TË FUNDIT

TË FUNDIT

Konjufca takon Escobarin në Amerikë, “rroket” tema e Asociacionit

Konjufca takon Escobarin në Amerikë, “rroket” tema e Asociacionit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka takuar sot në SHBA emisarin amerikan për dialogun, Gabriel Escobar.
Në një postim në Facebook, Konjufca ka thënë se me Escobarin kanë diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend dhe rajon, shkruan lajmi.net.

Në kuadër të kësaj, ai tha se ka folur me Escobar për Marrëveshjen e Ohrit dhe hapat e radhës për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ritheksuam qëndrimin e shtetit të Kosovës, por edhe garantimin e Departamentit të Shtetit, se nuk mund të formohet kurrfarë asociacioni apo ndonjë mekanizëm tjetër që cenon sovranitetin, pavarësinë, integritetin territorial dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”, tha Konjufca.

Postimi i plotë i Konjufcës:

Sot, në kuadër të vizitës sime zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i shoqëruar nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Ëashington DC, Ilir Dugolli dhe Shefi i Stafit, Ilir Kërçeli, takova ..

Read More
TË FUNDIT

Eurodeputetja gjermane: Serbia kukull ruse në Ballkan, anëtarësimi i Kosovës në OKB s’varet ajo

Eurodeputetja gjermane: Serbia kukull ruse në Ballkan, anëtarësimi i Kosovës në OKB s’varet ajo

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, tha se anëtarësimi i Kosovës në OKB nuk varet nga Serbia, ndërsa ka shtuar se kjo e fundit është kukull ruse në Ballkan.
Cramon tha se anëtarësimi i Kosovës në OKB nuk varet nga Serbia, pozicioni ndërkombëtar i së cilës, sipas saj, do të ishte shumë më i mirë nëse do të kishte vendosur sanksione ndaj Rusisë.

E pyetur nëse është e mundur të zbatohet ajo që thotë presidenti i Serbisë – të zbatohet gjithçka, përveç pikës që lidhet me anëtarësimin e Kosovës në OKB, Cramon tha se kjo nuk varet nga ai.

“Le të jemi të sinqertë – nuk i takon Serbisë të vendosë nëse Kosova mund të hyjë në OKB. E kuptoj që kjo (deklarata si kjo) është për audiencën e brendshme, por në fund të fundit nuk është në dorën e Serbisë, sepse pranimi në OKB varet nga vendimi i Këshillit të Sigurimi, ku Kina apo Rusia ende mund të vënë veton”, ka thënë ajo…

Read More
TË FUNDIT

Kurti në Izbicë kujton Mustafë Dragajn, dëshmitarin e masakrës që dëshmoi kundër Millosheviqit

Kurti në Izbicë kujton Mustafë Dragajn, dëshmitarin e masakrës që dëshmoi kundër Millosheviqit

Kryemistri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ministren e Drejtësisë, Albulena Hazhiu, dhe të shoqëruar nga deputetë të Kuvendit bënë homazhe në fshatin Izbicë të Komunës së Skenderajt, ku regjimi fashist e gjenocidal i Millosheviqit vrau 147 shqiptarë, 6 prej të cilëve janë ende të zhdukur.
Pranë Memorialit të të vrarëve, Kryeministri Kurti tha se kjo masakër ndodhet në aktakuzat e gjashtë krerëve të lartë shtetërorë politikë, policorë e ushtarakë të Serbisë dhe është dëshmi e gjenocidit të Serbisë.

“Ata janë rrëmbyer si njerëz, si shqiptarë e më pastaj pas pushkatimit u janë rrëmbyer edhe kufomat, janë dërguar në Serbi dhe në fund janë zhvarrosur prej atje, por jo që të gjithë meqenëse 6 ende nuk dihet se ku janë, në Petrovo Sello dhe i kanë sjellë këtu, në atdheun e tyre, në vendlindjen e tyre”, u shpreh kryeminist..

Read More
TË FUNDIT

Kryeshefi i IPK-së: Po hetojmë policë të të gjitha niveleve për përfshirje në veprimtari kriminale

Kryeshefi i IPK-së: Po hetojmë policë të të gjitha niveleve për përfshirje në veprimtari kriminale

Inspektorati Policor i Kosovës ka hetuar 257 punonjës policorë gjatë vitit 2022, derisa ka arrestuar 108 prej tyre në dyshimet për përfshirje në veprimtari penale.
Kryeshefi i Inspektoratit Policor, Kushtrim Hodaj, në raportimin në Komisionin Parlamentar për Siguri të martën, tha se vitin e kaluar kanë pranuar rreth 1700 ankesa, ku 66 për qind prej tyre i kanë adresuar për hetim disiplinor në Polici, kurse 34 për qind për hetim penal.

“Gjatë vitit 2022 kemi administruar 1697 ankesa të pranuara në mënyra të ndryshme nga ana e qytetarëve. 34 për qind prej tyre i kemi orientuar për hetim penal në departamentin e hetimeve në kuadër të Inspektoratit të Kosovës, pjesën e mbetur prej 66 për qind i kemi orientuar për hetim disiplinor apo administrativ në divizionin e hetimeve të brendshme në kuadër të Policisë së Kosovës. Në fushën e parandalimit dhe hetimit të veprimtarisë penale kemi pasur a..

Read More
TË FUNDIT

Zhvillime në Speciale: Pjetër Shala largohet i nervozuar nga salla e gjyqit

Zhvillime në Speciale: Pjetër Shala largohet i nervozuar nga salla e gjyqit

Pjetër Shala është larguar i nervozuar nga salla e gjyqit në Speciale ku po zhvillohet gjykimi ndaj tij.
Largimi i tij erdhi pas një kërkese që e parashtroi përmes avokatit të tij, nën arsyetimin se nuk po i pëlqen forma se si po shkojnë zhvillimet, shkruan lajmi.net.

“Ai është pak nervoz, nuk i pëlqen si po shkojnë zhvillimet dhe preferon ta ndjekë seancën me videolidhje. E takuam dy herë, ishte shumë nervoz, në ankth, po dridhej. Andaj shpresoj të na merrni parasysh kërkesën për ta lejuar të kthehet në paraburgim dhe ta ndjekë seancën me videolidhje”, tha mbrojtja.

Nga Trupi Gjykues ndërkaq thanë se situata konkrete që Shala dëshiron të mos marrë pjesë në seancë ka ndikim në zhvillimin e shpejtë dhe të drejtë të gjykimit.

Trupi Gjykues tha se Shala ka mundësi ta përcjell procesin dhe të komunikojë përmes video-lidhjes.

“Kjo i jep mundësi zotit Shala për të mos përcjellë procesin gjyqësor sot në sallën e..

Read More
TË FUNDIT

Dialogu Kosovë-Serbi vazhdon javën tjetër në nivel të kryenegociatorëve

Dialogu Kosovë-Serbi vazhdon javën tjetër në nivel të kryenegociatorëve

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të zhvillohet një takim në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, në nivel të kryenegociatorëve.
Kryenegociatori i Kosovës për këto takime është zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ndërsa i Serbisë është udhëheqësi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Në këtë takim është thënë se fokusi do të jetë në zbatimin e Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve – për të cilën Kosova dhe Serbia kanë arritur pajtueshmëri më 27 shkurt – si dhe në aneksin e zbatimit, për të cilin palët janë dakorduar më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Stano është shprehur i kënaqur që, siç ka thënë ai, dialogu po bëhet më i popullarizuar në rajon dhe se po organizohen gjithnjë e më shumë takime.

Ai ka deklaruar kështu duke iu referuar një propozimi të kryeministrit me mandat teknik të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, që takimi i ..

Read More
TË FUNDIT

Ky ishte momenti kur iu vodh kosovarit Range Rover-i në Shqipëri, që u përdor në vrasjen tek Top Channel

Ky ishte momenti kur iu vodh kosovarit Range Rover-i në Shqipëri, që u përdor në vrasjen tek Top Channel

Një veturë e tipit “Range Rover” e një kosovari u përdor nga autorët në rastin e vrasjes së rojës së Top Channel para dy ditësh në Tiranë.
Siç bëri me dije policia e Shqipërisë, kjo veturë rezulton e vjedhur më 10 korrik të vitit 2020 në fshatin Tale të Lezhës, shkruan lajmi.net.

Ashtu siç bëhet me dije, vetura është vjedhur nga Ramadan Makolli.

“Automjeti i përdorur nga autorët është i tipit “Range Rover Sport”, me ngjyrë kafe, i cili ka rezultuar i vjedhur më datë 10.07.2020, në fshatin Tale të Lezhës. Ky automjet i është vjedhur një shtetasi kosovar, i cili ishte me pushime në këtë zonë, ndërsa targat e automjetit “AA 456 HC”, janë kallëzuar të vjedhura më datë 31.12.2022, në qytetin e Tiranës”, thuhet në komunikatën e policisë.

Në vitin 2020, në media ishin publikuar e vjedhjes së veturës luksoze në oborrin e hotelit ku po qëndronte Makolli.

I dëmtuari Makolli ka thënë ndë..

Read More
TË FUNDIT

“Organizim i bixhozit të kundërligjshëm”, arrestohen tetë persona në Prishtinë

“Organizim i bixhozit të kundërligjshëm”, arrestohen tetë persona në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar tetë persona pasi të njëjtit janë gjetur duke luajtur bixhoz. Rasti raportohet të ketë ndodhur në rrugën “1 Tetori” në Prishtinë.
Në raportin 24 orësh, Policia bën të ditur se rasti është iniciuar si “Organizim i bixhozit të kundërligjshëm”.

Ndërsa arrestimi është bërë të hënën rreth orës 23:30.

“Rr. 1 Tetori, Prishtinë 27.03.2023-23:30. Janë arrestuar 8 të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit janë takuar duke luajtur bixhoz. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar letra bixhozi si dhe qipa të cilët shërbejnë për të luajtur bixhoz. Me vendim të prokurorit të dyshuarit jenë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Read More
TË FUNDIT

Mbi 100 propozime të reja për listën e barnave esenciale

Mbi 100 propozime të reja për listën e barnave esenciale

Mbi 100 propozime të reja janë bërë në kuadër të listës së barnave esenciale, ku prej tyre mbi 60 janë pranuar nga komiteti. Produktet e reja të përfshira, janë bare për sëmundjet e të gjitha organeve të trupit.
Kështu u tha në diskutimin publik lidhur me listën e re të barnave esenciale.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se lista e barnave esenciale të prezantuara sot ngjason me atë të OBSh-së.

“Paraqet një listë të nevojave esenciale, efikase, të sigurta dhe kosefektive. Komiteti profesional është në përbërje të profesionistëve, të cilëve si ministri ju falënderohemi për punën e bërë. Puna e komitetit ka qenë voluminoze. Për ne është shumë me rëndësi që të ketë përfitime shtesë. Ne jemi të bindur se debati i sotëm do të na sjellë komente edhe rekomandime që edhe më shumë do të na ndihmojnë”, ka thënë ai.

Kryesuesi i komitetit, Driton Vela tha se puna për revidimin e listës esenciale ka nisur në tetor të vitit të kal..

Read More