TË FUNDIT

TË FUNDIT

Camaj: Njohja nga Serbia do të jetë pikë kyçe në bisedime

Pashko Camaj, shef i kabinetit nga shoqata “Vatra” në Amerikë, deklaroi se i përcjellin me kuriozitet të madh zhvillimet politike në Kosovë, gjegjësisht në raport me Serbinë.

Siç u shpreh në emisionin “Edicioni Special”, është koha që në Kosovë të merremi edhe me gjëra që janë më jetësore, sepse siç tha, është zgjatur shumë procesi i bisedimeve me Serbinë dhe se duhet të vijmë deri te njëfarë reciprociteti .

“Njohja nga Serbia do të jetë një pikë kyçe në vazhdimësi. Të arrijmë deri në një rezultat që është i pranueshëm nga të gjithë ne kombi shqiptar”.

“Si përfaqësues i federatës Vatra, mbesim me shpresë që edhe opozita dhe pozita në Kosovë të bien në një dakordim që ky është një rezultat i vetëm dhe siguria rajonale që premton një të ardhme të mirë të Kosovës, se kjo fazë duhet të përfundojë sa më parë dhe sa më pozitive për gjithë aktorët politikë, e veçanërisht popullit të Kosovës”.

Ndërkaq lidhur me Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe, Camaj vlerëson se nëse është në mirëk..

Read More
TË FUNDIT

Kush e lajmëroi Rifat Jasharin në vitin 1991, i cili erdhi fshehtas nga Gjermania?

Avokati Gazmend Halilaj thotë se sabotimi i Adem Jasharit në luftë duhet të konsiderohet si ‘krim lufte’.

Halilaj përmes një postimi në Facebook, tregon se në vitin 2000 së bashku me Rifat Jasharin, me një shati i cili bishtin e kishte të thyer janë munduar që të rregullojnë varrezat në Prekaz, përcjell Bota Sot.

Sipas tij, aty afër me xhipa të zi janë sillur disa komandantë ‘pa pikë turpi’.

Halilaj në këtë postim ka bërë edhe disa pyetje.

Ai pyet se kush e kishte lajmëruar Rifat Jasharin i cili fshehtas nga Gjermania kishte ardhë në Kosovë, e këtë info e kishte vetëm rrethi i ngushtë?

Tutje ai pyet se, “Kush e lajmëroi edhe mos prezencën e Ademit e Hamzës, në sulmin që iu bë familjes në janar-1998 e që Baci Shaban luftoi thuajse i vetëm”?

Më poshtë shkrimi i plotë:

SABOTIMI I ADEM JASHARIT DUHET TË KONSIDEROHET “KRIM LUFTE”

Viti 2000.

Me Bacin Rifë, me një shati me bisht të thyem u munduam m’i drejtue do dërrasa të varrezave të Bacës Shaban, Hamzës me gjoks të Mic Sokolit etj..

Read More
TË FUNDIT

Ky është serbi i arrestuar si i dyshuar për krime lufte në Kosovë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka njoftuar opinionin publik se në bashkëpunim me Njësinë për Hetime të Krimeve të Luftës në kuadër të Policisë së Kosovës, ka arrestuar sot një serb.

Mësohet se bëhet fjalë për serbin Zlatan Arsiq, 45 vjeçar, nga fshati Hajnoc i Kamenicës. Arsiq u arrestua në pikën kufitare Dheu i Bardhë.

Për çka dyshohet Arsiq?

Prokuroria Speciale e Kosovës ka thënë se Zlatan Arsiq dyshohet se gjatë periudhës së luftës në Kosovë, konkretisht në muajin mars 1999, në stacionin policor në Kamenicë në cilësinë e personit zyrtar dhe në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të policisë serbe, i uniformuar dhe armatosur, fillimisht kishte rrahur të dëmtuarin me inicialet B.M, me shufra gome dhe shqelma, duke e torturuar në mënyrë çnjerëzore, maltretuar dhe duke i shkaktuar lëndime të rënda, trauma dhe pasoja në shëndet dhe duke e kanosur seriozisht për jetë për një orë e gjysme, veprime këto të sanksionuara sipas ligjeve vendore, zakoneve të luftës dhe Konventav..

Read More
TË FUNDIT

Latifi: Asociacioni është në planin evropian, ai s’është hajgare – është autonomi

Latifi: Asociacioni është në planin evropian, ai s’është hajgare – është autonomi

Profesori universitar, Blerim Latifi, ka thënë se zbatimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është në Planin Evropian.
Ai thotë se aplikimi i modeleve evropiane në Asociacion është i pamundur. Ai thotë se Kosova ka të bëjë me Serbinë në këtë çështje e jo me vende skandinave apo Gjermaninë.

“Kemi të bëjmë me Serbinë jo Skandinavinë, Asociacioni nuk është hajgare. Është autonomi. Bile ju në VV keni pasur dëshirë ta quani “Zajednicë”, bo vaki na del “Oblast”, tha ai.

“Oblasti” është një lloj ndarje administrative brenda disa zonave sllave, Perandorisë Ruse dhe Bashkimit Sovjetik; ai vazhdon të përdoret në Rusi dhe në disa shtete post-Perandorake/Sovjetike. Termi oblast nuk ka përkufizim universal ose krahasim të saktë, por nënkupton një zonë me autonomi të zgjeruar, ndërsa Rusia e shfrytëzon për pushtime në shtete tjera.

Read More
TË FUNDIT

Shkolla e 300 mijë eurove në Istog që u shndërrua në stallë të deleve

Shkolla e 300 mijë eurove në Istog që u shndërrua në stallë të deleve

Hiç më pak se 300 mijë euro nga fondi i 3 % ndau qeveria e përkohshme e Bujar Bukoshit për ndërtimin e kësaj shkolle në fshatin Kashicë të Istogut.
Shkolla e ndërtuar më 2004 u mbyll vetëm pesë vjet më vonë, me arsyetimin se ka mungesë të nxënësve, raporton Kiks Kosova.

Nxënësit e këtij fshati tash vijojnë mësimet në shkollat e fshatrave Banjë dhe Saradran, rreth 5 km larg. Ndërsa, vendin e tyre e zunë delet.

Behlulaj, i cili tha se këtë shkollë e ka vizituar dy javë më parë, zotohet se në këtë objekt nuk është asnjë gjurmë e bagëtive.

Mirëpo, kështu nuk tregon objektivi i kamerës së Kiksit. Ekipi i emisionit ka shkuar në këtë shkollë dhe ka parë nga afër gjendjen e mjerueshme, në të cilën është katandisur ky objekt.

Shkollës fantazmë nuk i ka mbetur asnjë derë ose xham pa u dëmtuar, ndërsa dyshemeja është e gjitha e mbuluar nga plehu i deleve.

Banorët e këtij fshati, të cilët refuzuan të flasin para kamerës, ..

Read More
TË FUNDIT

Sveçla reagon për arrestimin e serbit: Krimet as nuk i harrojmë e as nuk i falim

Sveçla reagon për arrestimin e serbit: Krimet as nuk i harrojmë e as nuk i falim

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, reagoi pas njoftimit për arrestimin e një serbi të dyshuar për krime lufte në Kamenicë. Sveçla u shpreh se krimet që janë kryer gjatë luftës në Kosovë as nuk i harrojmë e as nuk i falim.
“Drejtësia për secilin akt ç’njerëzor ndaj popullatës së pafajshme është e pashmangshme”, shkroi Sveçla.

Ministri i Brendshëm shtoi se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë dhe ky është një fakt i njohur botërisht.

“Kryesit e akteve kriminale ndaj popullatës së pafajshme nuk janë dënuar asnjëherë për këto krime ose janë dënuar minimalisht. Teksa ne e kemi të freskët dhimbjen për secilin qytetar të shtypur, të keqtrajtuar, të dëbuar, të masakruar e të zhdukur, drejtësia është domosdoshmëri. Është e vonuar por është e pashmangshme”, vijoi Sveçla.

Prokuroria Speciale njoftoi se i pandehuri Z.A., i arrestuar sot, dyshohet se gjatë periudhës së luftës në Kosovë, konkretisht në muajin mars ..

Read More
TË FUNDIT

Musliu e quan “rrugaç” Kurtin: S’dua ta kem kryeministër

Musliu e quan “rrugaç” Kurtin: S’dua ta kem kryeministër

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, pati sonte shumë kritika për kryeministrin Albin Kurti.
Ajo madje tha se nuk e do një kryeministër që ka pasur sjellje të ashpra sa ishte në opozitë, duke e quajtur kështu edhe “rrugaç”.

“Ta krahasojmë një njeri që plagos policinë, djeg institucionet, që e rreh ambasadoren amerikane, e grushton, me Albinin sot si kryeministër i cili ka harruar që i ka akuzuar më herët kryeministrat se pse kanë vendosur kravata, pse kanë shëtitur me xhipa, pse kanë pasur truproje të gjitha këto elemente kanë pjesë e protokollit”, thotë Musliu.

“Unë nuk dua që Albin Kurtin ta kem kryeministër me ato sjellje që i ka pasur si opozitar, se unë nuk e dua një kryeministër rrugaç për shtetin tim”, është shprehur Musliu në Rubikon.

Read More
TË FUNDIT

U mbajt Nata e Zjarreve në Prekaz, përfundon Epopeja e UÇK-së

Në kuadër të shënimit të “Epopesë së UÇK-së”, sonte në Prekaz u mbajt manifestimi tradicional “Nata e Zjarreve”.

Përmes ndezjes së flakadanëve të lirisë u përkujtua sakrifica e komandatit Adem Jashari dhe e familjes së tij. Në këtë manifestim tradicional mori pjesë një numër i madh i qytetarëve.

Pas ndezjes së flakadanëve, në sheshin e Skenderajt po mbahet program artistik.

Manifestimi gjithëpopullor “Epopeja e UÇK-së” ka nisur më 5 mars (e diel) dhe zgjati deri sonte (e martë), kur përfundoi me manifestimin “Nata e Zjarreve”.

Më 5 mars janë bërë 25 vjet nga rënia e komandantit legjendar, Adem Jashari, familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë. Mirëpo, çdo përvjetor Adem Jasharin e bënë më të lavdishëm në historinë e kombit tonë. Me aktin e rënies së komandantit legjendar Adem Jasharit, familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë, Kosova kishte mundur frikën me çka i kishte hapur shtigjet e lirisë dhe të ardhmërisë. Dhe jo rastësisht, në Prekaz, në Lagjen e Jasharëve ishte ngritur monument..

Read More