Çka përmban propozimi evropian për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi?
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pritet të takohen këtë të shtunë në Ohër të Maqedonisë së Veriut për të diskutuar për aneksin e zbatimit të planit evropian për normalizimin e marrëdhënieve.
Pos delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë që do të takohen me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian ku pjesëmarrës janë shefi i lartë i bllokut, Josep Borrell dhe i dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në Ohër në rolin e vëzhguesit është edhe i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Kujtojmë se plani evropian u pranua nga Kosova dhe Serbia, më 27 shkurt në Bruksel.
I njëjti parasheh një marrëveshje të përkohshme e cila mund të shpie tek marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë.
Plani evropian ka për bazë zotimin e palëve që t’i respektojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe përkushtimin e tyre për të mos e penguar njëra-tjetrën në..
Read More