TË FUNDIT

TË FUNDIT

Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale me diell.
Sipas institutit, vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu të intensitetit të dobët, ndërsa në viset malore reshjet parashihen të jenë të intensitetit mesatar.

Temperaturat minimale pritet të sillën ndërmjet -1 dhe 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale ndërmjet 10 dhe 12 gradë Celsius.

“Parashihet të fryjë erë nga jugu dhe juglindja me shpejtësi 1-9m/s”, thuhet në njoftim.

Read More
TË FUNDIT

“Karrota” për Serbinë që ta pranojë planin franko-gjerman, raportohet për 2.7 miliardë euro

Beogradi dhe Prishtina së shpejti duhet të deklarojnë nëse dhe si do ta zbatojnë planin evropian për që u pranua por nuk u nënshkrua në Bruksel. Pas disa muajsh duket se Beogradi ka një “karotë” në duar, por Perëndimi është gati të përdorë “shkopin” nëse diçka nuk shkon sipas planit. Shkruan portali serb nova.rs.

Gjegjësisht, presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti janë takuar të hënën në Bruksel dhe përfundimi është i qartë – të dyja palët e kanë pranuar propozimin evropian.

Sipas Kurtit, ai ka dashur ta nënshkruajë marrëveshjen, ndërsa Serbia jo, gjë që e ka konfirmuar edhe përfaqësuesi i Serbisë.

Siç pretendon Vuçiq, “diçka” do të duhet të nënshkruhet deri më 24 mars, dhe partnerët perëndimorë vlerësuan procesin e dialogut dhe bënë thirrje për përshpejtim shtesë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve

Me këtë rast për “Beogradin e bindur” është përgatitur një shpërblim në formën e investimeve në vlerë prej 2.7 miliardë euro.

Sipas portalit Nova..

Read More
TË FUNDIT

“Grupi i Kumanovës” s’kanë përgjigje në kërkesën për transferim në Kosovë (VIDEO)

Enver Hoxha i njohur si Klein i “Grupit të Kumanovës”, thotë se ka bërë kërkesë për të pasur shtetësinë e Kosovës mirëpo e njëjta i është refuzuar nga ambasada e Kosovës në Maqedoninë e Veriut, sipas tij arsyeja e refuzimit ka qenë dënimi për veprën penale që ka. Ndërkohë institucionet e Kosovës kanë thënë se i njëjti nuk ka bërë kërkesë për të pasur shtetësi kosovare.

Janë të dënuar me burgim të përjetshëm, e shpresat për liri i kanë të pakta.

Mirëpo, “Grupi i Kumanovës”, të cilët vuajnë dënimin në burgun e Idrizovës në Maqedoninë e Veriut, kanë një kërkesë nga shteti i Kosovës pasi që shumica prej tyre vijnë nga treva të ndryshme të saj.

Këta kërkojnë që të transferohen në vendlindje për të vuajtur dënimin. Për këtë gjë, kërkesat i kanë dërguar edhe në institucionet të Maqedonisë së Veriut.

E këtë e konfirmon edhe Agim Nuhiu që deri para pak ditësh e mbante pozitën e zëvendësministrit të Drejtësisë.

“Janë deponuar kërkesat nga ana e te burgosurve të “Lagjes se trimave” në Kumano..

Read More
TË FUNDIT

​Haradinaj uron shqiptarët e Tuzit: Morën atë që u takon, fitoren në vendin e tyre

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka uruar shqiptarët e Tuzit pas fitores të Forumit Shqiptar.

Haradinaj ka thënë se kjo është një datë e rëndësishme sepse shqiptarët morën atë që u takon.

“Urime shqiptarëve të Tuzit që në një datë kaq të rëndësishme, morën atë që u takon, fitoren e tyre në vendin e tyre”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Në komunën e Tuzit në Mal të Zi, u mbajtën këtë të dielë zgjedhjet për pushtetin vendor.

30 vendvotime janë hapur që në orën 7 të mëngjesit dhe të drejtë vote kishin mbi 12.000 votues ndërsa pjesëmarrja në votime ishte 63.82%, dhe sipas përfaqësueseve të Komisionit Zgjedhor Komunal, ata u zhvilluan të qeta.

Në përfundim të numërimit rezultoi një tjetër fitore historike e “Forumit Shqiptar”, i cili ka arritur të sigurojë 18 mandate në Kuvendin e Komunës së Tuzit, osë shumicë absolute.

Read More
TË FUNDIT

Krahas pagave e mëditjeve, deputetët shpenzuan edhe 16 mijë e 140 euro për mbushje telefoni

Krahas pagave e mëditjeve, deputetët shpenzuan edhe 16 mijë e 140 euro për mbushje telefoni

Pos pagës, deputetët e anëtarët e tjerë të Kuvendit, marrin edhe shtesa për shërbime të ndryshe.
Vetëm për shërbime telefoni, sipas një liste të shpenzimeve të siguruar nga TV Dukagjini, gjatë vitit të kaluar janë shpenzuar mbi 16 mijë euro.

Qytetarëve kjo shumë u duket e tepruar, derisa tregojnë se sa shpenzojnë ata mesatarisht për telefon.

Nga 80 euro mbushje telefoni i kishin shkuar në janar e shkurt, por pas këtij muaji, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, nuk ishte kompensuar asnjë cent për thirrjet e mesazhet e tij.

Por kolegë të tij, për çdo muaj kanë vazhduar të marrin mbushje telefonike.Për shembull, Mimoza Kusari-Lila, për çdo muaj ka marrë nga 60 euro për telefon, duke qenë anëtare e kryesisë së Kuvendit, sikur janë kompensuar edhe kolegët e saj Abelard Tahiri nga PDK, Arben Gashi nga LDK dhe Besnik Tahiri nga AAK dhe Enis Kervan nga grupi parlamentar Multietnik.

Në total, secil..

Read More
TË FUNDIT

Rrëfimi i Valdet Jasharit, më 1998 humbi 11 anëtarë të familjes, derisa vetë mbeti me 11 plagë në trup

Rrëfimi i Valdet Jasharit, më 1998 humbi 11 anëtarë të familjes, derisa vetë mbeti me 11 plagë në trup

Dëshmi në trup bart edhe një pjesëtar i FSK-së, i cili është nga Prekazi dhe pjesëtar i familjes Jashari. Valdet Jashari, i cili për 25 vjet veshi uniformë ushtarake, në ofensivën e 5, 6 dhe 7 marsit të vitit 1998 humbi 11 anëtarë të familjes, derisa vetë mbeti me 11 plagë në trup.
Ai rrëfen takimin e fundit me komandantin Adem Jashari. Për 25 vjet, veshi disa uniforma ushtarake. Fillimisht atë të UÇK-së, pastaj të TMK-së e tani vazhdon me uniformën e Ushtrisë së Kosovës, atë të FSK-së.

Valdet Jashari nga Prekazi në trup ka edhe 11 plagë që i mbetën nga ofensiva e 5, 6 dhe 7 marsit nga e cila iu vranë edhe 11 anëtarë të familjes.

Ai rrëfen këtë ofensivë dhe takimin e fundit me komandantin Adem Jashari më 4 mars të vitit 1998.

“Tha isha me i pa te plagosurit që janë plagos me 27 shkurt në luftën e Likoshanit dhe Qirezit, aty komandanti na dha armatim e municion që ia kishin dhënë ..

Read More
TË FUNDIT

Ish-zëdhënësi i NATO-s: Asociacioni mund të bëhet pa e rrezikuar sovranitetin e vendit

Ish-zëdhënësi i NATO-s: Asociacioni mund të bëhet pa e rrezikuar sovranitetin e vendit

Me datën 27 shkurt në Bruksel, delegacioni kosovar dhe ai serb u pajtuan për një marrëveshje të mbështetur nga Bashkimi Evropian, që ka për synim normalizimin e raporteve mes të dyja vendeve.
Ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë luftës në Kosovë, Jamie Shea, vlerëson se kjo është një marrëveshje shumë e rëndësishme për të ardhmen e të dyja vendeve.

Megjithatë ai thotë se duhet pritur për formën se si do të gjejë zbatim kjo marrëveshje.

“Unë mendoj se është një marrëveshje shumë e mirë për të dyja palët për të ecur para. Shtetet do të respektojnë në mënyrë reciproke dokumentet, simbolet kombëtare, dhe integritetin territorial. Një tjetër element shumë i rëndësishëm i kësaj marrëveshje është e drejta për vetëvendosje, kjo pikë veçanërisht është shumë e rëndësishme për Kosovën. Edhe në aspektin ekonomik parashihet që Kosova dhe Serbia të ndërveprojnë në fusha të ndryshme, dhe kjo ndihmon në normalizimin e p..

Read More
TË FUNDIT

Prishtinë/ Arrestohen pesë persona të përfshirë në rrahje, sekuestrohen dy armë

Prishtinë/ Arrestohen pesë persona të përfshirë në rrahje, sekuestrohen dy armë

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 13:00, kanë pranuar informatën për një përleshje fizike në rrugën “Basri Canolli” në Prishtinë, ku kanë qenë të përfshirë pesë persona.
Sipas Policisë, në këtë rast, janë lënduar të gjithë personat e përfshirë.

“Personat e lënduar pas trajtimit të nevojshëm mjekësor dhe intervistimit nga ana e policisë me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën pjesëmarrje në rrahje. Njëri nga personat e dyshuar, ngarkohet edhe me veprën Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve, pasi në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie armë, një pistoletë, dy karikatorë, 63 fishekë etj”, thuhet në njoftim.

Read More
TË FUNDIT

Zgjerimi i rrugës Prishtinë-Mitrovicë, problemi që po zgjatet tash e 10 vite

Zgjerimi i rrugës Prishtinë-Mitrovicë, problemi që po zgjatet tash e 10 vite

Rruga nga kryeqyteti drejt Mitrovicës tash e 10 vjet është bërë problem qarkullimi për qytetarët që e frekuentojnë.
Teksa punimet për zgjerimin e saj nuk arritën të kryheshin për një dekadë, së fundmi është anuluar kontrata e një kompanie që po kryente punimet në zgjerim.

Por nga Ministria e Infrastrukturës nuk kanë dhënë detaje nëse do të ketë një zgjidhje të shpejtë e cila do të përmbyllte odiseadën e kësaj magjistrale.

41 kilometra e ndajnë Prishtinën me Mitrovicën. Por magjistralja që lidh dy qytetet tash e sa vjet është shndërruar në një rrugë të vështirë, sidomos për ata që udhëtojnë çdo ditë andej. Zgjerimi i saj nisi vite më parë por ende nuk po e sheh fundin.

Tabela e vendosur në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë sinjalizon për punime në rrugë. Por në fakt ato janë ndalur.

“Siç po e shihni edhe ju, ka vite qe u nis kjo rruge. Tash e kemi kuptuar që edhe kontrata është ndërprerë për këto punime. V..

Read More