TË FUNDIT

TË FUNDIT

Kurti: Nuk ka tekst të përfunduar, rrjedhimisht nuk ka marrëveshje

Kryeministri Albin Kurti ka folur për mediat pas takimit që pati me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti.

“Ditën e filluam me kryetarin Ali Ahmeti, pastaj me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Kovaçevski, e tash edhe me emisarin e posaçëm për Ballkanin, zotin Escobar nga DASH. Nga këtu do të shkojë në takim me presidentin Pendarovski, e më pastaj kemi takime bilaterale me ndërmjetësit evropian, me Borrellin dhe Lajçakun, që i paraprin takimit trilateral”.

“Liqeni i Ohrit është liqe tektonik, mirëpo është vend i qetë dhe i bukur”.

“Jam optimist, jam i vëmendshëm dhe do të bëjmë më të mirën për Republikën e Kosovës, kushtetutshmërinë, sovranitetin, integritetin territorial, interesin publik dhe popullit për të gjithë qytetarët pa dallim, sepse unë jam kryeministër i republikës i të gjithë qytetarëve pa dallim”.

“Me këtë rast, përveçse jam optimist, kam ardhur me qëllim dhe vullnet të mirë, dhe në mirëbesim që dakordimin e arritur më herët, që fatkeqësisht nuk u nënshkrua në Bruksel më 2..

Read More
TË FUNDIT

Borell: Sytë e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor sot janë në Ohër

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borell i cili do të ndërmjetësojë takimin e nivelit të lartë në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe Aleksander Vuçiq ka shkruar para pak minutash duke thënë se sytë e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor janë në Ohër sot.

Borell ka thënë se pas punës së bërë përmes “diplomacisë fluturuese”, sot në Ohër do të diskutohet me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb Vuçiq për Aneksin e Implementimit që është pjesë integrale e Marrëveshjes që hap rrugën për normalizimin e raporteve.

The eyes of the EU & the Western Balkans are on Ohrid today.

After intense shuttle diplomacy between Belgrade and Pristina, we will discuss with @predsednikrs and @albinkurti the implementation annex – an integral part of the Agreement on the path to normalisation of relations. pic.twitter.com/Z8xJB7I75j

— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) March 18, 2023

Read More
TË FUNDIT

Kamberi: Çdo e drejtë që i jepet serbëve në Kosovë, t’i jepet edhe shqiptarëve në Serbi

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se krijimi potencial i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, do të krijonte një precedent të rrezikshëm në rajon.

Kamberi tha para takimit të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, se çdo e drejtë që i jepet komunitetit serb në Kosovë, duhet ti jepet edhe komuniteti shqiptar në Serbi.

“Çështja e Luginës së Preshevës duhet të trajtohet, sepse precedenti i cili po tentohet të ndërtohet, duke ndërtuar një pakicë të plotfuqishme, në një pjesë të Ballkanit Perëndimorë, është një precedent i rrezikshëm për paqen dhe nuk jep garancione se marrëveshja eventuale e arritur mes dy shteteve do të krijojë një paqe të qëndrueshme”, tha Kamberi për KlanKosova.

Read More
TË FUNDIT

Kryediplomati maqedonas nga Ohri: Të shfrytëzohet ky momentum

Kryediplomati maqedonas nga Ohri: Të shfrytëzohet ky momentum

Bujar Osmani, Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, ka deklaruar që janë këtu për të mundësuar një dialog për palët dhe për të inkurajuar palët që të ndjekur shembullin tonë për të arritur paqen në rajon.
Ai ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi po mbahet në të njejtat hapësira fizike ku janë mbajtur negociatat për marrëveshjen e Ohrit.

Osmani ka thënë se duhet të shfrytëzohet momentumi i sotëm politik, pasiqë sipas tij përkushtim dhe bashkëpunim më të madh ndërkombëtar nuk ka pasur asnjëherë. Duhet të shfrytëzohet kjo energji e faktorit ndërkombëtar.

Ai ka treguar që sot Ali Ahmeti ka pasur takim me Lajçak me Borrel.

Read More
TË FUNDIT

Borrell shihet në disponim të mirë në takim me Vuçiqin

Borrell shihet në disponim të mirë në takim me Vuçiqin

Ka nisur takimi i presidentit serb, Aleksander Vuçiq, me përfaqësuesin e lartë të BE-së të politikës së jashtme, Joseph Borrell, si dhe emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.
RTS ka publikuar pamje nga ky takim, në të cilin Borrell shihet në disponim të mirë, shkruan lajmi.net.

Paraprakisht, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ka ardhur sot në Ohër për bisedime për marrëveshje dhe jo për bisedime për bisedime tjera. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Shefi i NATO-s del me deklaratë për takimin në Ohër, ka një kërkesë për Kurtin e Vuçiqin

Shefi i NATO-s del me deklaratë për takimin në Ohër, ka një kërkesë për Kurtin e Vuçiqin

Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë sot se pret konstruktivitet nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nga takimi në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Stoltenberg në një postim në Twitter shkruan se ky është çelësi për stabilitetin e qëndrueshëm dhe të ardhmen evropiane dhe euroatlantike të rajonit.

“Bisedimet e ndërmjetësuara nga BE në Ohër janë të rëndësishme dhe pres që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri Albin Kurti të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të bëjnë përparim. Ky është çelësi për stabilitetin e qëndrueshëm dhe të ardhmen evropiane dhe euroatlantike të rajonit. NATO, KFOR vazhdon të punojë për një Kosovë stabile dhe paqësore”, thuhet në postim. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Escobar çon mesazh të prerë nga Ohri: S’jemi të fokusuar tek nënshkrimi, por tek finalizimi

Escobar çon mesazh të prerë nga Ohri: S’jemi të fokusuar tek nënshkrimi, por tek finalizimi

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, po qëndron në Ohër prej nga foli të shtunën.
Escobar do të marrë pjesë në takimet e Ohrit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në cilësinë e vëzhguesit.

Ndërmjetësues të takimit Kurti-Vuçiq janë shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Escobar, teksa flasim, liderët e Kosovës dhe Serbisë janë duke zhvilluar një takim në kuadër të dialogut, këtu në Ohër. Ditëve të fundit ju kemi dëgjuar duke folur për shpresat që keni për këtë takim. Por, cilat janë pritjet tuaja realiste për ditën e sotme?

Gabriel Escobar: Pritja jonë më e madhe sot është për finalizimin e aneksit të zbatimit të Marrëveshjes për normalizim [të marrëdhë..

Read More
TË FUNDIT

Bie numri i nxënësve në Kosovës, rënia e natalitetit dhe migrimi arsyet kryesore

Në shkollën fillore “Naim Frashëri”, në Prishtinë aktualisht janë 1028 nxënës, e që nga paslufta numri i nxënësve në këtë shkollë ka shkuar duke rënë vazhdimisht.

Kështu thotë për Arbresh.info, zëvendësdrejtoresha e kësaj shkolle, Drita Qorrolli.

Ajo thotë se numri më i madh i nxënësve nëpër klasa mund të shkojë deri në 32 nxënës.

“Që nga paslufta numri i nxënësve ka filluar të ulet, më herët numri i përgjithshëm i nxënësve ishte 2000, pastaj filloi të përgjysmohet. Në shkollën fillore “Naim Frashëri” janë 47 paralele, ndërsa numri më i madh i nxënësve nëpër klasa është 32. Ka disa paralele që janë edhe me nga 27 ose 28 nxënës”, tregon Qorrolli.

Nxënësit e kësaj shkolle, sipas saj, nuk janë vetëm nga qyteti i Prishtinës, por në këtë shkollë vijnë shumë nxënës edhe nga rajonet e tjera.

“Na vijnë shumë nxënës edhe nga rajonet e tjera, si p.sh nga Hasi, Prizreni, Podujeva, ka më shumë. Së fundmi edhe nga Suhareka kemi parë një rritje të numrit të nxënësve”, thotë ajo.

Por, Qorrolli ..

Read More
TË FUNDIT

Abbott për takimin e Ohrit: Një rezultat pozitiv mund të ndodhë me vullnet politik dhe guxim nga Kurti dhe Vuçiq

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka reagur para takimit në Ohër që pritet të mbahet mes kryemninistrit Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, raporton Gazeta Blic.

Abbott thotë se një rezultat pozitiv nga bisedimet e Ohrit mund të ndodhë me vullnet politik, guxim dhe pragmatizëm nga Kurti dhe Vuçiq.

Ai tutje shkruan se Mbretëria e Bashkuar qëndron e gatshme për të ndihmuar në zbatimin e marrëveshjes.

Read More
TË FUNDIT

Ambasadori britanik kërkon vullnet nga Kurti e Vuçiq: Mund të ketë rezultate pozitive

Ambasadori britanik kërkon vullnet nga Kurti e Vuçiq: Mund të ketë rezultate pozitive

Pak para nisjes së takimit mes Kurtit dhe Vuçiqit në Ohër, ka reaguar ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott.
Ky i fundit me anë të një postimi në Facebook ka thënë se një rezultat pozitiv nga ky takim mund të ndodhë me vullnet politik, guxim dhe pragmatizëm nga dy liderët, ai serb dhe kosovar, shkruan lajmi.net.

Ai thotë se nga kjo qasje do të përfitojnë dy popujt.

“Një rezultat pozitiv nga bisedimet e Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi mund të ndodhë me vullnet politik, guxim dhe pragmatizëm nga Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq. Nga kjo do të përfitojnë të gjithë qytetarët dhe komunitetet. Britania e Madhe mbështet lehtësuesit e BE-së dhe është i gatshëm të ndihmojë në zbatimin”, shkruan Abbott. /Lajmi.net/

Read More