TË FUNDIT

TË FUNDIT

Vuçiq për takimin e kryenegociatorëve: Nuk mendoj se pala kosovare planifikon të bëjë diçka

Vuçiq për takimin e kryenegociatorëve: Nuk mendoj se pala kosovare planifikon të bëjë diçka

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është deklaruar në lidhje me takimin që nesër pritet të zhvillohet në mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të procesit të dialogut.
Vuciq tha se negociatat e nesërme në nivel teknik në Bruksel do të jenë të vështira.

Ai u shpreh se nuk mendon që pala kosovare realisht planifikon të bëjë diçka.

“Problemi thelbësor mes nesh është se kush çfarë do të thotë, jo kush çfarë do të bëjë dhe si ta zbatojë atë. Është vetëm një “pikëri” se sa larg po përparoni në rrugën evropiane”, tha Vuçiq për TV Pink./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Abdixhiku: Të kapërcejmë mbi popullzimin e së shkuarës, është humbur shumë kohë

Abdixhiku: Të kapërcejmë mbi popullzimin e së shkuarës, është humbur shumë kohë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku thotë se duhet të kapërcehet mbi popullzimin e së shkuarës.
Më tutje, kryetari i LDK-së ka thënë se është humbur shumë kohë.

Këto deklarata, Abdixhiku i bëri gjatë shënimit të 33-të vjetorit të themelimit të degës së LDK-së në Prizren.

‘’Përtej nderimit të së shkuarës, projektuam të ardhmen. Atë që vendit i sjellë një zë politik modern, në përputhje me përballjet e qytetarëve e zhvillimor në transformimin e madh që i duhet Kosovës. LDK sot ka këtë detyrë. Të kapërcejë mbi popullzimin e së shkuarës, për t’i dhënë përgjigje çështjeve që na definojnë të tashmen e të ardhmen. Sepse kemi humbur kohë shumë, sepse meritojmë më shumë’’ ka thënë Abdixhiku.

“Mobilizimi ynë politik, sikurse ky në Prizren, po na shoqëron në çdo anë e çdo qytet. Për këtë jemi krenar të gjithë”, ka shtuar më tutje Abdixhiku./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Krasniqi nga Haga: Gjykimi do të konfirmojë pastërtinë e luftës çlirimtare

Krasniqi nga Haga: Gjykimi do të konfirmojë pastërtinë e luftës çlirimtare

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se përfundimi i procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të konfirmojë jo vetëm pafajësinë e tyre, por edhe pastërtinë e luftës çlirimtare.
Pasi e ka dëgjuar deklaratën hyrëse të Zyrës së Prokurorit të Specializuar kundër Thaçit dhe të tjerëve, Krasniqi ka thënë se Gjykata Speciale është themeluar mbi pretendimet e raportit të Dick Martyt, por që pretendime të tilla sipas tij as nuk janë përmendur gjatë fjalës hyrëse të prokurorisë.

“Ne besojmë fuqishëm në drejtësi siç e thamë dje shumë zëshëm në Prishtinë dhe duke besuar në drejtësi jemi të bindur se edhe përfundimi i këtij procesi duhet të konfirmojë jo vetëm pafajësinë e tyre, por edhe pastërtinë e luftës çlirimtare të Kosovës. Sot dëshiroj të ua rikthej të gjithëve që ndonjëherë nuk kanë faj që kanë harruar si erdhëm deri këtu, kanë kaluar më shumë se 12 vjet nga publikimi i rapo..

Read More
TË FUNDIT

Vajza e Jakup Krasniqit: Të adhuroj buzëqeshjen dhe kravatën me shqiponja qe me aq krenarin i mban gjithmonë

Vajza e Jakup Krasniqit: Të adhuroj buzëqeshjen dhe kravatën me shqiponja qe me aq krenarin i mban gjithmonë

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaci, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi sot dolën para trupit gjykues në kuadër të Speciales.
Për të njëjtit sot ka filluar procesi gjyqësor nga Dhomat e Specializuara.

E aty është paraqitur edhe Jakup Krasniqi, ndërsa pas kësaj ka reaguar vajza e tij, Gresa.

“Të adhuroj buzëqeshjen dhe kravatën me shqiponja që me aq krenarin i mban gjithmonë. Jetofsh gjatë, dashnia ime”,shkroi ajo.

Po ashtu Gresa uroi që të gjithë të dalin faqebardhë.

“Dalshi faqebardhë çlirimtarë e bashkë me ju faqebardhë daltë edhe lufta e lavdishme e UÇK-së”tha ajo.

Pas disa orëve, pak më parë ka përfunduar seanca e parë gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Një muaj paraburgim ndaj serbit që dyshohet për plagosjen e zyrtarëve policorë në veri

Një muaj paraburgim ndaj serbit që dyshohet për plagosjen e zyrtarëve policorë në veri

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur një muaj paraburgim ndaj serbit M.B., i cili dyshohet për plagosjen e dy zyrtarëve policor në veri gjatë javë së kaluar.
Në njoftimin e gjykatës thuhet se M.B. akuzohet për katër vepra penale.

“Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurit M.B, për shkak të veprës penale Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar nga neni 283 paragrafi 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, Vrasja në tentativë nga neni 172 lidhur me nenin365 paragrafi 4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm neni 365 paragrafi 4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare nga neni 410 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës si dhe Zjarr vënie nga..

Read More
TË FUNDIT

Prokurori: UÇK pati burgje, ndaloi 440 persona, 144 u vranë

Prokurori tjetër i ZPS-së në fjalën e tij, deklaroi se nga 440 incidente ku u ndaluan persona të ndryshëm nga UÇK-ja, së paku 144 prej tyre nuk kanë mbijetuar.

“Ata vdiqën mizorisht sepse konsideroheshin kolaboracionistë”, tha prokurori i ZPS-së,duke shtuar se ata ishin persona me profesionse si bujqë, mësimdhënës, gazetarë e të profesioneve të tjera, përfshirë edhe nënpunës.

Prokurori në fjalën e tij u shpreh se ata ishin edhe pjesëtarë të UÇK-së e disa serbë, boshnjakë, romë e të tjerë.

“U ndaluan si kolaboracionistë. Në atë kohë, kjo akuzë ishte e rëndë e madje vdekjeprurëse”, tha ai.

Prokurori tha se Jabllanica ishte vendi ku Kadri Veseli mori pseudonimin e luftës- “Luli’.

Në Jabllanicë, ai tha ishin rrahur për vdekje së paku dy persona. Njëri ishte vrarë me armë zjarri e tjetri kishte vdekur nga rrahja, edhe pasi ishte dërguar në një spital të UÇK-së.

Prokurori tha se në Llapushnik u mbajtën 38 persona, të gjithë pa proces gjyqësor. Ai tha se të akuzuarit ngarkohen për vrasj..

Read More
TË FUNDIT

Rama mbledh nënshkrimet për ta kundërshtuar rezolutën e Dick Martyt: Drejtësia do të triumfojë

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka njoftuar se janë mbledhur nënshkrimet për një Rezolutë të re mbi Rezolutën e Dick Martyt.

Postim i plotë i Ramës:

I MBLODHËM MË NË FUND FIRMAT E NË ASAMBLENË E KËSHILLIT TË EUROPËS PËR MOCIONIN PËR NJË REZOLUTË TË RE MBI REZOLUTËN E VITIT 2011, ku pa asnjë fakt u ngritën akuzat e tmerrshme ndaj USHTRISË SË LAVDISHME ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS për trafikun e organeve njerëzore.

Rruga e Drejtësisë për Kosovën, gjakun e derdhur për liri, dëshmorët e UÇK-së dhe heronjtë e saj të gjallë sot në Hagë, do të jetë e gjatë, e mundimshme, madje edhe fyese deri në palcë, por Drejtësia do të triumfojë në fund fare, sepse s’ka forcë në botë që ta damkosë si kriminale një luftë çlirimtare.

Raporti i vitit 2010, i hartuar nga senatori i atëhershëm zviceran, Dick Marty, dhe i miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, pretendonte se në trafikim me organe kanë qenë të përfshirë udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë luftës së viteve 1998-99…

Read More
TË FUNDIT

Sorschag edhe zyrtarisht i bashkohet Kosovës

Skitarja me prejardhje nga Austria, Sophie Sorschag, ka marr shtetësinë e Kosovës dhe nga tani e tutje do ta përfaqësojë Kosovën në garat e skijimit.

Dekretin për dhënie të shtetësisë iu dorëzua nga presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi dhe kryetari i Federatës Skitare të Kosovës (FSK), Milaim Kelmendi, njëherit nënpresident i KOK-ut.

Ajo tha se pret suksese të mëdha nën flamurin e Kosovës.

“Do të jetë një nderë për mua ta përfaqësojë Kosovën në gjithë botën. Jam e emocionuar për të gjitha sukseset që i do t’i kemi në të ardhmen”, tha ajo.

Sorschag në janar të këtij viti vendosi të përfaqësojë Kosovën në garat ndërkombëtare të kërcimeve me ski.

Ajo është kampione e botës në ekipore me Austrinë në vitin 2021, si dhe pjesëmarrje në Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022./Arbresh.info

Read More
TË FUNDIT

Presidenti Begaj dekreton Vlora Hysenin në krye të Shërbimit Informativ, e njëjta ishte shkarkuar Osmani dhe Kurti në Kosovë

Presidenti Begaj dekreton Vlora Hysenin në krye të Shërbimit Informativ, e njëjta ishte shkarkuar Osmani dhe Kurti në Kosovë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka dekretuar emërimin e Vlora Hysenit në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit.
Në dekret theksohet se: Vlora Ramush Hyseni, emërohet në detyrën e drejtorit të Shërbimit Informativ të Shteit dhe se dekreti hyn në fuqi menjëherë.

Ndryshe javë më parë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se ka propozuar Vlora Hysenin, si drejtore të Shërbimit Informativ Kombëtar.

“Sot i paraqita Presidentit të Republikës propozimin për emërimin e Znj.VLORA HYSENI drejtore e Shërbimit Informativ Kombëtar, me besimin e plotë se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që zonja Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar”, ka shkruar Rama.

Vlora Hyseni më parë ka udhëhequr një prej agjencive me të rë..

Read More
TË FUNDIT

Gazeta gjermane FAZ për Thaçin: Një bashkëpunëtor i NATO-s para gjykatës në Hagë

Gazeta gjermane FAZ për Thaçin: Një bashkëpunëtor i NATO-s para gjykatës në Hagë

Ka nisur gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Gazeta e njohur gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, i ka kushtuar një artikull lidhur me këtë proces me titullin “Një partner i NATO-s” po gjykohet në Hagë.

Artikulli i gazetarit Michael Martens, i referohet ish-presidentit Hashim Thaçi, si një bashkëpunëtor i NATO-s, në luftën kundër Serbisë.

Ai sjell intervistat e Pierre-Richard Prosper dhe Gregory Kehoe, dy avokatët e Thaçit.

Avokati Pierre Richard Prosper, tha se prokuroria me mënyrën se si po e paraqet rastin po mundohet që ta rishkruajë historinë.

“Mënyra se si prokuroria po e paraqet rastin në mënyrë të pashmangshme ngre pyetje në lidhje me rolin e komunitetit ndërkombëtar”, tha avokati Prosper.

Autori përmend faktin se gjenerali Wesley Clark dhe ish-shefi i UNMIK-ut Bernard Kouchner, janë të gatshëm të dës..

Read More