TË FUNDIT

TË FUNDIT

Vjen paralajmërimi nga Valon Syla: Edhe ky deputet “është rrugës” për t’u larguar nga Vetëvendosje

Vjen paralajmërimi nga Valon Syla: Edhe ky deputet “është rrugës” për t’u larguar nga Vetëvendosje

Analisti, Valon Syla, e ka përmendur edhe Hydajet Hysenin, si njëri ndër deputetët që ka gjasë të largohget nga Vetëvendosje.
Syla thotë se Hyseni do t’i bashkohet Doarsa Kicës, Haki Abazit e Fatmir Humollit në vazhdën e largimeve nga partia në pushtet.

“Vetëvendosjes i ikën 3 deputetë deri tash. Doarsa Kica, Haki Abazi dhe Fatmir Humolli… gojkqinjët e kryeqytetit nga VV po flasin poashtu se Hydajet Hyseni është rrugës për tu larguar poashtu…Interesant”, shkroi Syla. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Lajçak “harron” 15 modelet: Asociacioni duhet krijuar sipas marrëveshjeve të 2013 dhe 2015

Lajçak “harron” 15 modelet: Asociacioni duhet krijuar sipas marrëveshjeve të 2013 dhe 2015

Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak ka folur sërish për 15 modelet që ai ka ofruar për Asociacionin.
Në një intervistë për RTS-në, Lajçak ka thënë se Asociacioni duhet të zbatohet bazuar në marrëveshjet e 2013-ës dhe 2015-ës, shkruan lajmi.net.

“Ne e dimë që është rënë dakord në 2013, por nuk ndodhi. Këtë herë duhet të ndodhë, bazuar në atë që u ra dakord në 2013, pra në 2015. Ne propozuam 15 modele ekzistuese evropiane si frymëzim. Jo si një Alternativë. Ndoshta marrëveshjet e vitit 2013 apo 2015 nuk do të japin përgjigje për të gjitha pyetjet. Unë dua që ne të kërkojmë frymëzim nga modelet funksionale evropiane”, tha i dërguari special i BE-së për dialogun.

Lajçak ka theksuar se Marrëveshja e Brukselit, e cila është nënshkruar 10 vjet më parë, nuk është braktisur.

“Komuniteti duhet të ndërtohet sipas modelit që është rënë dakord në 2013 – 2015. Dhe modelet janë aty për të treguar..

Read More
TË FUNDIT

Policia i zë në Prizren shpërndarësit e parave false, sekuestron 1704 euro në monedha të 2-sheve

Policia i zë në Prizren shpërndarësit e parave false, sekuestron 1704 euro në monedha të 2-sheve

Hetuesit policorë nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Prizren, kanë trajtuar një informatë nën dyshimin se dy persona janë të përfshirë në veprën penale ‘falsifikimit i parasë’, respektivisht shpërndarjen e parasë së falsifikuar.
Pas pranimit te informatës janë ndërmarrë veprime hetimore në koordinim me Prokurorinë e Shtetit dhe me patrullat policore të Stacionit Policor Prizren, sot më 14.03.2023, në rrugën magjistrale Prizren-Vërmicë janë ndaluar dy automjete, me të cilat dyshohej se po bëhej shpërndarja e parasë së falsifikuar.

Pas kontrollit të automjeteve, në automjetin e parë janë gjetur:

Monedha në sasi prej 850 x 2 = 1700 euro.

Ndërsa ne automjetin e dytë janë gjetur:

Monedha në sasi prej 2 X 2=4 4uro

Një kallëp metalik rrethor i zbrazët i monedhës metalike dy euro (shabllon),

Pesë copa te vogla metalike rrethore të monedhës dy euro (shabll..

Read More
TË FUNDIT

Rrëfehet ish-kryeinspektori: Dehari fillimisht kishte tentuar vetëvrasjen me zhiletë të rrojës

Rrëfehet ish-kryeinspektori: Dehari fillimisht kishte tentuar vetëvrasjen me zhiletë të rrojës

Për herë të parë nga shkarkimi i tij nga pozita e kryeinspektorit të Ministrisë së Drejtësisë, Ylber Topalli, për gjetjet e inspektimeve të tij sa i përket rastit të vdekjes së Astrit Dehari.
Topalli, ka treguar se në dhomën e burgut ku po qëndronte tashmë i ndjeri Astrit Dehari, janë gjetur zhiletë për rrojë, të cilët janë të ndaluar sipas tij të jenë brenda dhomave të burgut.

Tutje ai ka dhënë një deklaratë interesante, ku thotë se Astrit Dehari, së pari ka tentuar ta vrasë veten me zhiletë të rrojës.

“Në dhomë janë gjetur bica të rrojës, që praktikisht nuk guxojnë me pas bica, sepse i ndjeri ka tentu njëherë me bica me ba vetëvrasje, me pre veten me lëndu veten, është e rëndë për opinionin publik, por opininoi duhet me ditë, shenjat janë. Pastaj prej momentit kur një i burgosur vendoset vetë në dhomë, oficerët janë të obliguar me ardhë kohë pas kohe me shiku, ose duhet ta qëndroj dikus..

Read More
TË FUNDIT

Tërmet në Detin Mesdhe, “tronditet” Greqia

Tërmet në Detin Mesdhe, “tronditet” Greqia

Një tërmet i fuqishëm ka goditur sot Detin Mesdhe afër Greqisë.
Sipas Qendrës Evropiane për Monitorimin e Tërmeteve, fuqia e goditjes ishte 5.4 shkallë, shkruan lajmi.net.

Thellësia e tërmetit ishte 10 kilometra teksa epiqendra mësohet të jetë 141 kilometra në jug të qytetit Gýtheio të Greqisë. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Borrell bën të qartë: Për dialogun bashkëpunojmë jashtëzakonisht mirë me SHBA-të

Borrell bën të qartë: Për dialogun bashkëpunojmë jashtëzakonisht mirë me SHBA-të

Përfaqësuesi i lartë i politikës së jashtme të BE-së, Joseph Borrell, ka thënë se Bashkimi Evropian bashkëpunon ngushtë dhe mirë me SHBA-në procesin e dialogut Kosovë – Serbi.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Borrelll ka thënë se bashkëpunimi BE-SHBA është shumë efikas, ashtu siç ishte në rastin e kontestit mes Maqedonisë dhe Greqisë, shkruan lajmi.net.

Ai madje thotë, se ky bashkëpunim dhe mirëkuptim, është humë i rëndësishëm për zgjidhjen e problemit mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne mund ta bëjmë këtë së bashku me SHBA-në, pse jo. Ne bashkëpunojmë jashtëzakonisht mirë me SHBA-në në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë shumë efikase, ashtu ishte edhe në rastin e Maqedonisë. Këtë mund ta bëjmë edhe në rastin e Malit të Zi, por tani po punohet për koordinim që përfshinë luftën kundër dezinformatave. Nuk ka ende ndërmjetësim të përbashkët mes SHBA-së dhe BE-së. Të shfrytëzoj këtë mundësi të ..

Read More
TË FUNDIT

Incident mbi Detin e Zi: Rusia shkakton rrëzimin e dronit amerikan

Incident mbi Detin e Zi: Rusia shkakton rrëzimin e dronit amerikan

Një avion luftarak rus rrëzoi një dron të Forcave Ajrore të SHBA-së mbi Detin e Zi të martën
Kjo ndodhi pasi avioni dëmtoi helikën e dronit amerikan MQ-9 Reaper, sipas një zyrtari amerikan që tha se ka njohuri mbi incidentin, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.

“Droni Reaper dhe dy avionë SU-27 Flanker po operonin mbi ujërat ndërkombëtare mbi Detin e Zi kur një nga avionët rusë fluturoi qëllimisht përpara dhe hodhi karburant përpara dronit pa pilot, sipas zyrtarit. Një nga avionët më pas dëmtoi helikën e Reaper, e cila është montuar në pjesën e pasme të dronit, tha zyrtari. Dëmtimi i helikës detyroi SHBA-në të rrëzonte Reaper në ujërat ndërkombëtare në Detin e Zi”, shkruan CNN.

Forcat Ajrore të SHBA-së lëshuan një deklaratë duke akuzuar avionin rus për veprim në një “mënyrë të pamatur, të pasigurt për mjedisin dhe joprofesionale”.

“Përafërsisht në orën 7:03 të mëngjesit (CET), një nga avionët rus Su-27 goditi helikë..

Read More
TË FUNDIT

Kurti i pret në zyre disa biznesmenë kosovarë

Kurti i pret në zyre disa biznesmenë kosovarë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me zëvendësin e tij, Besnik Bislimi dhe ministrin e Financave, Hekuran Murati, kanë pritur sot në takim disa biznesmenë kosovarë.
Këtë, Qeveria e bëri të ditur me anë të një komunikate për media, shkruan lajmi.net.

“Përkrah zëvendëskryeministrit të Parë, Besnik Bislimi, ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, dhe shefit të Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti përfaqësues të disa prej kompanive më të mëdha tregtare vendore”, u tha në komunikatë.

“Me Xhevdet Rexhepin, përfaqësues i Viva Fresh, Shaip Mikollvcin, përfaqësues i Interex dhe Emona, Ramiz Kelmendin përfaqësues i grupit Elkos dhe Hakif Gashi, përfaqësues i Meridian dhe Spar, u diskutua për ambientin e të bërit biznes, për veçoritë dhe rolin e sektorit privat në zhvillimin ekonomik të vendit por dhe vështirësive gjatë krizave globale, për rolin dhe përgje..

Read More
TË FUNDIT

Arrestohet pjesëtari i Njësisë Speciale shqiptar, i gjenden një “mal” me para në veturë

Arrestohet pjesëtari i Njësisë Speciale shqiptar, i gjenden një “mal” me para në veturë

Një punonjës i Njësisë Speciale të Shqipërisë “Renea” ka përfunduar sot në pranga.
Ai u arrestua në operacionin e koduar “Fast”, i cili u mbështet edhe nga intelegjenca informative e Shqipërisë, shkruan lajmi.net.

Sipas njoftimit të policisë shqiptare, i njëjti dyshohet për veprat penale “fshehje të të ardhurave” dhe “shpërdorim detyre”, shkruan lajmi.net.

Në operacion janë sekuestruar edhe shuma të mëdha parash në euro, lekë e paund.

“Nga numërimi rezultoi se në qesen e palsmasit kishte rreth 113 mijë euro, rreth 290.000 lekë të rinj dhe 80 paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, tha policia shqiptare në komunikatën e saj.

Njoftimi i plotë nga Policia e Shtetit:

Finalizohet nga Forca e Posaçme “Shqiponja” operacioni policor i koduar “Fast”, falë inteligjencës informative.

Vihet në pranga për pastrim të produketeve të veprës penale, fshehje e të ardhurave dhe shpërdor..

Read More
TË FUNDIT

Vjen paralajmërimi: Edhe ky deputet “është rrugës” për t’u larguar nga Vetëvendosje

Vjen paralajmërimi: Edhe ky deputet “është rrugës” për t’u larguar nga Vetëvendosje

Analisti, Valon Syla, e ka përmendur edhe Hydajet Hysenin, si njëri ndër deputetët që ka gjasë të largohget nga Vetëvendosje.
Syla thotë se Hyseni do t’i bashkohet Doarsa Kicës, Haki Abazit e Fatmir Humollit në vazhdën e largimeve nga partia në pushtet.

“Vetëvendosjes i ikën 3 deputetë deri tash. Doarsa Kica, Haki Abazi dhe Fatmir Humolli… gojkqinjët e kryeqytetit nga VV po flasin poashtu se Hydajet Hyseni është rrugës për tu larguar poashtu…Interesant”, shkroi Syla. /Lajmi.net/

Read More