TË FUNDIT

TË FUNDIT

Ahmeti me mesazh për takimin në Ohër: Të mos përsëritet rasti i Bosnjës

Në fshatin Sellcë të Tetovës filloi manifestimi tradicional “Pranvera e Dinjitetit” për nder të të rënëve në luftën e vitit 2001 në Malësinë e Tetovës. Të pranishëm në manifestim ishin figura të njohura politike, invalidë të luftës, familjarë të dëshmorëve dhe të tjerë. Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti u ndal tek takimi i 18 marsit që do të mbahet në Ohër mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Sipas Ahmetit në rast të një marrëveshje mes palëve nuk duhet të përsëritet rasti i shtetit të Bosnjës dhe Herecgovinës.

“Po bëhen hapat e fundit drejt pajtimit, ne inkurajojmë edhe autoritetet Kosovës, Kryeministrin, Kryetarin e Kuvendit e Presidentin, parlamentar e opozitar që më 18 mars në Ohër të merret vendimi i qëndrueshëm e i drejtë, që përfundimisht Kosova të hyjë në rrugën e pakthim pas drejt integrimit në strukutrat botërore si në OKB, NATO dhe BE. Ne inkurajojmë autoritetet që pa hezitim të vendosin për të ardhmen e Kosovës dhe ne na kanë pas…

Read More
TË FUNDIT

Haradinaj eskalon ndaj Kurtit: Kimia e tij si person është pak serbe

Haradinaj eskalon ndaj Kurtit: Kimia e tij si person është pak serbe

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se kryeministri, Albin Kurti nuk e ka lartësuar asnjë figurë kombëtare shqiptare siç ka bërë me figurën e ish-kryeministrit serb, Zoran Gjingjiq.
Madje, Haradinaj ka thënë se Kurti ka kimi serbe.

“Kimia përbërja e tij si person është pak serbe, tash po ju tregoj pse. Për shembull, në Serbi mund të ketë edhe nobelista si dikur Tesla që është edhe kroat edhe të tjerë, por nëse e marrim reciprocitetin që ky thotë nganjëherë kur është një kryeministër i Serbisë që e ka lartësuar një figurë kombëtare të Kosovës, a Ibrahim Rugovën a Fehmi Aganin a dikënd. Pra shihet që Kurti është në një mënyrë si kimi serbe e botës serbe. Kryeministri i Kosovës me elaboru një ish –kryeministër serb pse… vetëm e ka një kimi me ta e ka një lidhje me atë botë, me atë jetë edhe i ndikon me dhonë shpjegim ose elaborim për Gjingjiqin, në anglisht i thonë What the hell”, t..

Read More
TË FUNDIT

Ahmeti: Me deklaratat e tij, Kurti po mendon se po ia luan lojën Amerikës e Evropës

Ahmeti: Me deklaratat e tij, Kurti po mendon se po ia luan lojën Amerikës e Evropës

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, është shprehur se kryeministri i vendit, Albin Kurti, me deklaratat e tij, po mendon se është duke ia luajtur lojën Amerikës e Evropës.
Ahmeti tha se është tepër mirë që të flitet me popullin në mënyrë të sinqertë, pasi sipas tij, diskutimi “po Zajednicës” e “jo Zajdenicës”, është kot.

“Mendoj se kjo marrëveshje ka hapësirë të madhe për kritikë, por varet se si do ta lexosh. Nëse do t’i lexosh vetëm gjërat e këqija, do t’i shohësh veç ato, e që ka të këqija. E njëjta është edhe me gjërat e mira dhe nuk mund ta them atë versionin pejgamberik se Albini s’bën gabime dhe kjo qeveri është më e mira, sepse po të mos kishim koncesione, s’do të kishim dialog”, është shprehur Ahmeti në Rubikon në Klan Kosova.

Tutje, ai e komentoi edhe deklaratën e sotme të kryeministrit Kurti i cili tha se “jam duke lexuar literaturë të negociatave”, për të cilën, sipas Ahmetit, isht..

Read More
TË FUNDIT

Sheholli: Kurti mund të futet në “Listën e Zezë” nëse marrëveshja dështon shkaku i tij

Sheholli: Kurti mund të futet në “Listën e Zezë” nëse marrëveshja dështon shkaku i tij

Drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti mund ta pësonte rëndë nëse dështonte në procesin e dialogut.
Sheholli u shpreh se Kurti mund ta shihte veten pjesë të listës së zezë nëse konsiderohej fajtor për dështimin e marrëveshjes.

“Çka ka lidhje me Ohër se kush ka votu e çka ka votu? Na po flasim për dështimin… Lej sanksionet se na i fusin edhe neve sanksionet nëse… nëse… Ke mi pa kryeministrin e Kosovës, nëse ia bëjnë me gisht që është fajtor, ke me pa në listë të zezë amerikane. Pra, do të ketë sanksione shumë të rënda, të cilat do të zbatohen menjëherë.”, theksoi Sheholli në kanal10.

“Ka kush e rrëzon Kurtin, e ka kush e shtin në listë të zezë.”, ka vazhduar më tej ai.

“Ia ninë krismën në fund të prillit,” – pretendoi ai.

Read More
TË FUNDIT

Pak ditë para takimit me Vuçiqin, Kurti udhëton për në Strasburg të Francës

Pak ditë para takimit me Vuçiqin, Kurti udhëton për në Strasburg të Francës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar sot në Strasburg të Francës.
Këtë e ka bërë të ditur Qeveria e Kosovës me anë të një komunikate për media, shkruan lajmi.net.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sonte për në Strasburg për të marrë pjesë në takimin e 10-të të Komitetit Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim- Asociimit me BE-në”, bën me dije Qeveria.

Qeveria tha se gjatë qëndrimit dyditor, kryeministri Kurti do të takohet me deputetë dhe kryesues të grupeve kryesore politike të Parlamentit Evropian dhe me Presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.​ /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Haradinaj thotë se Kurti ka kapur institucionet: Ka me ia hangër kryet lakmia për pushtet

Haradinaj thotë se Kurti ka kapur institucionet: Ka me ia hangër kryet lakmia për pushtet

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj vlerëson se kryeministri aktual Albin Kurti i ka kapur institucionet e shtetit.
Haradinaj thotë se Kurti ka krijuar ‘lidhje të shkurtëra’ nëpër këto institucione saqë personalisht i interviston edhe kandidatët për anëtarë të bordeve.

“Po na del ndër më të etshmit për pushtet, më i etshmi që ka ekzistua ndonjëherë. Nuk kemi parë ne ndonjëherë ndryshim kaq evolutiv të një pushtetari në periudhën para dhe pas zgjedhjeve. Pra nuk ka ndodhur ndonjëherë një transformim aq i madh sa ka ndodhur me Kurtin. Është e paimagjinueshme, Kurti opozitar me Kurtin në pushtet. Pra ky del që është lakmitar i madh në pushtet. Pra del që e ka qëllim pushtetin dhe këtë e dëshmon me kapje të institucioneve. Krejt lidhjet e shkurtra që i ka krijue: borde, kompani, familjarë, militantë, deri te edhe për një ujësjellës, anëtarët e bordit i interviston Kurti. Pra, edhe për ujës..

Read More
TË FUNDIT

“Pasoja të rënda” – Haxhiu tregon të këqijat që mund t’i vijnë Kosovës nëse nuk nënshkruhet marrëveshja

“Pasoja të rënda” – Haxhiu tregon të këqijat që mund t’i vijnë Kosovës nëse nuk nënshkruhet marrëveshja

Gazetari Baton Haxhiu ka nxjerrë disa letra ku tregojnë për pasojat e Kosovës nëse kryeministri Albin Kurti nuk e nënshkruan marrëveshjen me Serbinë.
Haxhiu në emisionin ‘Pressing’ në T7 thotë se kryeministri Kurti nuk ka të drejtë të luajë me pasojat që mund t’i përjetojnë 2 milionë njerëz.

“Nuk guxon këtë rast historik ta përdorë për konsum të brendshëm, është kryeministër dhe kryeministri nuk guxon, mos t’i përmendi pasojat këtu, se nuk dueht të luhet me pasoja që mund t’i përjetojnë 2 milionë njerëz, nuk ka të drejtë”.

Haxhiu ia dorëzoi letrat autorit të emisonit Leonard Kerquki, për të lexuar pasojat që, sipas tij, mund t’i bartë Kosova nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen me Serbinë.

“Kosova duhet të plotësojë pritshmëritë e komuniteti perëndimor, veçanërisht duke respektuar marrëveshjet e mëparshme. Refuzimi i Kosovës për të respektuar marrëveshjet e mëparshme mund të ketë ..

Read More
TË FUNDIT

Qytetarët panë foton në media dhe thirrën policinë: Arrestohet i dyshuari për dhunim

Qytetarët panë foton në media dhe thirrën policinë: Arrestohet i dyshuari për dhunim

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, me datën 01.12.2022 ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit Florian (Ruzhdi) Fila i lindur me 16.01.2000, banues në rrugën “Skënderbeu” në Gjakovë i cili kërkohej për veprën penale “Dhunim”.
Sektori Rajonal për Hetime, falë bashkëpunimit me qytetarë dhe media, pas publikimit të fotografisë së personit të kërkuar, ka arritur që të siguroj informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe të bëjë arrestimin e tij. Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë.

“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, falënderon të gjithë qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin e treguar me Policinë e Kosovës, bashkëpunim ky i cili po ndikon në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike”, thuhet në komunikatën e Policisë. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Shfaqje spektakolare me dronë në Tiranë

Shfaqje spektakolare me dronë në Tiranë

Tirana ka përmbyllur në mënyrën më të bukur të mundshme ditën e verës, ku me anë të disa dronëve është dhuruar spektakël për të gjithë qytetarët që e kanë pasur mundësinë ta shohin live.
Fillimisht me anë të disa dronëve u krijua një zemër, më pas harta e Shqipërisë dhe një “faleminderit Shqipëri”.

Kjo shfaqje spektakolare tërhoqi vëmendjen e shumë qytetarëve që shijuan pamjet e bukura për disa minuta.

Read More
TË FUNDIT

Mbushen sërish rrugët në Beograd, serbët protestojnë kundër propozimit evropian

Mbushen sërish rrugët në Beograd, serbët protestojnë kundër propozimit evropian

Në Beograd më 14 mars u mbajt edhe një protestë e djathtistëve serbë kundër propozimit evropian për normalizimin e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë.
Folësit para protestuesve u prezantuan si studentë nga fakultete të ndryshme të Universitetit të Beogradit dhe thanë se kjo ishte një “protestë demokratike”.

Protestuesit mbanin simbole nacionaliste dhe të krahut të djathtë.

Në platonë e Fakultetit të Filozofisë, organizatorët iu adresuan turmës, e cila brohoriste “tradhti” dhe “nuk do ta japim Kosovën”.

Organizatorët e protestës kërkuan që në takimin e Ohrit, më 18 mars, propozimi evropian të refuzohet publikisht, të merret vendim që të hiqet dorë nga negociatat dhe të mos zbatohen të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, dhe të nisin negociatat nën ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara.

Protestuesit marshuan përmes rrugëve të qendrës së Beogradi..

Read More