TË FUNDIT

TË FUNDIT

Deputetët e PDK-së dhe LDK-së lëshojnë sallën e Kuvendit

Deputetët e PDK-së dhe LDK-së lëshojnë sallën e Kuvendit

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës e kanë lëshuar seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se është e pakuptimit të vazhdojnë të qëndrojnë në seancë derisa që për rreth 2 orë nuk kanë votuar asnjë pikë të seancës së sotme.

“Që 1 orë e gjysmë jemi këtu dhe nuk po mund ta kalojmë asnjë pikë të vetme na vendos përpara njëfarë kaosi parlamentar dhe kemi seanca të pambyllura që sa muaj prej vitit të kaluar dhe kjo është e papranueshme dhe unë mendoj se si grup parlamentar të PDK dhe po ashtu besoj edhe me grupet tjera parlamentare nuk do të vazhdojmë të qëndrojmë sepse është i pakuptimtë qëndrimi jonë në seancë“, tha ai.

E këtij mendimi iu bashkuan edhe deputetët e LDK-së. Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha se spostimi i marrëveshjeve ndërkombëtare nga rendi i ditës e bënë të pamundur të vazhdojë puna në Kuvend.

“..

Read More
TË FUNDIT

Shpallet konkursi ndërkombëtar për Kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz

Shpallet konkursi ndërkombëtar për Kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz

Qeveria e Kosovës ka shpallur konkurs ndërkombëtar për Kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Në mbledhjen e sotme, ekzekutivi, zgjati edhe për dy vite afatin e aplikimit për statusin e personave të dhunuar gjatë luftës. Ndërkaq, emëruan Gazmend Hoxhën drejtorin e ri të Policisë së Kosovës, si dhe miratuan Projektligjin që rregullon çmimin e produkteve medicinale.

Kryeministri Albin Kurti, tha se me projektin për Kompleksin memorial në Prekaz do të jetësohet vizioni i përbashkët të përfaqësimit të drejtë e të duhur të historisë heroike dhe sakrificës së familjes Jashari për çlirimin e Kosovës.

“Vitin e kaluar jemi kujdesur që të konsolidohet gjendja fizike e ndërtesave në këtë kompleks e falë ndërhyrjeve emergjente, gjendja e sigurisë së ndërtesave të rrezikuara brenda kompleksit është përmirësuar. Kompleksi Memorial është pasqyrë e jona, pasqyrë në të cilën e shohim veten tonë, përmes së cilës na shohin ..

Read More
TË FUNDIT

S’ka kuorum për votimin e tri marrëveshjeve ndërkombëtare, Kuvendi ndryshon rendin e ditës

S’ka kuorum për votimin e tri marrëveshjeve ndërkombëtare, Kuvendi ndryshon rendin e ditës

Në mungesë të kuorumit, me një orë vonesë ka nisur vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, në të cilën është paraparë të shqyrtohen 52 pika të mbetura pa përfunduar në nëntë seanca plenare të kaluara.
Kuvendi ka nisur punimet vetëm pas heqjes nga rendi i ditës i votimit të tri marrëveshjeve ndërkombëtare.Në sallë ka pasur kuorum për votimin e tyre, por në qëndrimet e mëhershme Grupi Parlamentar i LDK-së ishte deklaruar se nuk do të marr pjesë në votimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”, që ka qenë pika e parë në rendin e ditës.

Vendimet për marrëveshje ndërkombëtare merren me dy të tretat e deputetëve.Shefja e deputetëve të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka ..

Read More
TË FUNDIT

Hoxhës i digjet vetura, flasin policia e prokuroria

Në orët e para të mëngjesit të sotëm i është djegur në tërësi vetura hoxhës nga Peja, Eroll Rexhepi. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai teksa ka publikuar edhe pamje të kamerave të sigurisë, ku një person shihet duke ia vënë flakën veturës.

Hoxha ka njoftuar se përveç dëmeve materiale nuk ka njerëz të lënduar si dhe ka bërë thirrje që i dyshuari të kapet sa më shpejtë nga organet e rendit.

Dirton Rugova nga Policia rajonale e Pejës tha për Express se rasti në fjalë është cilësuar si “zjarrvënie” dhe është duke u hetuar.

Ndërsa, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi tha për Gazetën Express se janë duke u ndërmarrë veprime për identifikimin e personit të dyshuar dhe arrestimin e tij.

“Prokurori i Shtetit është koordinuar me Policinë e Kosovës për ketë rast dhe aktualisht janë duke u bërë veprime për identifikimin e personit të dyshuar dhe arrestimin e tij”, tha Nikçi për Gazetën Express.

Ndërsa, hoxha Eroll Rexhepi tha për Express se nuk ka çfarë të shtojë më shum..

Read More
TË FUNDIT

Listës Serbe i “djeg” arrestimi i serbit të dyshuar për krime lufte në Kosovë, e cilësojnë si frikësim nga Kurti

Listës Serbe i “djeg” arrestimi i serbit të dyshuar për krime lufte në Kosovë, e cilësojnë si frikësim nga Kurti

Zlatko Arsiq është serbi i arrestuar dje. I njëjti është arrestuar nën dyshimin për krime lufte kundër shqiptarëve.
Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar dje se ai dyshohet që në mars të vitit 1999, në stacionin policor në Kamenicë, si person zyrtar, bashkë me policë të tjerë serbë fillimisht kishin rrahur “me shufra gome dhe shqelma”, e më pas kishin torturuar në mënyrë çnjerëzore të dëmtuarin me inicialet B.M.

Sipas Prokurorisë, i dëmtuari kishte pësuar lëndime të rënda dhe i ishte “kanosur seriozisht jeta” gjatë dhunës së ushtruar që thuhet se ka zgjatur për një orë e gjysmë.

Po ashtu, ai dyshohet se në periudhën shkurt-mars 1999, ka marrë pjesë në “dëbimin dhe shpërnguljen me dhunë të qytetarëve të Kamenicës me rrethinë, pastaj ka filluara të bëjë plaçkitjen e shtëpive, e më pas me qëllim të dëmtimit të pronës së shqiptarëve, ai ka vënë zjarrin, si dhe ka marrë p..

Read More
TË FUNDIT

Analiza në DW: Dy çështjet e mëdha që presin zgjidhje në takimin e Ohrit

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bashkuar forcat për të çuar Kosovën dhe Serbinë drejt një marrëveshjeje të përkohshme. Pajtimi në Bruksel për planin franko-gjerman ka lehtësuar një pjesë të punës, megjithatë për çështjet më të ndjeshme pritet zgjidhje në Ohër më 18 mars.

Për këtë takim të radhës në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksander Vucic ka raportuar sot Deutche Welle në versionin serbisht përmes një analize të gazetarit Tomas Braj. Siç thuhet në këtë analizë, në takimin e Ohrit duhet të zgjidhen dy çështje, për të cilat është e nevojshme ndryshim pozicioni nga Kurti dhe Vuçiq.

Aleksander Vuçiqit do t’i duhet të tërhiqet nga pozicioni i tij dhe të jepte dritën jeshile për anëtarësimin e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare, pa përfshirë OKB-në.

Ndërsa për kryeministrin Albin Kurti në këtë artikull të DW thuhet se duhet të hap rrugën për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe edhe pse është kundër kr..

Read More
TË FUNDIT

Haliti thotë se Vuçiq s’e firmos planin e BE-së: Tetë pika janë në favor të Kosovës, dy për Serbinë

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka folur për planin franko-gjerman, teksa ka thënë se “e kemi raportin 8:2 të përfitimeve nga kjo marrëveshje”.

Sipas tij, tetë pika janë në favor të Kosovë dhe dy për Serbinë, “në një far mënyre që do të krijonë probleme për Kosovën”.

“Do të vijë momenti kur do të thonë ‘ose merre, ose leje’. Unë hallin e kam te statuti i Asociacionit dhe si do ta zgjidhim”, tha ai sonte në një intervistë në ATV.

Haliti beson që Kosova duhet nënshkruajë planin evropian pasi siç shprehet ai, “jemi në presion të madh”.

Ndërkohë, ai u shpreh se Serbia nuk e nënshkruan këtë plan, pasi ‘loja e tyre është që Kosova mos ta firmosë atë”.

“Unë mendoj se ata nuk e nënshkruajnë. Loja është me na shti neve mos me nënshkru. Ata e kanë vështirë”, theksoi Haliti.

Read More
TË FUNDIT

Pezullohet nga puna një zyrtar korrektues, nën dyshimin për marrje ryshfeti

Pezullohet nga puna një zyrtar korrektues, nën dyshimin për marrje ryshfeti

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar të mërkurën se ka pezulluar nga puna zyrtarin me inicialet Sh.G.
Sipas njoftimit, i njëjti dyshohet se gjatë kryerjes se detyrës ka kryer veprën penale keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrje të ryshfetit.

Tutje SHKK ka bërë të ditur se vendimi për pezullim është marrë nga Komisioni Disiplinor dhe menjëherë janë njoftuar organet kompetente, të cilat po merren e rastin.

“Masa e pezullimit mbetet në fuqi deri në një vendim tjetër. Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e këtyre dukurive negative dhe do të ndërmerr të gjitha veprimet ligjore ndaj secilit individ, i cili është i përfshirë në veprime të tilla korruptive, pavarësisht rolit dhe funksionit që ka”, thuhet në njoftimin për media.

Read More
TË FUNDIT

Qeveria Kurti merr një vendim për sektorin privat, ka të bëjë me rrogat e punëtorëve

Qeveria Kurti merr një vendim për sektorin privat, ka të bëjë me rrogat e punëtorëve

Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave që të subvencionohen të gjithë punëdhënësit e sektorit privat, që u kanë rritur pagat punëtorëve të tyre.
Kryeministri Albin Kurti, gjatë fjalës së tij në mbledhje ne qeverisë tha se shqyrtimi i kërkesës së MF-së për ndarje buxhetore për zbatimin e pikës 1.3 të vendimit të qeverisë të datës 30 shtator, 2022, “lidhet me ‘masën 3.6 mbështetja e likuiditetit familjar të pakos për ringjallje ekonomike’”.

“Në linjë me premtimin tonë për për mbështetjen e qytetarëve përmes pakos për përballje inflacion, Ministria e Financave, Punës dhe Trasnfereve, ka paraqitur kërkesën për ndarjen buxhetore për të realizuar pagesën e subvencionimit për të gjithë punëdhënësit e sektorit privat që kanë rritur pagat për punëtorët e tyre”, tha shefi i qeverisë.

Më pas, ministri i Financacve, Hekuran Murati tregoi se do të ndahen 1.5 milionë euro për zbatimin e..

Read More