TË FUNDIT

TË FUNDIT

Haki Abazi sot intervistohet nga Prokuroria për deklaratat rreth rastit Dehari

Haki Abazi sot intervistohet nga Prokuroria për deklaratat rreth rastit Dehari

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi do të intervistohet sot nga Prokuroria Speciale lidhur me deklaratat e tij për rastin e Astrit Dehari.

Këtë e ka konfirmuar Abazi dje gjatë ditës. “Të martën në ora 10:00, është caktuar intervista”, ka thënë shkurt Abazi.

Abazi javën e kaluar kishte kërkuar nga Prokuroria që të merret në pyetje kryeministri i vendit Albin Kurti për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit, nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML).
Ndërkaq, avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi ka njoftuar se ka kërkuar që ai të jetë prezent gjatë marrjes në pyetje të Abazit.

“Në cilësinë e përfaqësuesit juridik të familjes Dehari sot me shkrim kam kërkuar që të marr pjesë gjatë marrjes në pyetje të tij në Prokurori. A do të na thërras Prokuroria apo jo e marrim vesh të martën”, ka shkruar Gashi.

Abazi ditë më parë tha se ekzistojnë video-incizimet ku shihet se kush i ka zhdukur mostrat e aktivist..

Read More
TË FUNDIT

Kurti: Mund të arrijmë marrëveshje me Serbinë këtë vit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është optimist se do të arrihet një marrëveshje me Serbinë këtë vit për normalizimin e marrëdhënieve.

Në një intervistë për France 24, Kurti shprehu keqardhjen që marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk janë normale dhe pretendoi se Beogradi është izoluar duke “mos u shkëputur nga Kremlini”.

Sipas Kurtit, Vuçiç, në një masë të madhe po luan në “duart e Putinit”.

Duke iu kthyer luftës në Ukrainë, kreu i qeverisë së Kosovë nënvizoi se Perëndimi duhet të sigurojë ndihmë shtesë për forcat ukrainase.

Ai shtoi se kishte frikë se sulmet e mercenarëve të Grupit Wagner kundër Kosovës ishin të mundshme dhe theksoi se vendi nuk kishte frikë, por do të mbetet vigjilent.

Read More
TË FUNDIT

Në Preshevë u dha premiera e shfaqjes “Vdekja e hijshme”

Në Sallën e Teatrit në Preshevë është dhënë premiera e shfaqjes “Vdekja e hijshme” me autor Mexhid Mehmetin e në regji të Kastriot Saqipit, shfaqje në të cilën kanë luajtur një grup i madh i aktorëve nga Presheva, Gjilani, Prishtina e qytete të tjera të Kosovës e më gjerë.

Në Shtëpinë e Kulturës në Preshevë, si asnjëherë më parë salla e teatrit ishte e mbushur përplot me artdashës, shumë nga të cilët shfaqjen e përcollën në këmbë.

Kjo shfaqje është realizuar sipas motiveve të këngës “Hasan Aga dhe vajza potureshë” e të cilën me mjeshtri e ka dramatizuar skenaristi Mexhid Mehmeti, derisa ajo nga regjisori Kastriot Saqipi është realizuar asisoj që në nismë publikut i bëhet me dije se ngjarja mund të ketë ndodhur në rrethin e Preshevës, në fshatin Zhunicë, derisa ngjarja tashmë për publikun është e njohur, ka të bëjë me një storie dashurie në mes të dy të rinjëve, të shtresave të ndryshme shoqërore, të Hasan agës që vije nga një familje e kamur dhe të vajzës potureshë, të cilët në vegjë..

Read More
TË FUNDIT

Prokurori pretendon se Shala ishte pjesë e grupit që kryen krime në fabrikën e metalit në Kukës

Ushtruesi i detyrës së Prokurorit të Specializuar, Alex Whiting, ka thënë se gjatë gjykimit ndaj Pjetër Shalës do të paraqesin dëshmi të cilat sipas tij do të tregojnë se i akuzuari ka kryer krimin e luftës së ndalimit arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme, për çka prokuroria pretendon të ketë ndodhur në pranverën e vitit 1999 në ish-fabrikën e metalit në Kukës të Shqipërisë. Ai ka thënë se dëshmitë do të tregojnë që Shala ka qenë pjesë e një grupi të vogël ushtarësh të UÇK-së bashkë me Sabit Gecin dhe Xhemshit Krasniqin të cilët, sipas tij, i kanë kryer këto krime.

Gjatë deklaratës hyrëse të prokurorisë, Whiting ka thënë se çështja gjyqësore që fillon sot kundër të akuzuarit Pjetër Shala është shumë e thjeshtë por sipas tij ka ndryshuar në mënyrë tragjike jetën e shumë njerëzve dhe i ka dhënë fund jetës së një personi.

“Po këto dëshmi do të tregojnë se z. Shala ishte pesë e një grupi të vogël ushtarësh të UÇK-së të cilët i kanë kryer këto krime, ky grup përfs..

Read More
TË FUNDIT

Osmani dhe Steinmeier pajtohen për “momentumin e veçantë” të krijuar nga propozimi i BE-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe homologu i saj gjerman, Frank-Walter Steinmeier, janë pajtuar se në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë ekziston një “momentum i veçantë” pas propozimit evropian për normalizim të raporteve.

Osmani dhe Steimeier në bisedën telefonike të zhvilluar më 21 shkurt, kanë biseduar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian dhe për procesin integrues të Kosovës.

“Presidentja Osmani potencoi se Kosova mbetet e përkushtuar dhe konstruktive për një proces [të dialogut] që kontribuon për paqe dhe stabilitet të qëndrueshme në rajon”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës.

Kosovës dhe Serbisë vitin e kaluar u është dorëzuar një propozim i BE-së për normalizimin e raporteve, që njihej edhe si propozimi franko-gjerman. Ky propozim ka mbështetjen edhe të Shteteve të Bashkuara.

Propozimi evropian nuk është bërë publik, por palët kanë deklaruar se e pranojnë të njëjtin.

Në një draft që e ka parë Radio Evropa e Lirë, aty ..

Read More
TË FUNDIT

Marrëveshja për Asociacionin, Spahiu: Ja çka do të kërkojë Vuçiqi në Bruksel

Më 27 shkurt, kreu i qeverisë së Kosovës Albin Kurti do të zhvillojë një takim me presidentin serb Aleksandër Vuçiç në Bruksel.

Lidhur me këtë analisti Nexhmedin Spahiu është shprehur se nëse nënshkruhet marrëveshja e asociacionit, presidenti serb do të kërkojë pazare të tjera për të njohur Kosovën si shtet i pavarur.

Nga ana tjetër ai tha se asociacioni është kushti i fundit që Serbia të njohë Kosovën dhe se nuk bën kompromise të tjera.

“Albin Kurti insiston që të bisedohet një herë për planin franko-gjerman dhe më pas të flitet për asociacionin. Vuçiç insiston që të kryhet puna e asociacionit dhe më pas të ngrejë pazarin. Nëse do të bëhet asociacioni atëherë Serbia do të nxjerrë kushte të tjera për njohjen e Kosovës si shtete i pavarur, ndërkohë nga ana tjetër Kurti është i vendosur që asociacionit do të jetë kushti i fundit që Serbisë të njohë Kosovë.”- tha ai.

Read More
TË FUNDIT

Nëna e Astrit Deharit nervozohet me ish-kryeprokurorin Sylë Hoxhajn: “S’du me ia dëgju zërin, as fytyrën me ia pa”

Xhemile Dehari, nëna e ish-aktivistit të LVV-së, Astrit Dehari, ka thënë se ish-kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha, “e di se si ka punuar dhe vepruar mbi këtë rast” të vdekjes së djalit të tij.

“Shikoni. Faleminderit për mundësitë që ma dhatë të bisedoj. Kisha pasur dëshirë të isha pjesëmarrëse por nuk më keni ftuar. Si pikë e parë, ky rast nuk është i sotëm ,që 600 mijë vejtë e kemi. Sylë Hoxha e di si ka punuar. Para disa javëve, e pash në emision dhe më ka detyruar ish-kryeprokurori Lumezi me vepru në atë deklarate”, tha ajo.

Sipas saj, 12 ditë pas vrasjes së Astritit, Hoxha ka dalë dhe ka thënë se është vetëvrasje rasti Dehari.

Madje, ajo u nervozua dhe tha se nuk dëshiron ta shohë e as t’ia dëgjojë zërin Hoxhajt.

“E përmendi raportin e IML-së, pse s’e lexojë raportin e mjekëve të pavarura. Në raportin e IML-së, nuk shkruan që është vetëvrasje, konstatimi i tij është kështu personalisht. Nuk kam qejf me ia dëgju zërin, as fytyrën me ia pa. E di ai çka ..

Read More
TË FUNDIT

Analisti zbulon se çfarë do i kërkohet Kosovës dhe Serbisë në takimin e 27 shkurtit!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohen më 27 shkurt në Bruksel, në kuadër të dialogut, ndërsa para do ta kenë propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e raporteve, të njohur si Plani Evropian.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre.

Në lidhje me këtë takim, në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Nexhat Haziri.

Ai u shpreh se në këtë takim të dy palët do të njoftohen me versioninfinal të planit franko-gjerman.

Sipas analistit do të kërkohet nga të dyja palët deklarimi i përkushtimit të tyre për të dërguar përpara këtë marrëveshje.

“Nuk pres që në këtë takim të ketë ndonjë marrëveshje, por do të jetë një takim kur palët do të njoftohen me versionin final të planit franko- gjerman, ku nuk do të kenë mundësi ndërhyrje në të apo negocimi. Mendoj se është një takim parafinales ku palëve do t’iu paraqitet agjenda e përmbushjes të pikav..

Read More
TË FUNDIT

Anulohet seanca gjyqësore për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, avokati nuk arrin t’i sigurojë dëshmitarët që i ka propozuar

Mbrojtësi i të akuzuarit Nedeljko Spasojeviq, avokati Faruk Korenica, nuk ka arritur që t’i sigurojë disa dëshmitarë, të cilët i kishte propozuar që të dëgjohen në gjykimin për vrasjen e politikanit serb, tani të ndjerit Oliver Ivanoviq.

Për këtë arsye, seanca e paraparë për të mërkurën, në Gjykatën Themelore në Prishtinë është anuluar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kjo u bë e ditur nga zyra e gjykatësit të rastit Valon Kurtaj.

Në këtë rast, për përfshirje në vrasjen e Ivanoviqit, e cila kishte ndodhur në janar të 2018-së, po akuzohen Marko Roshiq, Nedelkjo Spasojeviq, Dragisha Markoviq, Zharko Jovanoviq, Silvana Arsoviq dhe Rade Basara, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në parashtresën me të cilën avokati Korenica iu ka drejtuar gjykatës, thuhet se i akuzuari Spasojeviq ka rënë në kontakt me tre dëshmitarë të propozuar, përndryshe eprorë në sektorin për veprat penale të Departamentit të Përgjithshëm, me lutje që të japin adresat e tyre, mirëpo të njëjtit për shkak të situatës poli..

Read More
TË FUNDIT

Kurti: Opozita po i konteston ligjet tona në Kushtetuese, kjo është përpjekje dëshpëruese për paralizim të reformave

Kurti: Opozita po i konteston ligjet tona në Kushtetuese, kjo është përpjekje dëshpëruese për paralizim të reformave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë të mërkurën njoftoi se do të themelojnë Strukturën për hartimin e strategjisë kundër korrupsionit.

Para kabinetit qeveritar, Kurti tha se qeveria e udhëhequr nga ai është e përkushtuar për të luftuar krimin dhe korrupsionin si dhe për të bërë reforma në drejtësi e në administratën publike.

“Në këto gati dy vjet të qeverisjes, kemi dëshmuar në vazhdimësi vullnetin për të luftuar krimin dhe korrupsionin si dhe për reforma në drejtësi e në administratën publike. Ligji për Këshillin Prokurorial, Ligji për Zyrtarët Publikë dhe Ligji për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme – janë disa prej ligjeve që do të jetësojnë reformat e programit tonë qeverisës”, u shpreh kreu i ekzekutivit.

Ai tutje tha se jo për rastësi, të trija këto ligje bashkë me Ligjin për masat e përkohshme mbrojtëse të furnizimi..

Read More