TË FUNDIT

TË FUNDIT

Rryma shtrenjtohet për 14 përqind nga 1 prilli

Rryma shtrenjtohet për 14 përqind nga 1 prilli

Qytetarët e Kosovës do të përballen me fatura më të shtrenjta të energjisë elektrike prej muajit prill të këtij viti.
Kjo pasi që faturat do të jenë për 14 për qind më të shtrenjta nga data 1 prill e këtij viti.

Këtë e ka konfirmuar Zyra e Rregullatorit të Energjisë për lajmi.net, e cila ka bërë të ditur edhe kohën deri kur faturat më rritje do të jenë në fuqi.

“Vlerësimet preliminare të prezantuara në Raportet Konsultativë tregojnë një rritje rreth 14%. Tarifat e reja hyjnë në fuqi më 01 prill 2023 dhe do të zgjasin deri më 31 mars 2024”, thuhet në përgjigjen e ZRRE-së.

Kujtojmë se ngritja e çmimeve të faturave të rrymës kishte shkaktuar reagime të shumta edhe gjatë vitit të kaluar, kur Kosova, sikur shumë vende të botës po kalonte nëpër një krizë energjetike. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Kurti: Kosova renditet në vendin e parë nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në V-Dem Institute

Kurti: Kosova renditet në vendin e parë nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në V-Dem Institute

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se Kosova është renditur në vendin e parë nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në Institutin e Demokracisë Zgjedhore për vitin 2023.
Kurti theksoi se është bërë shumë punë për të arritur këtë rezultat, teksa shtoi se ende duhet shumë për të bërë.

“Më shumë vërtetim i progresit tonë demokratik: Kosova ka përmirësuar 3 vende dhe renditet e para në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në V-Dem Institute, Indeksi i Demokracisë Zgjedhore 2023. Është bërë shumë punë për të arritur këtë rezultat dhe ka shumë për të bërë. Ditë më të mira—më demokratike—ka ende për të ardhur”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Ndryshe, Instituti V-Dem (Varieties of Democracy) është një institut i pavarur kërkimor i themeluar nga Profesor Staffan I. Lindberg në 2014 që studion cilësitë e qeverisjes.

Read More
TË FUNDIT

Osmani pret në takim delegacionin e bizneseve amerikane

Osmani pret në takim delegacionin e bizneseve amerikane

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim një delegacion të lartë të zyrtarëve e bizneseve të ndryshme amerikane (Partnership Opportunity Delegation) të organizuar nga Zyra e Partneriteteve Globale e Departamentit amerikan të Shtetit.
Mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje, ndërsa nuk është paralajmëruar ndonjë konferencë për media.

Pas këtij takimi, ky delegacion do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në orën 15:00.

Read More
TË FUNDIT

​MASHTI dhe UP arrijnë ujdi për reforma përmbajtësore në arsim

​MASHTI dhe UP arrijnë ujdi për reforma përmbajtësore në arsim

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka lidhur Marrëveshje Bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” / Fakultetin e Edukimit, e cila bazohet në nevojën e bashkëpunimit në fushën e zhvillimit profesional të mësimdhënësve, drejtorëve të shkollave dhe profesionistëve të tjerë arsimor në Republikën e Kosovës.
Në njoftimin e MASHTI-it thuhet se marrëveshja synon implementimin e aktiviteteve të përbashkëta në formën e kombinimit të zhvillimit profesional të personelit të institucioneve të arsimit parauniversitar dhe hulumtimit shkencor në fushat përkatëse për të modeluar zhvillimin më koherent dhe të bazuar në dëshmi dhe për të arritur efektin e reformës përmbajtjesore.

Sipas komunikatës, nënshkruesit e Marrëveshjes, ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci dhe rektori i UP-së Qerim Qerimi, kanë theksuar rëndësinë që ka kjo marrëveshje e cila synon definimin dhe identifikimin e pro..

Read More
TË FUNDIT

Nëna e Astrit Deharit thotë se nuk e ka lexuar ditarin e djalit: Tomë Gashi e ka

Nëna e Astrit Deharit thotë se nuk e ka lexuar ditarin e djalit: Tomë Gashi e ka

Xhemile Dehari, nëna e Astrit Deharit, tha se nuk e ka lexuar ditarin e djalit të saj të ndjerë, pasi atë e ka avokati Tomë Gashi.
“Jo s’e kam pa ditarin…po nuk e di, as nuk me ka shkuar mendja me të tregu të drejtën me kërku më lexu ditarin, se Toma e ka’’, deklaroi ajo në RTV Dukagjini.

Pas kësaj deklarate të shkurtër, ndërhyri avokati Gashi.

“Është bërë ekspertizë edhe për ditar, nga ekspertë që merren me lëmi të psikologjisë, të psikiatrisë, ai ka mbajtur ditar, kopjen e ditarit e kam unë, origjinalin e ka Prokuroria, prokurori i rastit ku del në bazë të analizave që i janë bo, që do të thotë gjendja e tij shpirtërore krejtësisht normale, ku njeriu fol për fëmijën e vetë, ku njeriu flet që pritet lindja, ku njeriu përshkruan gjëra normale ditore të një djali të ri”, tha Gashi.

Read More
TË FUNDIT

Krasniqi: Migrimi masiv i qytetarëve po merr përmasa shqetësuese, Qeveria po heshtë

Krasniqi: Migrimi masiv i qytetarëve po merr përmasa shqetësuese, Qeveria po heshtë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka vizituar disa familje në Kamenicë për të diskutuar për emigrimin e qytetarëve nga Kosova.
Krasniqi tha Qeveria e Kosovës po vazhdon të heshtë përballë kësaj dukurie, të cilën e ka quajtur shqetësuese.

“Largimi i qytetarëve nga Kosova muajve të fundit po merr përmasa shqetësuese, ndërsa qeverisja aktuale po heshtë përball emigrimit masiv. Për të parë nga afër këtë gjendje, kam vizituar disa familje në Komunën e Kamenicës”, ka shkruar Krasniqi.

Read More
TË FUNDIT

Lirohet nga akuza ish-kryeshefi i PTK-së

Lirohet nga akuza ish-kryeshefi i PTK-së

Ish-kryeshefi i Postës dhe Telekomit të Kosovës, Shyqri Haxha është liruar nga akuza se kishte lidhur kontratë të dëmshme sa ishte kryeshef i Postës dhe Telekomit të Kosovës.
“Gjykata në këtë përfundim ka ardhur pasi që duke u bazuar në Ligjin për Prokurim Publik me nr. 2003/17 i vitit 2008, i cili ka qenë në fuqi në kohën e lidhjes se kontratës, me nënshkrimin nga zyrtari i prokurimit të PTK-se dhe përfaqësuesi i ‘Amdocs’ kontrata hynte ne fuqi ndërsa nënshkrimi nga kryeshefi Shyqri Haxha nuk kishte kurrfarë detyrimi për PTK-në.”-thuhet në Aktgjykim.

Në fjalën e tij në seancën e fundit, Haxha ka deklaruar se ndaj tij është bërë përndjekje politike.

Pas pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar, palët kanë të drejtë ankesa brenda 30 ditë përmes kësaj Gjykate në Gjykatën e Apelit.

Read More
TË FUNDIT

Momenti kur Musliu shkaktoi të qeshura mbrëmë në Kuvend: Dreqi të hangtë Albin, nuk e le asnjë qershi pa e hangër

Momenti kur Musliu shkaktoi të qeshura mbrëmë në Kuvend: Dreqi të hangtë Albin, nuk e le asnjë qershi pa e hangër

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë vazhduar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme seancën e cila ishte ndërprerë gjatë ditës në ora 16:00, pas largimit të kryeministrit Albin Kurti nga seanca.
E në vazhdimin e seancës që filloi prej orës 22:00, ishte deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ajo e cila nuk kurseu nga kritikat kryeministrin Kurti, të cilin edhe e imitoi për kohën sa Kurti ishte në opozitë, duke shkaktuar të qeshura në Kuvend.

Musliu i ka kujtuar Kurtit kohën kur si opozitë kritikonte Qeveritë e kaluara për mbajtjen e seancave të Kuvendit në orët e vona të mbrëmjes.

“A pot kujtohet Albin kur vishe edhe i qojshe krahtë si shqiponje në atë kohë, thojshe po mani seanca natën, po tuteni prej popullit, prej kujt po ikni. Çka po bën sot ti Albin? Dreqi të hangtë, nuk e le asnjë qershi pa e hangër”, është shprehur Musliu.

Të qeshurës pas fjalëve të Musliut nuk ka ..

Read More
TË FUNDIT

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë: Asociacioni sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë: Asociacioni sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Marrëveshja që është derivat i propozimit franko-gjerman e për të cilën Kosova dhe Serbia u dakorduan të hënën e 27 shkurtit, sipas Shefit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomasz Szunyog, do të sjellë rezultate të prekshme si për të dyja vendet ashtu edhe për rajonin edhe Evropën.
Komentet dhe kritikat aktuale për këtë marrëveshje, beson diplomati çek, janë ende të parakohshme, kjo pasi që procesi i negociatave po vazhdon.

“Vura re disa nga komentet. Por përsëri, nga këndvështrimi im, ato komente janë të parakohshme, sepse ne jemi ende në proces negociatash”, ka thënë Szunyog në një intervistë për mediumin serb me seli në Kosovë, Radio Kontakt Plus.

Szunyog duke komentuar çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ka thënë se i njëjti është një obligim ndërkombëtar i Kosovës i cili duhet zbatuar sa më shpejt.

“Edhe te marrëveshja e arritur të hënën, ka një kërkesë specifike për..

Read More