Enver Bytyçi kritikon Edi Ramën për raportet me Kosovën dhe shqiptarët në Maqedoninë e Veriut
Profesori Enver Bytyçi ka reaguar ndaj deklarimeve të kryeministrit Edi Rama për raportet me Kosovën dhe shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, duke e akuzuar atë për mospërputhje mes deklaratave dhe veprimeve.
Bytyçi pretendon se Rama ka ndërhyrë në çështjet politike të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, duke përmendur qëndrimet e tij për dialogun Kosovë–Serbi, nismën “Open Balkan” dhe zgjedhjet në rajon.
Ai ka kritikuar gjithashtu deklaratat e Ramës për bisedat me kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se mes tyre nuk janë diskutuar çështje serioze për shkak të dallimeve politike.
Bytyçi i ka cilësuar deklaratat e Ramës si të pasakta dhe ka ngritur akuza të forta ndaj qasjes së tij ndaj Kosovës.
Shkrimi i plotë:
Edi Rama gjithmonë ka bërë dhe bën të kundërtën e asaj që thotë!
Në një deklarim të Edi Ramës janë prek disa çeshtje të raporteve të tij me Kosovën dhe shqiptarët e Maqedonisë. Po i marr një për një:
Ai thotë se nuk bën babën e askujt që ka shtëpinë e vet dhe i referohet Kosovës, kur shprehet se ajo ka institucionet e veta. E kundërta është e vërtetë. Edi Rama mori përsipër të bëjë partnerin e Serbisë për të zgjidh konfliktin e Beogradit me Kosovën. Ka një histori të gjatë për këtë. Gënjen edhe kur thotë se ishin të tjerët që i tregonin Kosovës çfarë mund të bënte. Në fakt ai e detyroi Hashim Thaçin që të marrë rolin e shitësit të tokave të Kosovës në favor të Serbisë. Dhe nuk la gjë pa i thënë Albin Kurtit pse ky nuk pranoi Open Balkan. Këto i dinë edhe të paditurit!
Shkruan se uli në një tryezë partitë politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut për unitet. Në fakt i uli për të krijuar një koalicion sa më të gjerë në favor të mikut të tij, Zaev. Gënjen paturpësisht edhe në këtë rast.
Edi thotë se asnjëherë nuk ka ndërhyrë në fushatat zgjedhore në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, duke aluuduar për Albin Kurtin, të cilin e akuzon se po ndërhy në “punët e brendshme të Shqipërisë”! Por në fakt çfarë ka bërë duke ndërhyrë në punët e Kosovës e të shqiptarëve në Maqedoni? Ka bërë pazare me Hashim Thaçin sa herë ka patur zgjedhje elektorale në Shqipërisë ose Kosovë. Ka marrë kandidatin Bujar Osmani dhe ka shetit Shkupin, për t’u thënë zgjedhësve të Çairit që ta votojnë për kryetar komune. Ka bërë projekte se si duhet të jetë asosacioni i Vuçiqit në Kosovë dhe këtë ia ka dërguar europianëve. Ka thënë se një pjesë e territorit të Kosovës “është tokë e askujt”! Imagjino ta thoshte Kurti këtë për territorin shqiptar. Ka kërkuar sanksione ndaj Kosovës në korrik 2023, kur një vit më parë kishte kërkuar të mirëkuptohet Serbia për aleancën e saj me Rusinë. Ka… ka… ka… nuk mbarojnë faktet!
Dhe së fundi, Rama thotë se nëse do të ishin inçizuar batutat me Kurtin do të habitej e gjithë bota. Këtu ka një gënjeshtër dhe një të vërtetë: Gënjeshtra lidhet me faktin se Rama nuk ka lënë bisedë me Kurtin që nuk e ka inçizuar. Dhe e vërteta lidhet me atë se Kurti nuk ka patur asgjë serioze të diskutonte me Edi Ramën, Ndaj dhe është marrë me batutat. Çeshtjet serioze të Edi Ramës për Kosovën janë të narrativës serbe. Prandaj dhe Kurti nuk kishte pse të hapte kapituj konfliktesh me kreun e ekzekutivit të Shqipërisë!
Kush i beson Edi Ramës, ai është ose idiot, ose mashtrues e gënjeshtar njësoj si ai
