TË FUNDIT

TË FUNDIT

Qalaj përcjell mesazhin e ish-krerëve të UÇK-së nga Haga: Ne jemi mirë kur Kosova është mirë

Qalaj përcjell mesazhin e ish-krerëve të UÇK-së nga Haga: Ne jemi mirë kur Kosova është mirë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj ka vizituar përsëri ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Qalaj ka shpërndarë fotografi para qendrës së paraburgimit në Hagë, shkruan lajmi.net.

“Ne jemi mirë kur Kosova është mirë”, ka shkruar Qalaj ndër të tjerash në mbishkrimin e postimit në Facebook.

Postimi i plotë i Qalajt:

Read More
TË FUNDIT

Policia me video sensibilizuese: Mos u ngut, humbe minutin, e jo jetën për minutin

Policia me video sensibilizuese: Mos u ngut, humbe minutin, e jo jetën për minutin

Policia e Kosovës ka reaguar pas shtimit të numrit të aksidenteve me fatalitet gjatë ditëve të fundit.
Përmes një video sensibilizuese, policia ka apeluar për kujdes të shtuar në trafik, shkruan lajmi.net.

“Mos u ngut, humbe minutin, e jo jetën për minutin. Mos e përdor telefonin gjatë vozitjes, se mund t’ju kushtojë me jetë” thuhet në mbishkrimin e videos.

Kjo video sensibilizuese nga policia vjen pas rasteve të shumta të aksidenteve me fatalitet gjatë javëve të fundit, të cilat kanë tronditur vendin.

Read More
TË FUNDIT

Mustafi: Vetëm 28 për qind e të punësuarve në institucione publike në Luginë janë shqiptarë

Mustafi: Vetëm 28 për qind e të punësuarve në institucione publike në Luginë janë shqiptarë

Vetëm 28 për qind e të punësuarve në institucionet publike të Luginës së Preshevës janë shqiptarë, pra nga 5 mijë e 472 të punësuar, prej tyre 1 mijë e 542 janë pjesëtarë të komunitetit shqiptar.
Këto të dhëna kanë rezultuar nga hulumtimi “Fakte në numra” të Këshillit Kombëtar Shqiptar, ka njoftuar kryetari në detyrë i këtij Këshilli, Ragmi Mustafi.

Në një postim në Facebook, ai ka shkruar se Lugina e Preshevës është rajoni me pagën mesatare rreth tri herë më të ulët se Beogradi.

“Ndër më të pazhvilluarit e të varfër me papunësinë mbi 60%, komuniteti shqiptar vuan nga nënpërfaqësimi, mosintegrimi dhe diskriminimi në mungesë të vullnetit politik. Centralizimi i institucioneve me një diskurs albanofobik ka dezintegruar Luginën dhe ka agravuar segregacionin”.

“Sot kemi më pak gjykata e gjykatës në Luginë seç kishim para një dekade. Më (as)pak prokuror, më pak polic, më (as)pak zjarrfikës, më (..

Read More
TË FUNDIT

Dy ditë para takimit në Bruksel, Escobar flet për ndikimin e planit franko-gjerman në stabilitetin e rajonit

Dy ditë para takimit në Bruksel, Escobar flet për ndikimin e planit franko-gjerman në stabilitetin e rajonit

Zëvendës-Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit dhe i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor i SHBA-së, Gabriel Escobar, ka folur për ndikimin e planit franko-gjerman për stabilitetin rajonal.
Escobar në një intervistë për agjencinë malazeze MinaNews, tha se normalizmi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbetet kyq për stabilitetin rajonal.

“Sepse (Presidenti rus Vladimir) pushtimi brutal dhe i pajustifikuar i Putinit në Ukrainë dhe ndikime të tjera malinje synojnë të mbjellin ndarje”, shtoi Escobar.

Ai shtoi se normalizimi i marrëdhënieve do të hapë dyert për integrimin politik dhe ekonomik të Kosovë dhe Serbisë në Evropë dhe do të kontribuojë për stabilitet dhe prosperitet më të madh në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Read More
TË FUNDIT

Abdixhiku në Viti: Përveç Kurtit, askush s’di çfarë po diskutohet ose çka përmban marrëveshja në total

Abdixhiku në Viti: Përveç Kurtit, askush s’di çfarë po diskutohet ose çka përmban marrëveshja në total

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përsëritur qëndrimin e partisë që ai drejton rreth procesit të dialogut.
Duke folur edhe për takimin që do të mbahet të hënën në Bruksel, Abdixhiku ka thënë se marrëveshja përfundimtare me Serbinë duhet të ketë njohjen reciproke.

“Qëndrimi i LDK-së për procesin e dialogut është që duhet të ketë marrëveshje përfundimtare që në thelb ka njohjen e ndërsjellë ndërmjet dy vendeve. Marrëveshja duhet të jetë ligjërisht e ndërkombëtarisht e obligueshme dhe duhet të përmbajë aktin kur Serbia e njeh Kosovën, dhe kur Kosova ndërsjellazi e njeh Serbinë. Çdo devijim nga ky orientim strategjik është përgjegjësi e pariparueshme e Qeverisë aktuale”, ka thënë Abdixhiku.

Këtë Abdixhiku e tha në Viti në një takim me qytetarë dhe struktura të kësaj komune në kuadër të ciklit debatues e diskutues “LDK ju dëgjon”, që ka nisur kjo parti.

Ai..

Read More
TË FUNDIT

Berisha: Në rastin e parë të ardhjes së PDK-së në pushtet, VV do të hetohet për zhdukjen e mostrave të Deharit

Berisha: Në rastin e parë të ardhjes së PDK-së në pushtet, VV do të hetohet për zhdukjen e mostrave të Deharit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, ka reaguar pas kryeministri i vendit, njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kërkuar drejtësi për rastin e Astrit Deharit.
Kurti në mbledhjen e 50-të të Këshillit të Përgjithshëm të partisë së tij, ka thënë se Dehari është “viktimë e padrejtësisë kriminale në burgjet e Kosovës së pavarur”.

Por sipas Berishës, vetë LVV-ja i ka vrarë apo i ka shtyrë në vetëvrasje dy aktivistët e saj Arbnor dhe Astrit Dehari.

“Revolucioni i ha bijtë e vet! Është normale një reagim me fyrje nga klani i vrasësve dhe shtytësve në vetëvrasje. Të vrasësh apo shtyesh në vrasje te dy djemtë Dehari, të ua zhdukësh mostrat nga laboratori i Mjekësisë Ligjore që është në kompetencë direkt të Ministrisë së Drejtësisë, e ta etiketosh me gjuhë fyese, njeriun/deputetin i cili të kërkon llogari në Kuvend për krimet monstruoze të n..

Read More
TË FUNDIT

Kurti: Nuk e humbim rrugën për sa kohë që rruga jonë ndriçohet nga pishtarë si Adem Demaçi e Astrit Dehari

Kurti: Nuk e humbim rrugën për sa kohë që rruga jonë ndriçohet nga pishtarë si Adem Demaçi e Astrit Dehari

Lëvizja Vetëvendosje sot ka mbajtur mbledhjen e 50-të të Këshillit të Përgjithshëm ku u votuan edhe anëtarët e komisioneve staturore të Lëvizjes. Ky proces shënoi edhe përmbylljen e plotë të zgjedhjeve të brendshme të këtij subjekti.
Në këtë mbledhje, fjalim ka mbajtur kryetari i VV-së, Albin Kurti, i cili përkujtoi Adem Demaçin e Astrit Deharin meqë sot kishin ditëlindjen.

Për Deharin, Kurti tha se është viktimë e padrejtësisë kriminale në burgjet e Kosovës së pavarur.

‘’Sot është data 25 shkurt, e nesër, në 26 shkurt është ditëlindja e dy personave të veçantë për të gjithë ne. Janë dy persona me shumë vite dallim nga njëri-tjetri, me histori jetësore e me kontribut shumë të ndryshëm, por që koincidojnë të kenë datëlindjen e njëjtë por edhe inicialet e njëjta, A. D. E kam fjalën për Tribunin e çështjes shqiptare, viganin e rezistencës shqiptare në burgjet jugosllave e serbe, ..

Read More
TË FUNDIT

Ugljanin nga Sanxhaku i shkruan Kurtit: Kosova është shtet i ri, por modern

Ugljanin nga Sanxhaku i shkruan Kurtit: Kosova është shtet i ri, por modern

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër falënderimi nga kryetari i Partisë për Veprim Demokratik të Sanxhakut, Sulejman Ugljanin për ftesën që i është bërë për të marrë pjesë në seancën ceremoniale të Kuvendit të Republikës së Kosovës, paradën e Forcave të Armatosura dhe Policisë së Kosovës, me rastin e shënimit të 15-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Kryetari Ugljanin në këtë letër ka thënë se me këtë ftesë i është bërë nder dhe se ka qenë kënaqësi e madhe për të festuar këtë ditë të madhe për Kosovën me miqtë tanë të përbashkët nga e gjithë bota.

Në letrën e tij, Ugljanin shprehet se Republika e Kosovës është një shtet i ri por modern, i bazuar në sundimin e ligjit, sigurinë juridike dhe barazinë para ligjit.

“Partia e Veprimit Demokratik e Sanxhakut shpreh dëshirën që të vazhdojë të ushqejë dhe përmirësojë lidhjet e ngushta ndërmjet popullit shqiptar dhe bosh..

Read More
TË FUNDIT

Krasniqi e quan absurde deklaratën e Bërnabiqit se Serbia është model për pakicat

Krasniqi e quan absurde deklaratën e Bërnabiqit se Serbia është model për pakicat

Ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal, Elbert Kransiqi i ka quajtur të pasakta dhe absurde deklaratat e kryeministres të Serbisë, Ana Bërnabiq se “Serbia është model për garantimin e lirive dhe të drejtave për pakicat”.
Krasniqi, i cili edhe i ka dërguar një letër kryeministres serbe për të diskutuar për pakicat, ka thënë se shqiptarët në Luginë të Preshevës duhet të kenë trajtim të njëjtë sikurse që kanë serbët në Kosovë.

Sipas tij, Kosova prin sa i përket respektimit të të drejtave të komuniteteve, veçanërisht në jetën publike.

“Letra nuk është veprimi i parë ku ne kemi diskutuar mbi të drejtat e pakicave apo komuniteteve joshumicë në Kosovë… Thellësisht besoj që Kosova jo vetëm në krahasim me Serbinë, por edhe me vendet të tjera në regjion ka një gamë më të gjerë në respektimin, promovimin e vlerave të komuniteteve pjesëmarrjes së tyre në jetën publike. As që krahasohet niveli i të drejtave ..

Read More
TË FUNDIT

Çantat e rënda të nxënësve: Tri shkolla në kryeqytet bëhen me dollapë metalikë

Çantat e rënda të nxënësve: Tri shkolla në kryeqytet bëhen me dollapë metalikë

Problemi i çantave të rënda të fëmijëve të cilklit të ulët fillor duket se më në fund po merr një zgjidhje në kryeqytet. Kjo pasi Komuna e Prishtinës ka filluar të vendosë dollapët prej metali në shkollat e kryeqytetit, ndërkohë që, synon që brenda mandatit katërvjecar të përfshijë të gjitha shkollat.
Drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati ka thënë për KosovaPress, se këta dollapë do të jenë mjaft efektivë për nxënësit dhe se ata më nuk kanë nevojë që t’i bartin me vete çantat.

Sipas saj, komuna ka investuar në cilësi të dollapëve, të cilët janë metalikë dhe mbyllen me çelës dhe kostoja e tyre është më e lartë se dollapët e tjerë.

“Deri më tani kemi pajisur dy prej shkollave më të mëdha të Prishtinës me dollap, edhe një shkollë tjetër ‘Naim Frashëri’, ‘Ismail Qemaili’ dhe shkollën ‘Hasan Prishtina’, ndërsa pritet gjatë këtij mandati të pajisim të gjitha shkollat me dollapë metal..

Read More