TË FUNDIT

TË FUNDIT

Kurti viziton pikën kufitare Kamenicë-Medvegjë, tregon se si serbët kanë vendosur barrikadë me cunga

Kurti viziton pikën kufitare Kamenicë-Medvegjë, tregon se si serbët kanë vendosur barrikadë me cunga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar sot pikën kufitare ndërmjet Kamenicës dhe Medvegjës.
Kurti tha se aty janë pritur nga oficerët e Policisë së Kosovës, Haki Leci dhe Fadil Imeri, të cilën evakuuan kujtimet kur janë vendosur për herë të parë tek kufiri pa vendkalim më 16 dhjetor 2016.

Kurti tha se Serbia refuzon ta ndërtojë kabinën e ngjashme policore për kalim zyrtar të qytetarëve dhe se në mes të rrugës ka vendosur barrikadë me cunga, transmeto lajmi.net.

I pari i Qeverisë së Kosovës tha se kapia do zbatim dhe se porta duhet të hapet.

Postimi i plotë:

Kapia do zbatim

Më 2 dhjetor 2011 u pat nënshkruar Marrëveshja e Brukselit për Menaxhimin e Integruar të Kufirit e cila vazhdon të mos zbatohet nga Serbia.

Në vendkalimin kufitar, Kapia (Porta) ndërmjet Komunës së Kamenicës dhe Medvegjës isha sot bashkë me kryetarin e komunës, Kadri Rahimaj. Aty na pritën oficerët e ..

Read More
TË FUNDIT

Zhvillime nga rasti Dehari, shkarkohet kryeinspektori Ylber Topalli

Zhvillime nga rasti Dehari, shkarkohet kryeinspektori Ylber Topalli

Ministria e Drejtësisë ka informuar sot se është shkarkuar kryeinspektori Ylber Topalli, lidhur me rastin e Astrit Deharit.
Siç ka potencuar ministria, sipas Komisionit Disiplinor, Topalli ka bërë një sërë shkeljesh ligjore.

MD ka shtuar se Topalli ka hartuar dy raporte kontradiktore lidhur me rastin Dehari.

“Pas një sërë gjetjesh faktike që dëshmojnë shkelje të rënda procedurale në rastin e ndërlidhur me zhvillimet pas vrasjes së Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, Komisioni Disiplinor ka ardhur në verdiktin final për shkarkimin e tij, duke marrë parasysh një sërë shkeljesh ligjore, disa prej të cilave tashmë dihet se: Ylber Topalli dyshohet se i ka marrë kamerat e sigurise nga burgu i Prizrenit para Policisë dhe i ka sjell në Ministrinë Drejtesisë, duke tejkaluar edhe kompetencat që bartë detyra e tij, veprime të cilat kan kontribuar negativisht drejt hetimit të drejtë të vrasjes së Astrit Dehari..

Read More
TË FUNDIT

Pamje/ KFOR-i patrullon në vijën kufitare në afërsi të Istogut

Pamje/ KFOR-i patrullon në vijën kufitare në afërsi të Istogut

Misioni i Aleancës Veriatlantike në Kosovë ka njoftuar se kanë patrulluar në vijën kufitare të Istogut.
Përmes një komunikate të KFOR-it është bërë e ditur se kjo po bëhet për ta ruajtur sigurinë në Kosovë.

Patrullimi është realizuar nga ushtria italiane, transmeton lajmi.net.

“Njësia e Komandës Rajonale të KFOR-it perëndimor patrulloi vijën kufitare administrative afër Istogut. Aktiviteti u zhvillua nga trupat malore të Ushtrisë Italiane për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në #Kosovë, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999″./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Haxhiu: Fuqizimi i grave ndodh vetëm kur ato pavarësohen ekonomikisht

Haxhiu: Fuqizimi i grave ndodh vetëm kur ato pavarësohen ekonomikisht

Deputetet e Kuvendit të Kosovës organizuan sot tryezë diskutimi lidhur me politikat e përgjegjshme gjinore për familjen në Kosovë. Aty u tha se fuqizimi i grave ndodh vetëm kur ato pavarësohen ekonomikisht.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh edhe kryetare e grupit të grave deputete në Kuvend, Tinka Kurti u shpreh se krahas punësimit të grave duhet të punohet edhe tek edukimi i hershëm në fëmijëri.

Ndërkaq, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu u shpreh se janë në hartimin e masave që krahas punësimit të grave të punësohen edhe viktimat e dhunës në familje.

Krahas kësaj, ajo tha se rreth 5000 gra janë punësuar përmes masave të Qeverisë së Kosovës.

“Si ministre e Drejtësisë brenda mandatit qeverisës kam qenë e përkushtuar në fuqizimin dhe pavarësinë ekonomike të vajzave dhe grave. Realisht gratë i fuqizojmë vetëm kur ato pavarësohen ekonomikisht..”, shtoi Haxhiu.

Kurse, udhëheqësja e Zyrës së Agjencis..

Read More
TË FUNDIT

Ambasadori amerikan në takim me presidenten Osmani, diskutohet për dialogun

Ambasadori amerikan në takim me presidenten Osmani, diskutohet për dialogun

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.
Sipas Presidencës së Kosovës në takim është biseduar për zhvillimet e fundit, përfshirë dialogun me Serbinë, transmeton lajmi.net.

Gjithashtu në këtë takim theksohet se është diskutuar për bashkëpunimin ndërshtetëror dhe koordinimin e vazhdueshëm në mes të institucioneve të Kosovës dhe SHBA-së.

Njoftimi i plotë:

| Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.

Në takim është biseduar për zhvillimet e fundit, përfshirë dialogun me Serbinë, bashkëpunimin ndërshtetëror dhe koordinimin e vazhdueshëm në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Falsifikoi dokumentin zyrtar të lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes për aplikim në tender, ndalohet i dyshuari në Gjilan

Falsifikoi dokumentin zyrtar të lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes për aplikim në tender, ndalohet i dyshuari në Gjilan

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, në koordinim me Policinë e Kosovës – Njësinë për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit në Gjilan, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orëve të dyshuarin A.K., për shkak të veprës penale ‘’Keqpërdorimi dhe Mashtrimi në Prokurim Publik’’, nga neni 415 paragrafi 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
“I njëjti dyshohet se ka falsifikuar një dokument zyrtar të lëshuar kinse nga Ministria e Forcës së Sigurisë (Ministria e Mbrojtjes), me të cilin dokument ka aplikuar në një tender publik në vitin 2021, në Komunën e Gjilanit dhe e ka fituar të njëjtin”,thuhet në njoftimin për media, transmeton lajmi.net.

Me këto veprime dyshohet të ketë kryer veprën e sipërshënuar penale./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Zgjedhjet në veri – Përfundon afati, 11 parti deklarojnë mospjesëmarrjen në zgjedhje, por jo edhe Lista Serbe

Zgjedhjet në veri – Përfundon afati, 11 parti deklarojnë mospjesëmarrjen në zgjedhje, por jo edhe Lista Serbe

Zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka konfirmuar se të hënën ka përfunduar afati për certifikimin të subjekteve politike.
Sipas tij 11 parti nuk do të jenë pjesëmarrëse, ndërkaq 5 po.

Ai tha se nga data 9 mars deri më 13 mars subjektet politike kanë mundur ta njoftojnë KQZ rreth pjesëmarrjes së tyre në zgjedhje.

“Duke u mbështetur në afatet e caktuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke filluar nga data 9 mars dhe deri më sot, 13 mars, partitë politike të regjistruara kanë mundur ta njoftojnë KQZ-në se nuk dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhjet e 23 prillit në këto komuna”, tha Elezi për EO.

Ai gjithashtu theksoi se 11 parti brenda afatit kanë deklaruar që nuk do të marrin pjesë në këto zgjedhje.

“Brenda këtij afati, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar deklarimet për mospjesëmarrje në zgjedhje nga 11 parti politike: Partia Demokra..

Read More
TË FUNDIT

Gazmend Hoxha pranon detyrën e drejtorit të Policisë së Kosovës

Gazmend Hoxha pranon detyrën e drejtorit të Policisë së Kosovës

Në ambientet e Drejtorisë së Përgjtishhme të Policisë së Ksoovës sot është organizuar ceremonia zyrtare e marrjes së detyrës nga drejtori i i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.
Javën e kaluar Hoxha është emëruar zyrtarisht Drejtor i Policisë së Kosovës, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, me propozim të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Të pranishëm në ceremoni të pranim-dorëzimit ishin stafi i lartë menaxhues si dhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të Përgjithshëm Kolonel Fehmi Hoti, i cili ia dorëzoi zyrtarisht detyrën z.Hoxha, duke i uruar shumë suksese në detyrën e drejtorit të Përgjithshëm, si dhe duke i ofruar përkrahje dhe bashkëpunim të ndërsjellë”, thuhet në njoftim.

Ndërsa drejtori Hoxha, ndër të tjera potencoi se drejtimi dhe menaxhimi i organizatës më të madhe ligjvënëse në vend bëhet përmes bashkëpunimit dhe shkëmbimit të eksperiencave brenda organizatës me punë ekipore si dhe bashkëpunim..

Read More
TË FUNDIT

Lajçak në Beograd, nis takimin me Vuçiq

Lajçak në Beograd, nis takimin me Vuçiq

Presidenti serb, Aleksnadar Vuçiq ka pritur në takim të dërguarin Special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.
Vuçiq priti Lajçakun në ndërtesën e presidencës.

Siç edhe ishte paralajmëruar më parë, pas takimit pritet që të ketë një komunikatë për media në të cilën do të sqarohet se çfarë është diskutuar në këtë takim.

Vuçiq para takimit me Lajçak tha se para nisjes për në Ohër do t’u drejtohet qytetarëve për t’i informuar se çfarë duhet të bëjë Serbia në periudhën e ardhshme./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Bislimi takoi ambasadorin e ri të Turqisë, diskutuan për marrëdhëniet bilaterale

Bislimi takoi ambasadorin e ri të Turqisë, diskutuan për marrëdhëniet bilaterale

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi priti sot në takim ambasadorin e ri të Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili, të cilit i uroi mirëseardhje dhe suksese.
Me këtë rast, Bislimi potencoi marrëdhëniet e shkëlqyera të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Turqisë.

Ndërsa, ambasadori u shpreh falënderues për mikpritjen në Kosovë si dhe theksoi mirënjohjen e thellë për ndihmën dhe solidaritetin e ardhur nga Republika e Kosovës ndaj popullit turk në rastin e tërmetit që ka goditur Turqinë.

Në këtë takim, siç u bë e ditur në komunikatë, u bisedua për mundësitë e thellimit të marrëdhënieve bilaterale, veçanërisht në ekonomi, ku ekziston potencial madhor në rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Zëvendëskryeministri Bislimi foli dhe për objektivat strategjike të Kosovës, siç janë anëtarësimi në Këshillin e Evropës, rrugëtimi drejt Bashkimit Evropian, përfun..

Read More