TË FUNDIT

Bekim Sali takim me Kurtin në Dublin, çka u bisedua?

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, në kuadër të Samitit të 9-të të Komunitetit Politik Evropian në Dublin, është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Sali, i cili është pjesë e delegacionit të Maqedonisë së Veriut në këtë samit, ka vlerësuar rëndësinë e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe nevojën për thellimin e bashkëpunimit në funksion të qytetarëve dhe perspektivës evropiane të rajonit.

“Besoj se forcimi i marrëdhënieve, komunikimit dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona është në interes të qytetarëve tanë dhe të perspektivës evropiane të rajonit”, ka shkruar Sali.

Ai ka theksuar se lidhjet e veçanta historike dhe kulturore përbëjnë një bazë të fortë për avancimin e bashkëpunimit dhe përparimin e përbashkët drejt integrimit evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *