TË FUNDIT

TË FUNDIT

Gjykimi i krerëve të UÇK-së, Specialja merr një vendim të ri

Trupi gjykues në rastin ku po akuzohen Hashim Thaçi dhe të tjerët, ka nxjerrë vendimin e gjashtë lidhur me pjesëmarrjen e viktimave në procedurë.

Në këtë vendim, janë refuzuar shtatë aplikacione të pretenduara për viktima, kurse janë pranuar tri.

Kjo është bërë e ditur në një vendim të bërë publik në faqen e Gjykatës Speciale.

“Trupi Gjykues II nxori vendimin e gjashtë mbi pjesëmarrjen e viktimave në çështjen Thaçi dhe të tjerët. Tre parashtrues të tjerë kërkesash u pranuan si viktima pjesëmarrëse në proces gjyqësor, të cilët do t’i shtohen grupit ekzistues të viktimave në këtë çështje (grupi 1 i cili numëronte 137 viktima pjesëmarrëse) dhe do të përfaqësohen nga i njëjti mbrojtës viktimash. Në vendimin më të fundit u refuzuan shtatë kërkesa. Bashkë me këta, numri i gjithsejtë i viktimave pjesëmarrëse në këtë çështje gjyqësore arrin në 140”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim ..

Read More
TË FUNDIT

Haradinaj: Marrëveshja ka njohjen de-jure në planin ndërkombëtar

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se ka kritika të mëdha për qeverisjen e Kurtit, dhe mënyrën sesi është zhvilluar procesi i dialogut, porse Propozimi Evropian duhet të përkrahet edhe nga partitë opozitare.

Lideri i AAK-së, në një deklarim për Ekonomia Online, ka thënë se e konsideron si arritje të madhe për Kosovën propozimin për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë. Megjithëse beson se marrëveshja ka mundur të jetë edhe më e mirë me “një kryeministër tjetër”.

Derisa, zyrtarët qeveritarë dhe disa analistë po përsërisin se Marrëveshja që pritet të nënshkruhet më 18 mars në Ohër është njohje “de facto” e Kosovës nga Serbia, Haradinaj shkon edhe më tutje.

“Marrëveshja ka njohjen edhe de-jure në planin ndërkombëtar, por nuk e ka njohjen bilaterale me Serbinë. Kjo e arritur është falë aleatëve tanë dhe me siguri reflekton realitetet në rajon e Kosovë. Kjo është një arritur e madhe e aleatëve tanë, kuptohet duke e reflektuar realitetin e Kosovës por edhe të Serbis..

Read More
TË FUNDIT

DEMONSTRATAT E 11 MARSIT TË VITIT 1981 DHE DINAMIZIMI I KËRKESËS PËR REPUBLIKËN E KOSOVËS

Përkujtesë historike

Jusuf BUXHOVI

Më 4 maj 1980, pas një sëmundjeje të rëndë, në moshën 88 vjeçare, vdiq Josip Borz Tito. Kjo vdekje e pritur po ashtu solli ngjarje të pritshme, me anën e të cilave do t’u hapet udha zhvillimeve që pas dhjetë vitesh do të çojnë te shkatërrimi i Jugosllavisë.
Si një personalitet i rëndësishëm politik i përmasave ndërkombëtare, Josip Broz Tito, më shumë se kushdo tjetër, kishte ndikuar edhe në politikën shqiptare dhe çështjen shqiptare nga fillimet e Luftës së Dytë Botërore e tutje e deri te vdekja e tij. Si i tillë, ai ishte përcaktues jo vetëm në çështjet që drejtpërdrejt kishin të bënin me shtetin komunist shqiptar, por edhe ato që lidheshin me fatin e Kosovës nga ripushtimi i saj nga partizanët serbo-jugosllavë në vjeshtën e vitit 1944, bashkimin e dhunshëm me Serbinë si “obllast” e deri te fillimi i shkëputjes së saj nga Serbia (nga viti 1966 e tutje) për të ardhur në shkallën e subjektit të federatës jugosllave (Kushtetuta e vitit 1974).

Në të g..

Read More
TË FUNDIT

“Nuk është e lehtë” – Von der Leyen dhe Biden diskutojnë për dialogun mes Kosovës e Serbisë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen është takuar në Shtëpinë e Bardhë me presidentin e Amerikës, Joe Biden.Shkurtimisht temë diskutimi në këtë takim po del se ka qenë edhe dialogu Kosovë-Serbi.

Këtë e ka konfirmuar vetë Von Der Leyen në një konferencë për media.

“E kemi prekur këtë temë shkurtimisht. Është shumë e rëndësishme që dialogu Kosovë-Serbi vazhdon. Nuk është e lehtë. Ka shumë çështje për t’u zgjidhur, por po lëviz në drejtimin e duhur dhe ka mbështetje të plotë nga të dy palët për këtë dialog”, ka thënë Von Der Leyen.

Ndryshe, më 18 mars 2023, Vuçiqi dhe Kurti do të takohen sërish nën ndërmjetësimin e BE-së. Këtë herë në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Read More
TË FUNDIT

Operacioni “Shigjeta”, Sylejman Selimi – Dalin detaje: Për çka u pyet Rexhep Selimi nga prokurorët e Hagës?

Operacioni “Shigjeta”, Sylejman Selimi – Dalin detaje: Për çka u pyet Rexhep Selimi nga prokurorët e Hagës?

Prokuroria e Speciales ka zbardhur detaje nga intervistimet që ua ka bërë krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që janë të akuzuar në Hagë.
Prokuroria e Hagës ka treguar me data intervistimet e katërshes udhëheqëse të UÇK-së, duke treguar edhe për cilat evente të luftës ata janë pyetur, duke hedhur dritë kështu pak mbi dyshimet e saja për secilin individualisht, shkruan lajmi.net.

Organi i akuzës, në parashtresën që e ka parë lajmi.net, ka bërë me dije se “10-shin” e UÇK-së, Rexhep Selimi në nëntor të 2019-ës e kishte pyetur për raportet e tij me Sylejman Selimin, Azem Sylën e Jakup Krasniqin.

Selimi gjithashtu bëhet e ditur të jetë pyetur edhe për betejën e Rahovecit, rolin e tij si ministër në Qeverinë e përkohshme dhe çështje tjera.

“Gjatë intervistës së Prokurorisënë nëntor 2019, SELIMI iu përgjigj pyetjeve dhe ofroi dëshmi rreth ngjarjeve gjatë periudhës përkatëse, ..

Read More
TË FUNDIT

Von Der Leyen flet me Biden për Kosovën e Serbinë: Presim konstruktivitet në takimin e 18 marsit

Von Der Leyen flet me Biden për Kosovën e Serbinë: Presim konstruktivitet në takimin e 18 marsit

Çështja e dialogut të Kosovës me Serbinë ishte temë e takimit të presidentit amerikan, Joe Biden, me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von Der Leyen.
Këtë e konfirmoi vet kjo e fundit në një konferencë shtypi me gazetarë pas takimit, transmeton lajmi.net.

Siç raportojnë mediat e huaja, Von Der Leyen tha se “Ne e prekëm shkurtimisht atë temë”, në takimin i cili u zhvillua në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë.

Ajo foli edhe për takimin e 18 marsit mes Kurtit dhe Vuçiq, të planifikuar të ndodhë në Ohër të Maqedonisë.

Tha se pavarësisht problemeve, është e rëndësishme që dialogu të vazhdojë dhe palët të kenë konstruktivitet.

“Është shumë e rëndësishme që dialogu ndërmjet Serbisë dhe Kosovës të vazhdojë. Nuk është e lehtë. Ka ende shumë çështje që duhet të zgjidhen, por është duke ecur në drejtimin e duhur. Propozimi tashmë është në tavolinë dhe ka një udhërrëfyes se si të arrihet at..

Read More
TË FUNDIT

17 vjet nga vdekja e Millosheviqit, kriminelit që mbeti pa u dënuar për gjenocidin në Kosovë

17 vjet nga vdekja e Millosheviqit, kriminelit që mbeti pa u dënuar për gjenocidin në Kosovë

Sot janë bërë 17 vjet nga vdekja e Sllobodan Millosheviqit, ish-president i Serbisë dhe i ish-Jugosllavisë.
Millosheviq që ndryshe njihet edhe si “Kasapi i Ballkanit”, vdiq në një qeli të Tribunalit të Hagës, pa e pritur përfundimin e gjykimit ku ngarkohej me akuza më të rënda, duke përfshirë akuzat për krime lufte dhe gjenocid.

Ironikisht, vdekja Millosheviqin e shpëtoi nga vuajtja e dënimit për veprat që rëndonin mbi të.

Me të marrë pushtetin, “Slloba”, siç njihej në qarqet e ngushta, kishte bërë reforma për ndryshime kushtetuese të cilat reduktonin autonominë e provincave, çfarë ishte Kosova.

Krimet kundër njerëzimit nga regjimi i Millosheviqit cilësohen si më të rëndat qysh nga ato të nazizmit gjerman.

Vetëm në Srebrenicë të Bosnjës janë vrarë më së tetë mijë veta, në atë që tani njihet si masakra e Srebrenicës.

Krime të ngjashme ushtria serbe nën urdhrat e Millosheviqit ka kryer edh..

Read More
TË FUNDIT

Mërgimtarët nga Suedia kapen për pronë në Prizren: Babai dhe vajza kërcënohen me vrasje nga familjarët

Mërgimtarët nga Suedia kapen për pronë në Prizren: Babai dhe vajza kërcënohen me vrasje nga familjarët

Një rast i kanosjes është hapur dje në Policinë e Prizrenit.
Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë, njësitet policore pas pranimit të informatës për kanosje, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë takuar viktimat (babë e bijë) me shtetësi suedeze, të cilët kanë deklaruar se për çështje pronësore, përmes telefonit janë kanosur me vrasje nga të dyshuarit: bashkëshortja, djali e vajza po ashtu me shtetësi suedeze, të cilët kanë ardhur në Kosovë.

Të dyshuarit sapo kanë arritur në Aeroportin “Adem Jashari”, nga njësitë policore janë shoqëruar në Stacionin Policor Prizren.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit palët të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Haradinaj për planin evropian: Kosova mund të kishte mundësi tjera, me një kryeministër tjetër

Haradinaj për planin evropian: Kosova mund të kishte mundësi tjera, me një kryeministër tjetër

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se ka kritika të mëdha për qeverisjen e Kurtit, dhe mënyrën sesi është zhvilluar procesi i dialogut, porse Propozimi Evropian duhet të përkrahet edhe nga partitë opozitare.
Lideri i AAK-së, në një deklarim për Ekonomia Online, ka thënë se e konsideron si arritje të madhe për Kosovën propozimin për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë. Megjithëse beson se marrëveshja ka mundur të jetë edhe më e mirë me “një kryeministër tjetër”.

Derisa, zyrtarët qeveritarë dhe disa analistë po përsërisin se Marrëveshja që pritet të nënshkruhet më 18 mars në Ohër është njohje “de facto” e Kosovës nga Serbia, Haradinaj shkon edhe më tutje.

“Marrëveshja ka njohjen edhe de-jure në planin ndërkombëtar, por nuk e ka njohjen bilaterale me Serbinë. Kjo e arritur është falë aleatëve tanë dhe me siguri reflekton realitetet në rajon e Kosovë. Kjo është një arri..

Read More
TË FUNDIT

Edhe sot mot me shi në Kosovë, këto pritet të jenë temperaturat

Edhe sot mot me shi në Kosovë, këto pritet të jenë temperaturat

Sot (e shtunë) parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Në fushat termike parashihet rënie të lehta.
Dita e diele parashihet të jetë më e ftohtë dhe temperaturat do të zbresin për 4-5 gradë celsius.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që minimalet do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-6m/s. /Lajmi.net/

Read More