Vitia: Projektligji për produktet medicinale do të pamundësojë abuzimin me çmime të barnave
Vitia: Projektligji për produktet medicinale do të pamundësojë abuzimin me çmime të barnave
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, pas miratimit në qeveri të Projektligjit për produktet medicinale, ka thënë se përmes këtij të fundit do të pamundësohet abuzimi me çmime për barnat.
Në konferencë për medie të mërkurën, ai tha se tani do të ketë nivelizim të çmimeve për barnat, ndërkohë që shtoi se për implementimin e këtij projektligji janë të paraparë edhe 42 inspektorë shëndetësorë.
“Ne duam të shkëputemi nga kjo praktikë e keqe dhe t’iu japim institucioneve dhe qytetarëve instrumentin më adekuat për t’u mbrojtur nga abuzimet dhe kostot e larta të shpenzimeve për produktet vitale që janë barnat në këtë rast. Përmes përcaktimit të çmimeve të produkteve medicinale për qarkulluesit e licencuar farmaceutik me shumicë dhe pakicë në vendin tonë, do të mundësohet që institucionet shëndetësore të sigurojnë barnat e nevojshme dhe efikase për qytetarët dhe institucionet me kosto të përballueshm..
Read More