TË FUNDIT

TË FUNDIT

Lajçak takon ambasadorët në Kosovë, i informon për atë që po ndodhë me dialogun

Lajçak takon ambasadorët në Kosovë, i informon për atë që po ndodhë me dialogun

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Prishtinë-Beograd dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, e ka mbyllur vizitën dyditore në vendin tonë duke takuar të gjithë ambasadorët e akredituar në Kosovë.
Lajçak deklaroi në një postim në orët e vona në Twitter se e kishte informuar komunitetin ndërkombëtar për hapat e ardhshëm dhe pritjet rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“E fundit, por jo më pak e rëndësishme, e informova komunitetin ndërkombëtar në Kosovë për gjendjen e dialogut, hapat e ardhshëm dhe pritjet tona për ditët dhe javët në vijim. Mirënjohës për interesimin dhe mbështetjen e tyre”, shkroi Lajçak.

Zyrtari i BE-së qëndroi për dy ditë në Kosovë një javë para takimit në Ohër ku pritshmëritë janë që të dakordohet mbi udhërrëfyesin e zbatimit të planit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi.

Përpos takimeve me krerët shtetërorë, Lajçak s..

Read More
TË FUNDIT

Plagosje në Drenas, viktima qëllohet me armë zjarri në kokë

Plagosje në Drenas, viktima qëllohet me armë zjarri në kokë

Një tentim vrasje e rëndë ka ndodhur dje në fshatin Baicë të Drenasit.
Policia përmes raportit 24 orësh njofton se dy të dyshuar meshkuj kosovarë për motive deri më tani të pa njohura, e kanë sulmuar fizikisht dhe kanë shtënë me armë zjarri duke e plagosur në kokë viktimën mashkull kosovar.

Viktima është duke u trajtuar në QKUK, ndërsa të dyshuarit kanë ikur në drejtim të pa njohur.

Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njësitë relevante policore janë duke e trajtuar rastin. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Nëna e Astrit Deharit: Nuk na kanë lajmëruar se janë gjetur mostrat

Nëna e Astrit Deharit: Nuk na kanë lajmëruar se janë gjetur mostrat

Gjatë ditës së djeshme në mediet është raportuar se është gjetur një pjesë e mostrave të ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, të cilat ishin zhdukur në dhjetor të 2022-ës.
Lidhur me këtë rast, në “Lajmet e fundit”, në RTK, përmes lidhjes telefonike ka folur nëna e Astrit Deharit, Xhemile Dehari.

Ajo, për raportimin e mediave në ditën ka thënë se nuk ka kurrfarë lajmi dhe që askush nuk i ka lajmëruar për këto gjëra. Ajo, më tutje sqaroi se këto i ka dëgjuar në media.

Nëna e Astritit, Xhemile Dehari, theksoi se për këto gjëra duhet kontaktuar prokurori i rastit.

“Nuk di pse duhet me na pyet mediet, kur është vetë prokurori për këtë punë. Prokuroria e ka këtë punë”, vuri në dukje ajo, derisa shtoi se “edhe ma herët kam thënë se për të gjitha këto gjëra me Prokurorinë duhet të merreni vesh”.

Tutje, ajo deklaroi se është njoftuar nëpër medie të ndryshme se paskësh dhënë deklaratë lidhur me ngjarjen ..

Read More
TË FUNDIT

Një person në Sllatinë konfrontohet me policët, u nervozua pse e gjobitën në trafik

Një person në Sllatinë konfrontohet me policët, u nervozua pse e gjobitën në trafik

Një person në Sllatinë të Fushë Kosovës dje u nervozua fort me një gjobë që policët i shqiptuan për kundërvajtje në trafik.
Siç bën të ditur policia, i njëjti është arrestuar pasi është ndaluar me veturë dhe i njëjti ka penguar zyrtarët policor në kryerjen e detyrës derisa ishin duke i shqiptuar një gjobë për kundërvajtje në trafik.

Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Detaje tjera rreth rastit nuk janë dhënë. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Vdes në rrethana të dyshimta foshnja dy muajshe në Prishtinë, policia nis hetimet

Vdes në rrethana të dyshimta foshnja dy muajshe në Prishtinë, policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka nisur dje hetimet për vdekjen e një foshnje dy muajshe në Prishtinë.
Siç raportohet, viktima ka ndërruar jetë në rrethana aktualisht të panjohura, shkruan lajmi.net.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Nexhmedin Spahiu: Pas Rugovës, Albin Kurti është më patrioti

Analisti Nexhmedin Spahiu thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është më patrioti se të gjithë të tjerët që kanë qenë në pushtet deri më sot, përveç Ibrahim Rugovës.

Spahiu në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 tha se nuk ka dyshim që Kurti është patriot.

“Unë besoj që Kurti është patriot. Mendoj që ka disa gjëra që Kurti nuk i dinë e nuk i kupton, psh nuk e kupton rëndësinë e asaj fjale që do të njihen simbolet kombëtare. Por, nuk kam dyshim që Albin Kurti nuk është patriot. Mendoj që është më patrioti se krejt këta që kanë qenë në pushtet, përvec Rugovës”, tha Spahiu.

Read More
TË FUNDIT

Kosovës i shtohen snajperistët

Kosovës i shtohen snajperistët

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, snajperistët e rinj të FSK-së, kanë përfunduar me sukses të lartë Kursin për Sniper.
“Në këtë kurs, snajperistët tanë përgatiten për qitje në distanca të mëdha me precizitet të lartë, si dhe për aftësimin në vëzhgim dhe mbledhje të informacioneve në fushëbetejë”, ka shkruar Mehaj.

“Vazhdojmë me sukseset e radhës!”, shkruan ai.

Read More
TË FUNDIT

A u gjetën mostrat e Deharit? Nga ministria e Haxhiut s’përgjigjen, hesht edhe policia e prokuroria

A u gjetën mostrat e Deharit? Nga ministria e Haxhiut s’përgjigjen, hesht edhe policia e prokuroria

Mbrëmjen e sotme u raportua se janë disa mostra të Astrit Deharit, zhdukura në dhjetor të vitit të kaluar. Derisa një gjë të tillë nuk e ka konfirmuar Prokuroria Speciale, është avokati avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, ai që ka reaguar lidhur me raportimet.
Gashi ka thënë se ai nuk e di nëse janë gjetur mostrat e zhdukura në dhjetor të vitit të kaluar.

Ai në një postim në Facebook ka parashtruar një mori pyetjesh, e që lidhen me raportimet për gjetjen e mostrave të ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Po thonë u gjeten…! Disa gazetarë po me pyesin se a janë gjetur mostrat e Astrit Deharit. Unë po ju them se nuk e di. Po nëse ju e dini qe janë gjetur a e dini kush është nen hetime apo ne burg për zhdukjen e mostrave nga Instituti i mjekësisë ligjore ne Prishtinë…. Po ju nëse e dini që janë gjetur mostrat e Astritit, a mos e dini kush i gjet?… Apo a janë ato or..

Read More
TË FUNDIT

Kurti: Në dy vjet, kemi pasur progres të paprecedent ekonomik

Kurti: Në dy vjet, kemi pasur progres të paprecedent ekonomik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se shpreson që më 18 mars në Ohër, Kosova dhe Serbia të nënshkruajnë planin e zbatimit për Propozimin evropian për normalizim të raporteve mes dy vendeve.
Në një intervistë për “Euronews”, Kurti ka thënë se e njëjta është dashur të nënshkruhej më 27 shkurt, por që presidenti serb, Aleksandër Vuçiq nuk kishte dashur.

Kreu i ekzekutivit tutje ka deklaruar se Kosova duhet t’i normalizojë raportet me Serbinë.

“Marrëveshjen është dashur ta nënshkruajmë më 27 shkurt. Fatkeqësisht, presidenti i Serbisë nuk deshi. Për këtë qëllim, ky traktat bazë që është propozuar nga 27 vendet e BE-së, është bazë për të ecur përpara dhe shpresojmë ta arrijmë më në fund më 18 mars”, është shprehur Kurti.

Ai ka thënë se më 18 mars do të shkojë në Maqedoninë e Veriut me mirëbesimin për të normalizuar marrëdhëniet me Serbinë.

“Kosova është një vend normal, por nuk ka marrëdhënie normale me Serbin..

Read More
TË FUNDIT

IHMK tregon motin për vikend, bien temperaturat të dielen

IHMK tregon motin për vikend, bien temperaturat të dielen

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbretërojë këtë vikend, në vend.
Sipas njoftimit të IHK-së, të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Në fushat termike parashihet rënie të lehta.

Ndërkohë, dita e diele parashihet të jetë më e ftohët dhe temperaturat do të zbresin për 4-5 gradë Celsius.

Minimalet do të lëvizin ndërmet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-6m/s.

Read More