TË FUNDIT

TË FUNDIT

“Forumi Shqiptar” triumfon në zgjedhjet në Tuz

“Forumi Shqiptar” triumfon në zgjedhjet në Tuz

Koalicioni “Forumi Shqiptar” i kryesuar nga Nik Gjeloshaj ka siguruar 18 mandate nga 32 në zgjedhjet lokale të zhvilluara sot në Tuz.
Fitorja është pritur me festë dhe entuziazëm nga mbështetës të shumtë, të cilët kanë pritur deri në fund numërimin e votave.

Në koalicionin “Forumi shqiptar” të udhëhequr nga Alternativa Shqiptare e kryetarit aktual të komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, bëjnë pjesë edhe Lidhja Demokratike e Shqiptarëve, Unioni Kombëtar Shqiptar dhe Lidhja Demokratike në Mal të Zi.

Zgjedhjet e së dielës janë të dytat që nga ndarja e kësaj bashkësie lokale nga komuna e Podgoricës në vitin 2018./Euronews.al

Read More
TË FUNDIT

67 vjeçari gjendet pa shenja jete në banesën e tij në veri të Mitrovicës

67 vjeçari gjendet pa shenja jete në banesën e tij në veri të Mitrovicës

Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.
Sipas të dhënave të para bëhet fjalë për një person të moshës 67 vjeçare.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së sotme në veri të Mitrovicës.

Kjo është konfirmuar edhe nga zëvendësdrejtori rajon i Policisë së Kosovës për veriun, Besim Hoti.

Hoti theksoi se në trupin e viktimës nuk janë vërejtur shenja të dhunës.

“Besohet se vdekja është natyrale. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, tha Hoti.

Gjithashtu ai theksoi se Policia është duke hetuar rastin./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Kamberi: Familja Jashari do të bëhej familje e çdo shqiptari

Kamberi: Familja Jashari do të bëhej familje e çdo shqiptari

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi në 25 vjetorin e rënies së familjes Jashari, ka shkruar se Prekazi do të shndërrohej në simbolin e përjetshëm të sakrificës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
“5 Marsi më kurrë nuk do të ishte i njëjtë e Prekazi do të shëndrrohej në simbolin e përjetshëm të sakrificës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Familja Jashari do të bëhej familje e çdo shqiptari gjithëandej. Sot, 25 vjet më parë. Sot e përgjithmonë. Lavdi të gjithë dëshmorëve të rënë. Lavdi familjes emblematike Jashari”, ka shkruar ai.

Read More
TË FUNDIT

Në sheshin “Skënderbeu” vendoset një baner me përshkrimin e historisë së Jasharajve

Në sheshin “Skënderbeu” vendoset një baner me përshkrimin e historisë së Jasharajve

Për nderë të Epopesë së UÇK-së, sheshi i Prishtinës është mbushur me flamuj kombëtarë e shtetërorë derisa një baner i madh me historinë e familjes Jashari është vendosur në sheshin “Skënderbeu”.
Zejnepe Shala Krasniqi nga Prishtina po u shpjegonte fëmijëve të saj historikun e familjes Jashari dhe flijimin e tyre për lirinë e Kosovës. Këtë rrëfim po u përcillte fëmijëve teksa po shikonte banerin e vendosur nga komuna e Prishtinës në sheshin Skënderbeu e ku përshkruhet historia e familjes Jashari ndër vite.

“Unë e vlerësoj jashtë mase se këta janë që ne sot jemi në liri. Sot na e gëzojmë lirinë me fëmijët tonë brez pas brezi. Kjo është një mrekulli”, shprehet Zejnepe Shala Krasniqi, qytetare e Prishtinës.

Edhe qytetarë të tjerë teksa po shihnin banerin vlerësuan se historia e sakrificës së familjes Jashari nuk duhet harruar asnjëherë.

“Është shumë ide e mirë dhe kishte me qenë mirë nëse ka iniciativa..

Read More
TË FUNDIT

Çfarë saktësisht po ndodhë me normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi?

Çfarë saktësisht po ndodhë me normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi?

Normalizimi i marrëdhënieve Kosove-Serbi po shihet si nevojë urgjente nga njohës të politikës në Beograd, për ta ruajtur stabilitetin në Ballkan pas agresionit rus kundër Ukrainës.
Kosova dhe vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë po shihen si pengesa për Serbinë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. Njohës të zhvillimeve politike në Beograd vlerësojnë se BE-ja dhe Amerika kërkojnë një udhërrëfyes në lidhje me planin evropian, qe te mund te arrihet deri në prill.

Sipas tyre, sapo Serbia dhe Kosova të bien dakord për një agjendë të qartë çështja e sanksioneve do të vendoset në tryezë.

Boris Varga, Politolog mendon se ulja në dy karrige është një lojë politike e Beogradit për ta shtyrë disi zgjidhjen e çështjes së Kosovës në plan të dytë.

Megjithatë, sipas tij, tashmë e dimë se që nga vjeshta ka filluar iniciativa perëndimore për zgjidhjen e çështjes se Kosovës si bazë për stabilitetit në Ballkan.

“ Nëse ishte kon..

Read More
TË FUNDIT

Gjilani, qyteti me ndotjen më të madhe

Gjilani, qyteti me ndotjen më të madhe

Gjilani ka dal të jetë qyteti më i ndotur gjatë muajit janar, pasi numri i ditëve me tejkalime për grimcat e suspenduara PM10 (µg/m3), është 10. E një më pak ka Prishtina.
Ndotja e ajrit e shkaktuar nga grimcat shkakton probleme në mushkëri, zemër dhe traktin e qarkullimit të gjakut, veçanërisht sëmundjet e frymëmarrjes.

Kurse, me nga tetë ditë tejkalime gjatë muajit janar janë Obiliqi, Peja, Mitrovica. Kurse, 6 ditë një pjesë e Prishtinës dhe Peja.

Këto qytete janë të ndotura edhe me lloje të tjera të grimcave që janë të dëmshme për shëndetin.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) bënë monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përmes Rrjetit Nacional për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit. Rrjeti Nacional i Monitorimit të Cilësisë së Ajrit është i përbërë nga 12 stacione automatike fikse dhe një stacion automatik mobil.

Shpërndarja e stacioneve dhe përzgjedhja e lokacioneve monitoruese është bërë konfo..

Read More
TË FUNDIT

Veliu: Prej dy vjetësh kryetari i Podujevës vazhdon të qeverisë përmes skandaleve, qytetarët duhet t’i thonë ndal

Veliu: Prej dy vjetësh kryetari i Podujevës vazhdon të qeverisë përmes skandaleve, qytetarët duhet t’i thonë ndal

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu është deklaruar në lidhje me qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë.
Veliu tha se Vetëvendosje “pushtetin e morën nga rruga, prandaj qeverisin me logjikën dhe formulën e rrugës”.

Sipas tij prej dy vitesh, kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi vazhdon të qeverisë përmes skandaleve.

Veliu tha se përplasja e vazhdueshme me anëtarët e ekzekutivit, ngarkim-shkarkimet e drejtorëve më nuk përbëjnë lajm në qeverisjen e kësaj komune, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, qytetarëve nuk iu desh shumë që ta kuptojnë se Podujeva ka rënë në duart e një mashtruesi, që e ka të vështirë të konsolidojë grupin dhe se prandaj çdo ditë shqelmon drejtorë, që mund t’i bëhen pengesë e lojërave të pista dhe abuzive me pushtetin.

Postimi i plotë:

Pushtetin e morën nga rruga, prandaj qeverisin me logjikën dhe formulën e rrugës.

Për më..

Read More
TË FUNDIT

Kuvendi nesër me seancë solemne, para deputetëve flasin presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti

Kuvendi nesër me seancë solemne, para deputetëve flasin presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti

Kuvendi i Kosovës nesër do të zhvillojë seancë solemne për nder të 25 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Seanca pritet të nis në ora 12:00.

Me këtë rast para deputetëve do të flasë presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

“Në orën 12:00, Presidentja Osmani merr pjesë dhe mban fjalim në Seancën Solemne të Kuvendit të Republikës së Kosovës, me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së”.

Po ashtu deputetëve dhe të pranishmëve nesër pritet t’u dhjetohet dhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, transmeton lajmi.net.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në seancën solemne për shënimin e 25-vjetorit të Epopesë së U Ç K-së”./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Familja Jashari që dha shumë për lirinë dhe ushtarët e Kosovës që po e jetësojnë këtë liri

Familja Jashari që dha shumë për lirinë dhe ushtarët e Kosovës që po e jetësojnë këtë liri

Prekazi padyshim se do të mbetet përherë një nga vendet më historike. Sot është shënuar edhe 25 vjetori i rënies historike të familjes Jashari.
Prekazi historik si edhe çdo vit tjetër sot është vizituar nga qytetarë të shumtë.

Padyshim se sakrifica e familjes Jashari do të duhet të kujtohet nga secila gjeneratë në vend, e të mos harrohet nga brezi në brez.

Nderime të shumta janë bërë sot edhe nga figura të rëndësishme të vendit.

Ndërsa në mesin e shumë fotografive të cilat kanë qarkulluar gjatë ditës është edhe një e realizuar ku vëllai i heroit Adem Jashari, Rifat Jashari përqafon njërin prej ushtarëve të Kosovës.

Sigurisht se për Jasharin, familjen e tij dhe çdo qytetarë të vendit, Ushtria e Kosovës do të thotë shumë./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Daut Haradinaj: E padrejtë mungesa e Nasimit në varrimin e vëllait

Daut Haradinaj: E padrejtë mungesa e Nasimit në varrimin e vëllait

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Daut Haradinaj, e ka quajtur të padrejtë mungesën e Nasim Haradinajt, në varrimin e vëllait të tij, Agronit.
Daut Haradinaj tha se nderimin që populli ia bënë Agron Haradinajt, është që dëshmi që ai ishte vlerë, transmeton lajmi.net.

“Nderimi që të bën populli, është dëshmi që ti je vlerë. E padrejtë mungesa e Nasimit, por mijëra të tjerë e përmbushën mungesën e tij.

Pusho në paqe me shumë dëshmorë që i pate përkrah!”, është shprehur Daut Haradinaj.

Ndryshe Nasim Haradinaj varrimin e vëllait arriti që ta përcjellë vetëm përmes një lidhje direkte, por ai nuk është lejuar që të marrë pjesë në varrim.

Nasim Haradinaj vazhdon të mbahet në burg, në kuadër të gjykimeve të Speciales./Lajmi.net/

Read More