Rasti Dehari, zhdukja e mostrave në IML dhe akuzat e Abazit – ja çfarë dihet deri më tani
Vdekja e Astrit Deharit në qelinë e paraburgimit me 5 nëntor 2016, vazhdon të mbetet ende një mister i pazgjidhur.
Së fundmi ky mister është rikthyer sërish në vëmendje të opinionit, pas zhdukjes së mostrave të Deharit në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Më 8 dhjetor 2022 Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se janë zhdukur provat për rastin e vdekjes së Astrit Deharit.
Ministria e Drejtësisë më pas njoftoi se ka pezulluar nga puna katër zyrtarë të IML-së në lidhje me rastin.
Sipas njoftimit, komisioni disiplinor i Institutit për Mjekësi Ligjore kishte marrë vendim për pezullim nga puna të zyrtarëve:
Nardi Sheqergjiu, toksikolog mjekoligjor në Institutin për Mjekësi Ligjore,
Flutura Goga, udhëheqëse e laboratorit të toksikologjisë në Institutin për Mjekësi Ligjore,
Anila Lakna, teknike e laboratorit të toksikologjisë në Institutin për Mjekësi Ligjore, dhe
Ilirjana Shala, kimiste në Institutin për Mjekësi Ligjore.
Pas suspendimit të tyre nga puna, të njëjtit ..
Read More