TË FUNDIT

TË FUNDIT

Zhvillime dramatike: Shqipëria mbledh nënshkrimet për Rezolutë të re kundër asaj të Dick Martyt

Zhvillime dramatike: Shqipëria mbledh nënshkrimet për Rezolutë të re kundër asaj të Dick Martyt

Një lajm i rëndësishëm ka arritur sot nga Këshilli i Evropës.
Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka njoftuar se janë mbledhur nënshkrimet për një Rezolutë të re mbi Rezolutën e Dick Martyt, shkruan lajmi.net.

Postim i plotë i Ramës:

I MBLODHËM MË NË FUND FIRMAT E NË ASAMBLENË E KËSHILLIT TË EUROPËS PËR MOCIONIN PËR NJË REZOLUTË TË RE MBI REZOLUTËN E VITIT 2011, ku pa asnjë fakt u ngritën akuzat e tmerrshme ndaj USHTRISË SË LAVDISHME ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS për trafikun e organeve njerëzore.

Rruga e Drejtësisë për Kosovën, gjakun e derdhur për liri, dëshmorët e UÇK-së dhe heronjtë e saj të gjallë sot në Hagë, do të jetë e gjatë, e mundimshme, madje edhe fyese deri në palcë, por Drejtësia do të triumfojë në fund fare, sepse s’ka forcë në botë që ta damkosë si kriminale një luftë çlirimtare. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

“Shpërthen” Klinaku i OVL-së: ZPS është degë e Prokurorisë së Serbisës

“Shpërthen” Klinaku i OVL-së: ZPS është degë e Prokurorisë së Serbisës

Zyra e Prokurorit të Specializuar është bërë qendër e akuzave nga Organizata e Veteranëve të Luftës, pas kundërthënieve të lëshuara në nisjen e gjykimit sot.
Në një postim në Facebook, sekretari i OVL-së, Faton Klinaku, ka thënë se ZPS, sipas tij, është degë e Prokurorisë së Serbisë.

Në këtë kontekst, ai ka përmendur faktin se si Specialja e ka trajtuar si “person” civil rektorin e dhunshëm serb, Radivoje Papoviq.

Postimi i plotë i Klinakut:

ZPS në Hagë është degë e Prokurorisë së Serbisë. ’Gjynah’ që nuk është vrarë ish rektori i dhunshëm i pushtuesit Radivoje Papoviq dhe shumë keq që kjo ZPS nuk po e shpallë atë tipin hero. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

I ri e me kallash në dorë, Specialja publikon foton e Thaçit që askush s’e kishte parë

I ri e me kallash në dorë, Specialja publikon foton e Thaçit që askush s’e kishte parë

Prokuroria e Hagës ka publikuar një fotografi të Hashim Thaçit të cilën më parë nuk e kishte parë askush.
Kjo fotografi, sipas Prokurorisë, pretendohet të jetë shkrepur afër një kampi ndalimi në Drenoc, shkruan lajmi.net.

“Pamja në ekran paraqet Shtabin e UÇK-së në Drenoc, ku janë mbajtur disa të ndaluar. Midis majit dhe korrikut të vitit 1998, së paku 38 persona u mbajtën të ndaluar pa proces ligjor të rregullt në Drenoc. Disa herë midis fundit të prillit dhe fillimit të gushtit të vitit 1998, Hashim Thaçi e vizitoi Drenocin. Në ekran duket Hashim Thaçi i armatosur dhe me uniformë gjatë një vizite në Malin e Zatriqit që është afër Drenocit”, ka thënë prokurori. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Osmani: Veprimet e fundit në veri të orkestruara nga Beogradi

Osmani: Veprimet e fundit në veri të orkestruara nga Beogradi

Veprimet e fundit kriminale në veri të Kosovës, janë të orkestruara nga struktura ilegale dhe të mbështetura nga Beogradi.
Kështu ka deklaruar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë një takimi që zhvilloi me të dërguarit e posaçëm të Republikës Federale të Gjermanisë dhe Republikës së Austrisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin dhe Johannes Eigner.

Ajo ka thënë se këto veprime në veri kanë për qëllim frikësimin dhe kanosjen e popullatës lokale serbe, si dhe krijimin e një klime frike dhe pasigurie.

Pavarësisht kësaj, Osmani theksoi se Kosova do të vazhdojë të jetë plotësisht e koordinuar me aleatët ndërkombëtar për të vazhduar përpjekjet për paqe, siguri dhe stabilitet të qëndrueshëm, ndërsa është e përkushtuar për zbatimin e rendit dhe ligjit në të gjithë territorin e Republikës.

“Kosova vazhdon të angazhohet në mënyrë konstruktive për t’i kontribuar paqes afatgjate në rajon”, ka deklaruar Osmani .

Në këtë t..

Read More
TË FUNDIT

Donika Kadaj-Bujupi nuk humb kohë, nis punën qysh sot tek presidentja Osmani

Donika Kadaj-Bujupi nuk humb kohë, nis punën qysh sot tek presidentja Osmani

Edhe pse si deputete nuk është se u rahatua “kollaj” në Kuvendin e Kosovës, duket se Donika Kadaj-Bujupi këtë herë mori një post më të rehatshëm.

Kjo e fundit është emëruar këshilltare e presidentes së vendit, Vjosa Osmani.

Presidentja Osmani ka emëruar sot Kadaj-Bujupin këshilltare në kabinetin e saj.

Kjo është bërë e ditur në një komunikatë për media nga presidenca e Kosovës, shkruan lajmi.net.

“Kadaj Bujupi ka përvojë të gjatë parlamentare, si deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës në pesë mandate, ku ka shërbyer në komisione të ndryshme, përfshirë atë të politikës së jashtme, integrimit evropian, arsimit”, thuhet në komunikatë.

“Përgjatë përvojës së saj profesionale, znj. Kadaj Bujupi ka punuar në organizata të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, ndërsa është angazhuar vazhdimisht në tema të të drejtave të njeriut, barazisë gjinore, ambientit dhe arsimit. Në Presidencë, znj. Kadaj Bujupi do të..

Read More
TË FUNDIT

BE-ja shpreson se ngjarjet në veri nuk do të ndikojnë në takimin Bislimi-Petkoviq

BE-ja shpreson se ngjarjet në veri nuk do të ndikojnë në takimin Bislimi-Petkoviq

Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të përmbahen nga vlerësimet të cilat mund ta prishin atmosferën në dialog.
Nga Bashkimi Evropian shpresojnë që ajo që ka ndodhur ditëve të fundit në veri të Kosovës nuk do të ndikojë në takimin e kryenegociatorëve të Prishtinës dhe Beogradit.

Kështu tha sot gjatë një konference për media zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

‘’Në këtë takim pritet të diskutohet për hapat e ardhshëm në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, kanë thënë zyrtarët evropianë, raporton REL.

Ekipet negociatore të Kosovës dhe Serbisë pritet të takon gjatë ditës së nesërme.

Më 27 shkurt, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pranuan Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve në bazë të propozimit evropian, ndërsa më 18 mars në Ohër, u pajtuan për Aneksin për zbatimin e saj..

Read More
TË FUNDIT

Arrestohet një i dyshuar për vjedhje në Mitrovicë të Veriut, kapet me marihuanë

Arrestohet një i dyshuar për vjedhje në Mitrovicë të Veriut, kapet me marihuanë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi që i njëjti dyshohet për vjedhje në Mitrovicë të Veriut.
Sipas komunikatës së PK-së, i dyshuari është nxënë në flagrancë duke kryer vjedhjen.

”Me datën 3 prill 2023 rreth orës 05:30, në Mitrovicën e Veriut, pas informacioneve se një person është duke kryer vjedhje në flagrancë, njësitë policore janë nisur në drejtim të këtij lokacioni, me ç’rast kanë arrestuar të dyshuarin me iniciale N. SH. i mitur m/kosovar, i cili përveç se është hasur duke kryer vjedhje në flagrancë dyshohet se edhe në disa lokale të tjera ka kryer vjedhje në tentativë’’, thuhet në njoftimin e PK-së.

Po ashtu është bërë e ditur se gjatë kontrollit të personit të dyshuar në posedim i janë gjetur dhe konfiskuar një sasi prej 8.37 gram që dyshohet të jetë lëndë narkotike-marihuanë.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori kompetent, i cili ka udhëzuar që të iniciohen rastet ‘vjedhj..

Read More