TË FUNDIT

TË FUNDIT

Escobar: Normalizimi i raporteve Kosovë – Serbi kyç për stabilitetin e rajonit

Escobar: Normalizimi i raporteve Kosovë – Serbi kyç për stabilitetin e rajonit

Gabriel Escobar, emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun Kosovë-Serbi, ka folur rreth ndikimit të planit franko-gjerman në stabilitetin e rajonit.
Escobar tha se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë mbetet kyç për rajonin.

“Sepse pushtimi i pajustifikuar dhe brutal i presidentit rus Vladimir Putin, dhe ndikime tjera malinje synojnë të mbjellin ndarje”, tha ai për gazetën malazeze Mina.

Sipas tij, normalizimi i marrëdhënieve do të hapë dyert për integrimin politik dhe ekonomik të Kosovë dhe Serbisë në Evropë dhe do të kontribuojë për stabilitet dhe prosperitet më të madh në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Të hënën, më 27 shkurt në Bruksel do të takohen kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Temë e diskutimit do të jetë plani franko – gjerman.

Read More
TË FUNDIT

Moti sot në Kosovë

Moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot i ndryshueshëm.
Sipas institutit, parashihen reshje shiu, të cilat intensitetin do ta rrisin të dielën.

“Rigat e shiut në orët e vona të ditës së diele, parashihen të shndërrohen në reshje bore, kryesisht në formë sqote.”, është bërë e ditur në njoftim.

Sipas parashikimeve, të dielën përveç ndryshimit të parametrave meteorologjik, parashihet edhe rënie të dukshme të temperaturave në të dy vlerat ekstreme, po ashtu edhe vlerat e presionit atmosferik do të kalojnë nën vlerat standarde.

“Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-9m/s”, ka bërë të ditur IHMK

Read More
TË FUNDIT

Sot varrosen babai dhe e bija që vdiqën në aksidentin në Kamenicë

Sot varrosen babai dhe e bija që vdiqën në aksidentin në Kamenicë

Një aksident tragjik ka ndodhur në fshatin Hodonovc të Kamenicës, ku si pasojë e kanë humbur jetën dy persona, babë e bijë.
33-vjeçari A. E, vdiq në vendin e ngjarjes ndërkaq foshnja rreth njëvjeçare O.E ka vdekur në spital duke mos iu bërë ballë plagëve të marra.

Sot, më 26 shkurt atyre do t’iu jepet lamtumira e fundit.

Siç njoftojnë familjarët, ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 15:00 në varrezat e qytetit të Gjilanit.

Java që lamë pas ka shënuar një numër të lartë të aksidenteve me fatalitet.

Si pasojë e këtyre aksidenteve vdiqën shtatë persona.

Read More
TË FUNDIT

Sot 7 vite më parë, Hashim Thaçi është zgjidhur president i Kosovës

Sot 7 vite më parë, Hashim Thaçi është zgjidhur president i Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi është zgjidhur president i Kosovës në raundin e tretë të votimeve mes tensionesh të larta politike, më 26 shkurt të vitit 2016.
Ai ka fituar me 71 vota në raundin e tretë, pasi në dy raundet e para nuk ka arritur të sigurojë dy të tretat e votave të deputetëve. Zgjidhja e tij është kundërshtuar ashpër nga partitë opozitare, të cilat dy herë radhazi kanë ndërprerë seancën duke hedhur gaz lotsjellës.

Në pjesën e parë të seancës, deputetët e opozitës njëri pas tjetrit kanë diskutuar kundër zgjidhjes së Thaçit në postin e presidentit, duke e akuzuar atë dhe kryeministrin e atëhershëm Isa Mustafën, për veprime të dëmshme kundër Kosovës. Në debatet e tyre, ata kanë vënë theksin te marrëveshjet e arritura në bisedimet me Serbinë, si dhe atë për shënimin e kufirit me Malin e Zi.

Deputetët e opozitës kanë shfaqur dyshimin se kandidati për president, Hashim Thaçi, mund ..

Read More
TË FUNDIT

191 raste aktive me koronavirus në Kosovë

191 raste aktive me koronavirus në Kosovë

Në Kosovë janë aktualisht 191 raste aktive me COVID- 19.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në raportin e fundit ka njoftuar se janë realizuar 198 testime, prej të cilave 37 persona janë konfirmuar me Covid-19.

Sipas institutit, 21 persona janë shëruar.

Ndërsa, 18 të tjerë janë të hospitalizuar.

Read More
TË FUNDIT

​Historia e kryeministrit të Australisë me babain e vet, e takoi pas 46 viteve

​Historia e kryeministrit të Australisë me babain e vet, e takoi pas 46 viteve

Anthony Albanese është politikan i cili u bë kryeministri i 31-të i Australisë në maj 2022. Megjithatë, ne po ndalemi te një histori që lidhet me babain e tij, për të cilin 14 vite mendonte se i kishte vdekur në një aksident komunikacioni dhe e gjen kur ai mbushi 46 vjet.
Albanese ka lindur më 2 mars 1963 në Australi dhe është djali i vetëm i një nëne beqare me origjinë irlandeze. Ai u rrit në banesat publike në Camperdoën, një periferi e brendshme perëndimore e Sidneit.

Për shkak se vuante nga artriti reumatoid kronik që ndonjëherë kërkonte shtrimin e saj në spital, nëna e Albanese siguroi për vete dhe djalin e saj një pension invaliditeti nga qeveria.

Për pjesën më të madhe të fëmijërisë së tij, Albanese besonte se babai i tij kishte vdekur në një aksident automobilistik, por nëna e tij i zbuloi kur ishte 14 vjeç se ai ishte produkt i një marrëdhënieje me një stjuard italian në anijen turistike, në të ..

Read More
TË FUNDIT

Dhunimi i 11 vjeçares: Kërkohet rigjykimi i rastit të dënimit

Dhunimi i 11 vjeçares: Kërkohet rigjykimi i rastit të dënimit

Ekrem Rexhepi do të qëndrojë në burg për 15 vjetët e ardhshme, për dhunimin e 11 vjeçares në gusht të vitit të kaluar.
E të miturit që të voglën e dhunuan vet e poashtu edhe ndihmuan në kryerjen e kësaj vepre penale, e pastaj edhe e xhiruan e videot i shpërndanë te shokët, u dënuan me 8 e 9 vjet burg.

Situata këtyre iu lehtësua kur gjykata vendosi që për dyshimet për trafikim të 11 vjeçares të lirohen krejtësisht nga akuza.

Andaj, për dikë ky dënim është jo i drejtë.

“Dënimi është jomeritor, dyshoj që janë përdorur mekanizmat ndërkombëtarë si Konventa e Stambollit që është në Kushtetutën e Kosovës, e poashtu edhe SIDO, dokumenti kundër diskriminimit. Asnjëra nuk janë përdorë”, tha Luljeta Demolli nga Qendra për Studime Gjinore.

Bile, lënia në liri e Shkëlqim Kamberit thuhet se qe pasojë e mospërfilljes së këtyre dokumenteve.

Për këtë shkak, Demolli kërkon që rasti të kthehet në pikën zero.

Nga Qendra për Studime Gjin..

Read More
TË FUNDIT

Limaj për Kurtin: Kemi një kryeministër që është “plastelinë politike”

Limaj për Kurtin: Kemi një kryeministër që është “plastelinë politike”

Kreu i NISMA, Fatmir Limaj, theksoi se asnjë kryeministër në historinë e Kosovës të pasluftës nuk ka qenë në një pozitë më të vështirë se kryeministri aktual, Albin Kurti.
Sipas tij, ky kryeministër, që ka qenë kundër dialogut, do të shkojë të hënën për të vendosur nënshkrimin për dicka që askush nuk e ka pyetur.

“Merre ose lëre, në këtë gjendje e ka sjellë vetën dhe Kosovën. Të hënën ky kryeministër ka me nëshkruar një marrëveshje, e cila nuk përmban asgjë thelbësore. Praktikisht kemi një kryeministër që është plastelinë politike, plastelinë që mbaron cka të dëshiron me të. Sot kryeministri po i negocion mashtrimet e tij me popullin e Kosovës. Del thotë gjashtë kushtet, i ka përmend para dy apo tri jave, në seancë të Kuvendit nuk i përmendi më. Tha e kemi të gatshme marrëveshjen, nuk kemi negociuar, duhet me e nënshkru.

Kurti kur u ardh në Qeveri e ka ditur se duhet me pas sjellje te një burrështetasi, se dialo..

Read More
TË FUNDIT

Humbi jetën pas vet-aksidentit në Deçan, Kurti i shpreh ngushëllime familjes së Bilall Hadërgjonajt

Humbi jetën pas vet-aksidentit në Deçan, Kurti i shpreh ngushëllime familjes së Bilall Hadërgjonajt

Kryeministri Albin Kurti u ka shprehur ngushëllime familjes Hadergjonaj pas humbjes së jetës së Bilall Hadërgjonaj, i cili pas një vet-aksidenti në komunikacion, është raportuar se është goditur nga një veturë në lëvizje deri sa ishte duke kaluar rrugën.
Kurti ka shkruar në Facebook se është i tronditur nga lajmi se ka humbur jetën në një aksident komunikacioni Bilall Hadërgjonaj, ish-kryetari i Qendrës së Lëvizjes në Deçan.

“Dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjen Hadërgjonaj, që kanë humbur njeriun e tyre të dashur. Hadërgjonaj ka qenë një inxhinier i specializuar i bujqësisë, anëtar i Brigadës 134 të UÇK-së, kandidat për kryetar komune me subjektin tonë në zgjedhjet e vitit 2013 dhe asambleist në Komunën e Deçanit. Më pas ai mori vendimin të ndryshojë subjekt e të japë kontribut diku tjetër. Ne do të ruajmë prej tij kujtime të mira e respekt për angazhimin d..

Read More
TË FUNDIT

Dy ditë para takimit në Bruksel, Escobar tregon çka sjell për rajonin plani franko-gjerman

Zëvendës-Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit dhe i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor i SHBA-së, Gabriel Escobar, ka folur për ndikimin e planit franko-gjerman për stabilitetin rajonal.

Escobar në një intervistë për agjencinë malazeze MinaNews, tha se normalizmi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbetet kyq për stabilitetin rajonal.

“Sepse (Presidenti rus Vladimir) pushtimi brutal dhe i pajustifikuar i Putinit në Ukrainë dhe ndikime të tjera malinje synojnë të mbjellin ndarje”, shtoi Escobar.

Ai shtoi se normalizimi i marrëdhënieve do të hapë dyert për integrimin politik dhe ekonomik të Kosovë dhe Serbisë në Evropë dhe do të kontribuojë për stabilitet dhe prosperitet më të madh në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Read More