TË FUNDIT

TË FUNDIT

Vrasja e Abit Jasharit në 2019-ën, gjykata merr vendim për dorasin

Vrasja e Abit Jasharit në 2019-ën, gjykata merr vendim për dorasin

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Besnik Shkodra, duke e dënuar me dëninm unik prej 22 vitesh burgim, për vrasjen e Abit Jasharit, në shkurt të 2019-ës në Prishtinë, ndërsa Baki Shkodriqi u lirua nga akuzar për shtytje në vrasje.
Aktgjykimi ndaj dy të akuzuarve, u shpall të premten nga kryetari i trupit gjykues, Kushtrim Shyti, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Sipas aktgjykimit, i akuzuari Besnik Shkodra për veprën penale “Vrasje e rëndë” u dënua me 21 vite burgim, ndërsa për armëmbajtje pa leje me 2 vite burgim. Ndaj tij, u shqiptua dënim unik prej 22 vitesh burgim.

Ndërsa, i akuzuari Baki Shkodriqi (babai i të akuzuarit Besnik), u lirua nga akuza pasi nuk është vërtetuar se i njëjti ka kryer veprën penale që i vihej në barrë.

Sipas këtij aktgjykimi, i akuzuari Besnik Shkodra obligohet që të paguajë shpenzimet procedurale dhe atë shumën prej 200 euro për paushallin gjyqë..

Read More
TË FUNDIT

Prokuroria kërkon paraburgim për 15 të dyshuarit për fajde që u arrestuan dje

Prokuroria kërkon paraburgim për 15 të dyshuarit për fajde që u arrestuan dje

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj pesëmbëdhjetë të pandehurve me inicialet: B.S., F.S., E.S., A.S., L.H., Sh.R., R.A.,M.A., K.G., S.B., A.M.,B.A.,B.O., N.A., dhe Sh.H., të cilët me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për shkak të dyshimit të veprave penale “Fajdeja”, “Shmangia nga tatimi” dhe “Detyrimi”.
Në këtë aksion të Prokurorisë, gjatë kontrollit në objektet e kontrolluara janë gjetur dhe sekuestruar: para, vetura, armë dhe dokumente të ndryshme.

Për aksionin e djeshëm, sot ka dhënë detaje edhe Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.

Sipas njoftimit në raportin 24-orësh të policisë, është bërë e ditur se njësitet policore në koordinim me Gjykatën e Prokurorinë Themelore në Ferizaj, njësitet e ATK-së dhe njësitet e Doganës së Kosovës, kanë kryer ..

Read More
TË FUNDIT

Comodita Home feston 8 vjetorin, me 8 milion klientët e saj!

Comodita Home feston 8 vjetorin, me 8 milion klientët e saj!

Brendi i inovacioneve të gjumit dhe produkteve të shtëpisë Comodita Home, feston 8 vjetorin e saj gjatë gjithë muajit Mars.
Kjo ditëlindje, Comoditen e gjen të lumtur dhe në krye të listës si eksportuesi numër një i dyshekëve në Amerikë dhe Europë, ku tashmë ka prekur dhe tejkaluar edhe numrin e 8 milion njerëzve që e bëjnë gjumin rehat! Nga data 1 deri më 31 Mars, me zbritjen e madhe deri në 70% , të gjithë do të kenë mundësinë e rimodelimit të dhomës së gjumit, ndenjës, dhomën e fëmijëve, kuzhinën dhe banjon, por në prag të pranverës mund të ndërroni edhe pamjen e kopshtit tuaj me produkte të rehatshme dhe cilësore. Nëse keni bërë plane të udhëtoni, linjen Regent të valixheve mos e harroni! Modelet e dyshekëve në Comodita Home të krijuara dhe të testuara nga ekspertë, i gjeni në zbritje si asnjëherë më parë. Dysheku i nënshkruar nga Francesco Totti vjen me ofertën më të mirë, të bashkangjitura +100 € dhurata, ku klienti z..

Read More
TË FUNDIT

Gjendet 19-vjeçarja e zhdukur në Pejë, ishte duke bashkëjetuar me të dashurin e saj

Gjendet 19-vjeçarja e zhdukur në Pejë, ishte duke bashkëjetuar me të dashurin e saj

Policia e Kosovës në Pejë ka bërë të ditur se është gjetur personi i zhdukur për të cilën organet policore kishin kërkuar ndihmën e qytetarëve për ta identifikuar dhe lokalizuar, pasi e njëjta ishte raportuar e zhdukur.
Përmes një njoftimi për media, policia ka bërë të ditur se është gjetur qytetarja Viktorija Gojani, e lindur më 10.05.2003 në Beograd të Serbisë.

Policia e Kosovës ka thënë se gjetja e qytetares është mundësuar pas bashkëpunimit me qytetarë.

Pas shoqërimi në stacion, qytetarja ka deklaruar se është duke bashkëjetuar me të dashurin e saj dhe se nuk ka pasur ndonjë presion. E njëjta me vetë dëshirë është kthyer të bashkëjetojë me të dashurin e saj.

Për të gjitha veprimet e marra është njoftuar Prokurori i Shtetit, ndërsa policia ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

​Osmani: Kosova është në një moment të përcaktimit të së ardhmes energjetike

​Osmani: Kosova është në një moment të përcaktimit të së ardhmes energjetike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim një delegacion të lartë të zyrtarëve e bizneseve të ndryshme amerikane (Partnership Opportunity Delegation-POD) të organizuar nga Zyra e Partneriteteve Globale e Departamentit amerikan të Shtetit.
Në takim me delegacionin e lartë amerikan, presidentja Osmani ka biseduar mbi potencialin e bashkëpunimit ekonomik, rritjen e investimeve amerikane në Kosovë, si dhe fuqinë e re e të kualifikuar punëtore.

Nisur nga interesimi i kompanive për zhvillimet në sektorin e energjisë, presidentja Osmani foli për faktin që Kosova është në një moment të rëndësishëm të përcaktimit të së ardhmes energjetike dhe foli për fokusin e veçantë drejt dekarbonizimit. Ajo potencoi rëndësinë e diversifikimit, si dhe integrimit masiv të burimeve të ripërtëritshme të energjisë, duke garantuar sigurinë e furnizimit dhe zhvillimin e qëndrueshëm të këtij sektori.

Tutj..

Read More
TË FUNDIT

Krasniqi thotë se Qeveria Kurti po heshtë për ikjet e qytetarëve nga vendi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka thënë largimi i qytetarëve nga Kosova muajve të fundit po merr përmasa shqetësuese.

Krasniqi përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka drejtuar akuza akuza ndaj qeverisjes aktuale e cila siç tha ai “po heshtë përball emigrimit masiv”.

Krasniqi po ashtu ka publikuar dhe një video incizim në të cilën shihet se ka vizituar disa familje në Komunën e Kamenicës të cilët shprehën shqetësimet e tyre për ikjet e më të dashurve të tyre jashtë vendit.

“Largimi i qytetarëve nga Kosova muajve të fundit po merr përmasa shqetësuese, ndërsa qeverisja aktuale po heshtë përball emigrimit masiv.
Për të parë nga afër këtë gjendje, kam vizituar disa familje në Komunën e Kamenicës. Ju ftoj ta ndiqni videon dhe ta shpërndani”, ka shkruar Krasniqi.

Read More
TË FUNDIT

Lavrov: Serbët po mashtrohen për AKS-në siç po mashtrohet Rusia me marrëveshjen e Minskut

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov krahasoi problemet perëndimore në Kosovë me qasjen në zbatimin e Marrëveshjes së Minsk për Ukrainën.

“E njëjta histori: Mashtrimi i serbëve në lidhje me asociacionin e komunave [me shumicë, shën.red.] serbe, mashtrimi i Rusisë në lidhje me marrëveshjet”, tha ai në New Delhi, ku po merr pjesë në takimin e shefave të diplomacive të shteteve të 20 ekonomive më të mëdha botërore (G20), ka njoftuar agjencia ruse e lajmeve RIA, transmeton Klankosova.tv.

Lavrovi tha se vendet perëndimore nuk do të zbatonin marrëveshjet e Minskut dhe se ata nuk kanë ndërmend të zbatojnë as marrëveshje që lidhen me serbët në Kosovë.

Siç tha ai, nënshkruesit e marrëveshjeve të Minskut kanë pranuar hapur se këto marrëveshje ishin të nevojshme për të përgatitur luftën kundër Rusisë. /Klankosova.tv

Read More
TË FUNDIT

Çmimet e importit shënojnë ngritje

Çmimet e importit shënojnë ngritje

Indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit në Kosovë u ngrit për 1.0 për qind në tremujorin e katërt të vitit 2022, krahasuar me periudhën e njëjëtë të vitit të kaluar.
Në njoftimin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës për Indeksin e Çmimeve të Importit, thuhet se ngritje më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishin te: letra dhe artikujt prej saj 9.4 për qind, druri dhe artikujt prej tij 6.0 për qind, produktet bimore 5.8 për qind, artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit 4.1 për qind.

“Produktet e industrive kimike shënuan ngritje 3.4 për qind, shtazët e gjalla dhe produktet e shtazëve 2.7 për qind, mjetet e transportit 2.5 për qind. Edhe pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike u ngriten 1.9 për qind, artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani 1.3 për qind, lëkura dhe artikujt prej saj 1.3 për qind, tekstili dhe artikujt e tekstilit 1.1 për qind, këpucët 1.0 për qind, dhe instrumentet optike, fotografike, matës..

Read More
TË FUNDIT

​Rashiq: Marrëveshja Kosovë-Serbi është e mirë

​Rashiq: Marrëveshja Kosovë-Serbi është e mirë

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka thënë se marrëveshja e dakorduar në parim mes Kosovës dhe Serbisë, më 27 shkurt në Bruksel është e mirë.
Mirëpo ai tha se e njëjta duhet të nënshkruhet dhe në bazë të këtyre rrethanave mund të përcaktohet edhe pjesëmarrja apo jo e Listës Serbe në zgjedhjet në veri në muajin prill.

“Marrëveshja është e mirë. Në veçanti mos të hymë në detaje tjera, por kur thuhet se dy anët do të përpiqen mos të veprojnë në mënyrë radikale, ekstreme apo çfarëdo qoftë, por vetëm kjo të rregullohet me negociata. Mendoj se në përgjithësi populli i Kosovës do të përfitojë vetëm prej pikës së marrëveshjes dhe duhet të shpresojmë se mos të krijohet ndonjë mundësi për konflikt”, tha ai.

Në konferencë për medie të premten, Rashiq foli edhe për nenin shtatë të ujdisë së propozuar nga Bashkimi Evropian, por tha se deri tani nuk e di se si do të determinohet termi ‘vetëqeverisje’, të komunitetit serb në Kosovë.

“M..

Read More
TË FUNDIT

Në Kosovë nuk ka raste të konfirmuara me fruth

Në Kosovë nuk ka raste të konfirmuara me fruth

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar të premten se në Kosovë nuk ka për momentin raste të konfirmuara me fruth.
Në komunikatën për media thuhet se duke marrë parasysh që raste të kësaj sëmundje së fundi janë regjistruar në shtete të ndryshme të botës, por dhe në vendet e rajonit, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës, u bën thirrje prindërve që të respektojnë kalendarin e rregullt të vaksinimit në Kosovë dhe t’i vaksinojnë fëmijët e tyre kundër kësaj sëmundjeje.

“Në Kosovë nuk ka për momentin raste të konfirmuara të fruthit. Vaksinimi i rregullt bëhet çdo ditë në njësitë e vaksinimit në çdo komunë. Në kuadër të Programit të Zgjeruar të Imunizimit në Kosovë, prej vitesh është e përfshirë edhe vaksina kundër Fruthit, që jepet së bashku me vaksinën kundër Parotitit dhe Rubellës”, thuhet në komunikatë.

Sipas MSh-së, fruthi është sëmundje virale shumë ngjitëse dhe e rëndë, që shkaktohet nga një virus i familjes Paramyxoviridae..

Read More