNDIT

Kurti: Beogradit t’i bëhet trysni shtesë nga BE dhe SHBA

Kurti: Beogradit t’i bëhet trysni shtesë nga BE dhe SHBA

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë BE dhe ShBA duhet të shtojnë presionin ndaj Serbisë për njohje ndaj Kosovës.
Ai ka thënë se Beogradi e ka dëshmuar se gjuhën e presionin e njeh më së miri.Kurti ka thënë se Serbia nuk është shtet demokratik.

“Besoj që është e domosdoshme të bëhet më shumë trysni në Beograd, sepse e ka dëshmuar që këtë gjuhë e kupton më së mirë. Serbia nuk është shtet demokratik, atje pushteti bënë shumë trysni mbi popullin e vet, atje nuk pranojë pluralizëm nuk respektohen të drejtat e njeriut, nuk sundon ligji mbi politikën por politika mbi ligjin. Andaj vetëm një përpjekje e përbashkët me trysni shtesë edhe nga ana e Brukselit dhe Washingtonit, por do thosha sidomos nga Berlini, Parisi e Roma do të mund të sillte rezultate. Është e domosdoshme kjo”, ka thënë Kurti.

Kurti ka folur edhe për dakordimin për marrëveshjen me Serbinë, duke e akuzuar këtë të fundi se nuk ishte konstruktive.Ai ka përsërit..

Read More
TË FUNDIT

Diaspora vitin e kaluar dërgoi 1.22 miliardë në Kosovë, 6% më shumë se vitin paraprak

1.22 miliardë euro janë dërguar në Kosovë nga diaspora gjatë vitit 2022. Kjo shifër përbën rreth 69.4 milionë euro apo 6% më shumë se në vitin 2021. Sipas një infografike nga “Instituti Gap”, Gjermania vazhdon të mbetet shteti nga i cili dërgohen më së shumti para, dhe në përqindje kjo përbën rreth 40%.

Po ashtu, kësaj të fundit i bashkohet edhe Zvicra, nga ku kanë ardhur 19% e remitancave. Në anën tjetër, nga viti 2020 kur kishe filluar pandemia Covid-19, statistikat nga BQK tregojnë se vërehet një rritje e pranimit të parave përmes agjencive për transfere të mjeteve. Rrjedhimisht ka pasur rënie të dërgesave përmes kanaleve jo-zyrtare, pra sjelljes së parave kesh nga diaspora gjatë vizitave të tyre në Kosovë.

Read More
TË FUNDIT

Vrasja tek Top Channel: Policia vendos 100 mijë euro shpërblim për atë që jep informacione për dorasit

Vrasja tek Top Channel: Policia vendos 100 mijë euro shpërblim për atë që jep informacione për dorasit

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë në vijim të njoftimit të dhënë mëngjesin e datës 27.03.2023, për ngjarjen e ndodhur në Mëzez, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të godinës së televizionit Top Channel dhe për pasojë ka mbetur i vrarë punonjësi i sigurisë, shtetasi Pal Kola, bën me dije se:
“Më datë 27.03.2023, rreth orës 00:30, shtetas ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri automatik model AK-47, në drejtim të godinës së Top Channel dhe për pasojë ka mbetur i vrarë shtetasi Pal Kola, 61 vjeç. Po nga të shtënat është dëmtuar fasada ballore e godinës së televizionit, si dhe dy automjete të parkuara në oborr.

Nga veprimet hetimore të kryera deri tani rezulton se në orën 00:27 të datës 27.03.2023, automjetit i autorëve është fiksuar nga kamerat e sigurisë, në zonën e Kasharit. Ky automjet ka lëvizur në rrugën dytësore të autostradës Durrës-Tiranë, ka dalë përball..

Read More
TË FUNDIT

Detaje të reja nga Policia: Vetura që u përdor në sulmin ndaj Top Channel iu vodh një kosovari

Detaje të reja nga Policia: Vetura që u përdor në sulmin ndaj Top Channel iu vodh një kosovari

Policia e Shtetit të Shqipërisë zbardh detaje mbi sulmin terrorist ndaj “Top Channel”, ku për pasojë mbeti i vrarë roja i sigurisë, Pal Kola.
Duke bërë një kronologji të ngjarjes, Drejtoria Vendore e Policisë (DVP) Tiranë njoftojnë se automjeti i autorëve ka lëvizur në rrugën dytësore të autostradës Durrës-Tiranë, ka dalë përballë godinës së televizionit Top Channel dhe në atë moment autorët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të godinës së televizionit. Nga të shtënat fatkeqësisht ka mbetur i vrarë shtetasi Pal Kola, 61 vjeç, si dhe është dëmtuar fasada ballore e godinës së televizionit, dhe dy automjete të parkuara në oborr.

Menjëherë pas zbrazjes së karikatorëve të AK-47ës, autorët janë larguar me shpejtësi përsëri nëpërmjet rrugës që kanë ardhur, për në drejtim të Durrësit, dhe në orën 00:36 janë fiksuar nga kamerat e sigurisë në zonën e Kasharit. Në orën 00:55, shërbimet e Komisari..

Read More
TË FUNDIT

Kurti: Serbia agresive nuk distancohet nga Millosheviçi dhe Putini

Kryeministri Albin Kurti, i pyetur se kur do të ketë marrëveshje definitive me Serbinë, është shprehur i gatshëm për marrëveshjen, por problem e konsideron Serbinë e cila nuk është distancuar nga nga Millosheviçi dhe sot nuk po distancohet nga Putini e Kremlini.

“Qysh dje po të varet prej meje, por është e qartë se pala e cila nuk është konstruktive, pala e cila është agresive, ajo e cila nuk distancohet as nga e kaluara pra Millosheviçi, as nga e tashmja problematike për kontinentin tonë, pra Kremlini e Putini është Beogradi zyrtar.”, u shpreh Kryeministri në një intërvistë për TopChannel.

Tutje, ai thotë se Kosova është shtet më demokrat dhe më i pavarur se Serbia, ndërkaq kjo e fundit sipas tij është një regjim hibrid, autokraci praktikisht dhe në anën tjetër nuk është e pavarur nga federata ruse.

Kryeministri cilëson se kjo situatë bën që ta kemi fqinjësinë e vështirë me Serbinë, por që për këtë do të ndihmojë shumë zbatimi i marrëveshjes është dakorduar në Bruksel dhe në Ohër e..

Read More
TË FUNDIT

Prokuroria e Speciales: Thaçi mund të dënohet me mbi 26 vjet burg

Prokuroria e Speciales: Thaçi mund të dënohet me mbi 26 vjet burg

Prokuroria e Specializuar e Hagës po vazhdon ta kundërshtojë lirimin e ish-presidentit Thaçi nga paraburgimi.
Organi i akuzës po mohon çdo faktor që Thaçit do t’ia siguronte mbrojtjen në liri, duke argumentuar në drejtim të asaj që sipas tyre, ish-presidenti është vënë në dijeni të identiteteve të dëshmitarëve dhe akuzave ndaj tij, andaj një mbrojtje në liri do të ishte e rrezikshme për procesin, shkruan lajmi.net.

Prokuroria e Speciales paragjykon rastin, duke thënë se Thaçi mund të dënohet edhe më shumë se Salih Mustafa, të cilit në shkallë të parë iu hoqën 26 vjet liri.

“Në prag të gjykimit, më shumë tani se kurrë, Thaҫi ka një ndërgjegjësim më të menjëhershëm për akuzat serioze të konfirmuara kundër tij, që përfshijnë 10 akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, dhe dënimin e mundshëm të gjatë me burgim që mund të rezultojë prej tyre. Në të njëjtën kohë, përmes procesit të vazhdueshëm të zbulimit, ai vaz..

Read More
TË FUNDIT

Rikthehen linjat e transportit në Gjermani

Rikthehen linjat e transportit në Gjermani

Linjat e transportit publik në Gjermani janë rifunksionalizuar në orët e para të së martës, pas një greve masive të punëtorëve të transportit të hënën, çka ka ndikuar në paralizim të shumë sektorëve tjerë.
Mijëra punëtorë të aeroporteve, hekurudhave dhe linjave të autobusëve e metrove, kanë mbajtur grevën në kërkim të një page më të mirë.

Në Aeroportin e Frankfurtit, më të madhin në Gjermani, të hënën nuk është ofruar asnjë shërbim për pasagjerë dhe trafiku ajror pothuajse është ndalur plotësisht.

Pavarësisht se greva ka përfunduar në mesnatë, pasagjerët ende po përballen me vonesa dhe anulime të fluturimeve dhe udhëtimeve tjera me trena në distancë të gjatë, ka thënë një zëdhënës për kompaninë kombëtare të hekurudhave Deutsche Bahn.

Greva 24-orëshe është thirrur nga dy sindikatat më të mëdha të punëtorëve në Gjermani: Verdi dhe EVG.

Ato kanë kërkuar paga më të mëdha për punëtorët, në mënyrë që të përballen më lehtë me nivelin e lartë të..

Read More
TË FUNDIT

257 policë u hetuan gjatë vitit 2022, 100 prej tyre u arrestuan

257 policë u hetuan gjatë vitit 2022, 100 prej tyre u arrestuan

257 zyrtarë policor janë hetuar gjatë vitit 2022 nga Inspektorati Policor i Kosovës, ndërsa 100 janë arrestuar kurse janë rekomanduar 164 për suspendim.
Këtë e ka bërë të ditur kryeshefi i IPK-së, Kushtrim Hodaj gjatë së martës në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes.

Duke paraqitur raportin vjetor të punës për vitin 2022, Hodaj tha se në fokus kanë luftimin e korrupsionit brenda Policisë së Kosovës. Hodaj tha se ka edhe numër të madh të ankesave nga qytetarët.

“IPK gjatë vitit 2022 ka realizuar një numër aktivitetesh. IPK ka vazhduar punën për rritjen e besimit në polici. Hetuesit e IPK-së kanë arritur numrin e aktiviteteve. Ne fokus të IPK-së kanë qenë luftimi i korrupsionit në polici. Kemi 1697 ankesa nga qytetarë. Në fushën e parandalimit kemi hetuar 257 punonjës policor, kemi arrestuar 108 punonjës, kemi rekomanduar suspendimin e 164 punonjësve policorë. 12 inspektime, kontrolluam qindra dosje dhe n..

Read More
TË FUNDIT

Lirohet ish-dhëndri i rojës që mbeti i vrarë në sulmin me armë: Ja pse ishte në Vlorë

Lirohet ish-dhëndri i rojës që mbeti i vrarë në sulmin me armë: Ja pse ishte në Vlorë

Roberto Papçi dhe Agustin Tonaj të cilët u ndaluan një ditë më parë në Vlorë janë liruar nga Drejtoria e policisë së Tiranës.
Ndalimi i tyre ndodhi në Vlorës rreth orës 3 të mëngjesit të së hënës.

Pasi u ndaluan në Vlorë një grup i policisë kriminale shkuan dhe morën dy të rinjtë dhe i sollën në Drejtorinë e Vendore të Policisë në Tiranë.

Gjatë seancës së pyetje të dy kanë mohuar përfshirjën apo dijeninë për sulmin tek godina e televizionit kombëtar Top Channel”.

Roberto Papçi ka qenë bashkëshorti i vajzës së Pal Kodrës, por prej dy vitesh ata ishin ndarë.

Sipas burimeve ndarja nuk ka ndodhur me mirëkuptim për shkak të kujdestarisë së fëmijës që ka çifti.

Ndaj këtyre dy personave janë kryer teste të gjurmës së barutit, apo marrjes së gjurmëve të gishtërinjve.

Ndalimi i tyre u krye në Vlorë nga një postobllok policor pak orë pasi ngjarja u rregjistrua.

Punonjësit e policisë kanë parë veprime t..

Read More