TË FUNDIT

TË FUNDIT

Musliu-Shoshi: Kurti theu parimin kryesor në bisedimet me Serbinë, i harroi të zhdukurit

Musliu-Shoshi: Kurti theu parimin kryesor në bisedimet me Serbinë, i harroi të zhdukurit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, konsideron se kryeministri Albin Kurti, ka thyer parimin kyç në raport me Serbinë – kërkimfalja nga ana e Serbisë.
Musliu-Shoshi ka thënë se jo që nuk ka marrë kërkimfaljen nga Serbia, por Kurti i ka harruar në tërësi të zhdukurit.

Deputetja e PDK-së, ka thënë se shefi i ekzekutivit të pagjeturit i ka trajtuar në mënyrë periferike.

“E kemi parasysh që premtim kryesor i Kurtit edhe kusht kryesor që të ulet në tavolinë dhe të dialogojë apo të bëjë negociata me Serbinë ka qenë deri sa të gjendet i pagjeturi i fundit. Ne jemi dëshmitarë përveç që është ulur dhe ka dialoguar i ka harruar në total këtë çështje apo këtë kusht që e ka pasur kryesor. Çka kemi parë është se në marrëveshje çështja e të pagjeturve është trajtuar krejtësisht në mënyrë periferike; në qendër e kemi Asociacionin, dhe në as një mënyrë nuk e kemi trajtimin e..

Read More
TË FUNDIT

Trusti pa Bord funksional, “rrezikohen” pensionet e kosovarëve të investuara jashtë

Trusti pa Bord funksional, “rrezikohen” pensionet e kosovarëve të investuara jashtë

Që nga 28 shkurti 2023 të gjithë anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) iu ka përfunduar mandati.
Nga kjo datë, 2.5 miliardë euro nga pensionet e kosovarëve janë pa menaxhim, duke u ekspozuar para rreziqeve të mundshme për shkak se asnjë veprim nuk mund të merret pa një Bord funksional.

Sipas ligjit, vetëm Bordi vendos për investime apo tërheqje të mjeteve të investuara.

Në mungesë të Bordit, kursimet e mbledhura nga Trusti gjatë këtyre muajve, s’mund të investohen në tregje financiare dhe se nëse ulet vlera e instrumenteve financiare ku janë investuar mjetet e Trustit, askush s’mund të bëjë ndryshime për të evituar këtë.Konkursi për zgjedhjen e anëtarëve të rinj është mbyllur më 23 dhjetor 2022, por që nga atëherë Komisioni përgjegjës ende nuk i ka shqyrtuar kandidatët që kanë aplikuar.

“Për rikujtim, konkursi për anëtarë të Bordit Drejtues në FKPK është m..

Read More
TË FUNDIT

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas

Sot shënohet 8 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Gruas, e njohur edhe si Dita e Nënës, ku për nder të kësaj dite, në Kosovë do të ketë aktivitete të shumta.
Kjo ngjarje zë fill më 8 mars 1857, kur rrobalarëset e Nju ­Jorkut u ngritën në protestë për të drejtat e tyre kundër shtypjes e shfrytëzimit të egër që u bëhej atyre dhe fëmijëve në punë.

Kurse 100 gra nga shumë vende evropiane dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të mbledhura në Kopenhagë të Danimarkës, nën kryesinë e Klara Cetkinit, vendosen që 8 Marsi të shënohet si Dita Ndërkombëtare e Grave.

Për nder të kësaj dite, nënave dhe grave u jepen dhurata të ndryshme, ku dhurata më e shpeshtë është lulja, e cila ka simbolin e respektit dhe dashurisë.

Kosova të drejtën e gruas e ka të garantuar me ligj, ku në shumë institucione shtetërore, pjesëmarrja e gruas është e përcaktuar me ligje.

Read More
TË FUNDIT

Mblidhen edhe sot deputetët, vazhdon debati për dialogun

Mblidhen edhe sot deputetët, vazhdon debati për dialogun

Sot Kuvendi i Kosovës, do të vazhdojë punimet me pikat e papërfunduara nga seancat plenare të kaluara.
Në rend dite janë dhjetëra pika që kanë mbetur nga seancat e kaluara. Pikë e rendit të ditës është debat parlamentar për zhvillimet në dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë SI dhe Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me çështjen: ”Siguria juridike e grave në rastet e dhunës në familje dhe përgjegjësia e organeve shtetërore në parandalimin edhe luftimin e krimeve ndaj grave dhe vajzave”.

Në rend dite është votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”, votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për Projektin -korni..

Read More
TË FUNDIT

Gratë vazhdojnë të mos përfaqësohen në proceset e vendimmarrjes

Gratë vazhdojnë të mos përfaqësohen në proceset e vendimmarrjes

Gratë vazhdojnë të mos përfaqësohen në proceset e vendimmarrjes, përkundër përmirësimeve të bëra nga institucionet.
Përfaqësuese të organizatave që fuqizojnë gruan, theksojnë 78 për qind e grave nuk kërkojnë punë asnjëherë, përderisa, rreth 22 për qind e grave qarkullojnë në tregun e punës.

Arritja e pjesëmarrjes së balancuar të grave dhe burrave në shoqëri është një faktor i progresit drejt ndërtimit të një shoqërie demokratike.

Saxhide Mustafa, nga Forumi Ekonomik i Grave, vlerëson për Radio Kosovën se ndonëse ka një arritje të përfaqësimit të tyre në Kuvendin e Kosovës, dhe përfaqësimin e tyre në borde me rreth 45 për qind, gratë ende mbeten të nën-përfaqësuara në pozita vendimmarrëse.

“ Kemi shumë pak që janë udhëheqëse të agjencive, megjithëse ka një lëvizje të grave ministre që i kemi, por pa e potencuar nivelin politik, sepse niveli politik ndërrohet shkon e vjen, me rëndësi është që të kemi një koncentrim të s..

Read More
TË FUNDIT

Mblidhet Qeveria e Kosovës

Mblidhet Qeveria e Kosovës

Kabineti qeveritar i drejtuar nga kryeministri Albin Kurti do të mblidhet sot.
Mbledhja e Qeverisë së Kosovës është paralajmëruar të zhvillohet nga ora 10:00.

Edhe pse nuk janë dhënë detaje shtesë në këtë njoftim të Qeverisë, pritet që kryeministri i vendit, Albin Kurti sot të emërojë drejtorin e ri të Policisë së Kosovës emër tashmë i propozuar nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Sot për Ditën e Grave, mbahet marshi protestues “Marshojmë, s’festojmë” në Prishtinë

Sot për Ditën e Grave, mbahet marshi protestues “Marshojmë, s’festojmë” në Prishtinë

Kolektivi “Marshojmë, s’festojmë” proteston sot me rastin e 8 Marsit – Ditës së Gruas.
Marshi nis nga Pallati i Drejtësisë (ora 10:00) dhe pas grumbullimit në sheshin “Zahir Pajaziti”, në orën 12:00, vazhdohet me trajektoren tradicionale deri te Qeveria e Kosovës.

Read More
TË FUNDIT

Një profesor në Podujevë sulmohet fizikisht, Policia jep detaje për rastin

Një profesor në Podujevë sulmohet fizikisht, Policia jep detaje për rastin

Një rast i sulmit ndaj personit zyrtar është raportuar së fundi në fshatin Gerdoc të Podujevës.
Ankuesi mashkull, profesor ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një person i dyshimtë.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Gerdoc, Podujevë 07.03.2023-10:30. Ankuesi mashkull kosovar profesor ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Gjendet pa shenja jete një person në Lipjan, rasti cilësohet si vdekje e dyshimtë

Gjendet pa shenja jete një person në Lipjan, rasti cilësohet si vdekje e dyshimtë

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të vdekjes së dyshimtë në Lipjan.
Viktima mashkull theksohet të jetë gjetur pa ndjenja në shtëpinë e tij.

Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe rreth orës 21:30 kanë raportuar se i njëjti kishte ndërruar jetë.

Rasti mbetet për t’u hetuar./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Zhduket një person në Gjakovë, nuk dihet vendndodhja e tij prej pesë ditësh

Zhduket një person në Gjakovë, nuk dihet vendndodhja e tij prej pesë ditësh

Një person është zhdukur. Raportimi për zhdukjen e tij është bërë në kuadër të rajonit të Gjakovës.
Ankuesi mashkull ka njoftuar se viktima mashkull ka dalë nga shtëpia prej datës 03.03.2023 dhe deri dje nuk është lajmëruar, transmeton lajmi.net.

Rasti është nën hetime./Lajmi.net/

Read More