TË FUNDIT

TË FUNDIT

Konjufca për zhvillimet në Hagë: S’mund të gjykohet historia, themelimi i Speciales dëmtoi Kosovën

Konjufca për zhvillimet në Hagë: S’mund të gjykohet historia, themelimi i Speciales dëmtoi Kosovën

Dy vjet e gjysmë pas mbajtjes në paraburgim të katër krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në Hagë sot nis procesi gjyqësor kundër tyre.
Lidhur me këtë proces gjyqësor ka folur edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Ai është shprehur se pret që e vërteta të dal në shesh.

‘’Presim që të dalë e vërteta në shesh, një e vërtetë që e dijnë të gjithë qytetarët e Kosovës por e din edhe Bashkësia Ndërkombëtare. Bashkësia Ndërkombëtare nuk ka qenë inspektator gjatë luftës tonë çlirimtare, ka qenë një aktor aktiv’’, ka thënë Konjufca.

Më tutje Konjufca ka thënë se nuk mund të gjykohet historia.

“Nuk mund të gjykohet historia. Me popullin tonë ka ndodhur gjenocidi, ka ndodhur lufta e drejtë ka ndodhur ndihma ndërkombëtare dhe ka ndodhur liria. Këtë s’mund ta ndryshojë askush. Ne po i vuajmë disa vendime të së kaluarës. Themelimi i Gj..

Read More
TË FUNDIT

Hoxhaj për zgjedhje në Mal të Zi: Fitoi versioni serbo-rus

Hoxhaj për zgjedhje në Mal të Zi: Fitoi versioni serbo-rus

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka komentuar zgjedhjet e djeshme presidenciale në Mal të Zi, për çka ka thënë se me humbjen e ish-presidentit, Milo Gjukanoviq ka fituar versioni i Serbisë së madhe dhe ai i botës ruse.
Në konferencën për media pas mbledhjes së Kryesisë të Kuvendit, Hoxhaj tha se ajo çka ka ndodhur në Mal të Zi është një fazë e re e politikës rajonale.

“Ajo çka ka ndodhur në Mal të Zi është një fazë e re e politikës rajonale, ku nuk ka dyshim se ka fituar versioni i Serbisë së madhe dhe botës serbe dhe ruse. Tash pritet të shihet si do të sillet presidenti dhe qeveria e re… Zgjedhjet e djeshme ishin fundi i një ere, një epoke dhe fundi i një bashkëpunimi të cilin ne e kemi pasur me presidentin Gjukanoviq dhe ekipet e tij qeverisëse në mbështetje të Republikës së Kosovës”, tha ai.

Ai ka folur edhe sa i përket nisjes së procesit gjyqësor ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çliri..

Read More
TË FUNDIT

Lladrovci publikon fotografinë e Speciales: Plaku që vranë serbët krah Jakup Krasniqit

Lladrovci publikon fotografinë e Speciales: Plaku që vranë serbët krah Jakup Krasniqit

Sot në Hagë po mbahet seanca ndaj ish- krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Si dëshmi Gjykata publikoi një video ku Jakup Krasnqi mbate fjalim me 28 nëntor të 1998 në fshatin Dujakë.

Por në krah të Jakup Krasniqit qëndronte Fehmi Bajraktari. Për këtë kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci thotë se është vrarë nga forcat serbe.

Fjalimi i Jakup Krasniqit në fshatin Dujakë më 28 nëntor 1998.

‘’Kur Gjykata e Hagës risjell kujtimet e trisht, më 3 prill 2023.Më 3 prill 1999, është vrarë Fehmi Bajraktari nga fshati Kishnarekë që duket në pamjen ku flet Jakup Krasniqi (në krahun e tij të majtë), me rastin e shënimit të festës së saj. 28 nëntorit të vitit 1998 në fshatin Divjakë’’, ka shkruar Lladrovci.

Sipas Lladrovcit, Paradoksi i kësaj prokurorie është se po akuzon çlirimtarin e jo kriminelët që e vranë qytetarët duarthatë.

Ndërmarrje Përbashkët Kriminale ishte gjetur gjenocidal i Serbisë, për g..

Read More
TË FUNDIT

Fotografi emocionuese: Prindërit e Thaçit i japin mbështetje djalit të tyre nga Buroja e Skenderajt

Fotografi emocionuese: Prindërit e Thaçit i japin mbështetje djalit të tyre nga Buroja e Skenderajt

Dy vjet e gjysmë pas mbajtjes në paraburgim të katër krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në Hagë sot nis procesi gjyqësor kundër tyre.
E prindërit e ish-presidentit të Kosovës, Haxhi dhe Hyre Thaçi janë parë duke e përcejllur me vëmendje gjykimin ndaj djalit të tyre.

Nga Buroja e Skenderajt, ata i kanë dhënë mbështjetje djalit të tyre që po akuzohet nga ana e Gjykatës Speciale.

Në fjalën e tij para trupit gjykues Hashim Thaçi është shprehur plotësisht i pafajshëm për akuzat që rëndojnë mbi të dhe bashkëluftëtarët e tij.

Hashim Thaçi kishte dhënë dorëheqje nga pozita e presidentit të Kosovës me 5 nëntor të vitit 2020./Lajmi.net

Read More
TË FUNDIT

Djali i Kadri Veselit nga Haga falënderon shqiptarët për përkrahjen masive për krerët e UÇK-së

Djali i Kadri Veselit nga Haga falënderon shqiptarët për përkrahjen masive për krerët e UÇK-së

Djali i Kadri Veselit, Klestori, përmes një statusi në profilin e tij në instagram ka falenderuar shqiptarët për përkrahjen masive që iu kanë dhënë krerëve të UÇK-së në marshin në Prishtinë dhe atë në Hagë.
Vetë Klestori ka qenë sot prezent në protestën e mbajtur në Hagë, ku kanë marrë pjesë mijëra mergimtarë nga Austria, Gjermania, Zvicra e vende të tjera.

“Faleminderit të gjithë shqiptarëve që masivisht u solidarizuan me prindërit tanë – si dje në Prishtinë, ashtu dhe sot në Hagë! Malli për babain lehtësohet nga krenaria për të kur e shohim një përkrahje kaq të madhe. Krenar me UÇK-në. Faleminderit të gjithëve! Zoti qoftë me ju!”, ka shkruar ai.

Read More
TË FUNDIT

Abbott: Gjykimi i sotëm është sfidë morale, por as lufta e UÇK-së dhe as e Kosovës për liri s’janë në gjyq

Abbott: Gjykimi i sotëm është sfidë morale, por as lufta e UÇK-së dhe as e Kosovës për liri s’janë në gjyq

Sot, më 3 prill ka nisur seanca e parë gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott i cili është shprehur se lufta e UÇK-së dhe as e Kosovës për liri nuk janë në gjyq dhe as nuk duhet të gjykohen, përcjell lajmi.net.

Përmes një shkrimi në Facebook, Abbott ka theksuar se gjykimi i sotëm është një sfidë morale për shumë njerëz në Kosovë.

“Për shumë njerëz në Kosovë, gjykimi që fillon sot është një sfidë morale. Kam vizituar shumë memoriale në të gjithë vendin dhe në shumë raste viktimat që ata përkujtojnë ende mohohet drejtësia. Megjithëkëtë është e drejtë që Kosova të ketë guxim të ndjekë drejtësi për viktimat tjera dhe të zbatojë shtetin e së drejtës për të gjithë qytetarët e saj, madje edhe në rrethanat më të vështira. Ky gjykim ka të bëjë me veprimet e individëve. As UÇK-ja..

Read More
TË FUNDIT

Prokuroria Speciale në Hagë e përshkruan si viktimë civile rektorin e dhunshëm serb të Prishtinës 

Prokuroria Speciale në Hagë e përshkruan si viktimë civile rektorin e dhunshëm serb të Prishtinës

Prokuroria e Specializuar në Hagë, gjatë shpalosjes së aktakuzës kundër katër krerëve të UÇK-së, në procesin gjyqësor që ka filluar sot në Hagë, ka përmendur sulmin ndaj rektorit serb të Universitetit të Prishtinës, Radivoje Papoviq.
“Ai nuk ishte objektiv legjitim ushtarak. Ishte civil dhe u vu në shënjestër për veprimtaritë e tij në sistemin arsimor”, deklaroi Prokuroria.

Sulmi ndaj Paoviq kishte ndodhur në vitin 1997, me ç’rast ai kishte mbetur i plagosur, dhe duket e çuditshme se si Prokuroria e Specializuar në Hagë e ka futur në narracionin e saj akuzues këtë përderisa aktakuza kundër katër krerëve të UÇK-së përfshin periudhën 1998-1999.

Radivoje Papoviq ishte emëruar si rektor i dhunshëm i Universitetit të Prishtinës pas masave dhe organeve të dhunshme që u imponuan në Universitetin e Prishtinës me vendim të Kuvendit të Serbisë më 27 qershor 1991 (publikuar në “Slluzhbeni gllasn..

Read More
TË FUNDIT

Kurti raporton në Kuvend të enjten për qeverisjen e tij dy vjeçare

Kurti raporton në Kuvend të enjten për qeverisjen e tij dy vjeçare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pritet që të përballet me deputetët e Kuvendit të Kosovës këtë të enjte.
Ai para të zgjedhurve të popullit do të raportojë për qeverisjen e tij dy vjeçare.

Kështu ka deklaruar pas mbledhjes së kryesisë, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

“Është dakorduar që të ketë një seancë të rregull të enjten ku do të jetë diskutimi me kërkesë të AAK-së për dy vitet e Qeverisë Kurti. Lidhet me gjendjen e rëndë në rrafshin e brendshëm dhe atë diplomatik’’, është shprehur Tahiri.

Më tutje Tahiri ka hedhur akuza në drejtim të Qeverisë lidhur me rritjen e çmimeve të produkteve dhe rritjen e faturës së energjisë elektrike.

Theksojmë se qytetarët e Kosovës tash e sa kohë po përballen me rritjen e çmimit të produkteve bazë. Po ashtu nga 1 prill, faturat e energjisë elektrike ata do t’i paguajnë me rritje.

Read More
TË FUNDIT

Donika Kadajt “i shpërblehet” mundi që e përkrahte në “Pressing”, rehatohet si këshilltare e Vjosa Osmanit

Donika Kadajt “i shpërblehet” mundi që e përkrahte në “Pressing”, rehatohet si këshilltare e Vjosa Osmanit

Donika Kadaj Bujupi është emëruar këshilltare e Presidentes Osmani
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka emëruar sot Donika Kadaj Bujupi, këshilltare në Kabinetin e Presidentes.

Kjo është bërë e ditur në një komunikatë për media nga presidenca e Kosovës, shkruan lajmi.net.

“Kadaj Bujupi ka përvojë të gjatë parlamentare, si deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës në pesë mandate, ku ka shërbyer në komisione të ndryshme, përfshirë atë të politikës së jashtme, integrimit evropian, arsimit”, thuhet në komunikatë.

“Përgjatë përvojës së saj profesionale, znj. Kadaj Bujupi ka punuar në organizata të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, ndërsa është angazhuar vazhdimisht në tema të të drejtave të njeriut, barazisë gjinore, ambientit dhe arsimit. Në Presidencë, znj. Kadaj Bujupi do të angazhohet, ndër të tjera, në fushën e komunikimit publik dhe marrëdhënieve ndërk..

Read More
TË FUNDIT

Prokuroria për komunikatën 59: Rexhep Selimi e ka nxjerrur zbuluar Hashim Thaçin

Prokuroria për komunikatën 59: Rexhep Selimi e ka nxjerrur zbuluar Hashim Thaçin

Në Gjykatën Speciale është diskutuar sot për komunikatat e UÇK-së, e konkretisht edhe për komunikatën e shumëpërfolur numër 59, në të cilën bëhet fjalë për Gani Gecin.
Prokuroria ka thënë se Jakup Krasniqi ia kishte mohuar fjalët Thaçit se kinse kjo komunikatë është lëshuar nga dashakeqë jashtë Kosovës, shkruan lajmi.net.

“Dy prej të akuzuarve tjerë kanë reaguar ndaj intervistës së Thaçit. Jakup Krasniqi ka thënë se asnjë komunikatë e UÇK-së nuk është lëshuar nga Banhoffët. Hashim Thaçi e di, siç ka thënë Krasniqi, se të gjitha komunikatat janë lëshuar në Kosovë”, thotë prokuroria.

“Zoti Selimi tha se në fakt se ishte Hashim Thaçi kishte shkruar komunikatën 59. E ka shkru një individ dashakeq, e ka shkru Hashim Thaçi”, tha tutje ai.

Madje tha se Selimi e ka nxjerrur zbuluar Thaçin, që sipas tij e ka lëshuar komunikatën 59.

“Zoti Selimi edhe në intervistën e ZPS-së ka pohuar fjalët e tij. Ai ka thënë ..

Read More