TË FUNDIT

“Bechtel dhe Enka“ kërkon 1.200 punëtorë në Maqedoninë e Veriut, me paga nga 975 deri në mbi 2.200 euro – Ja cilat profesione po kërkohen!

Konsorciumi “Bechtel dhe Enka“ ka hapur një panair punësimi në Prilep, përmes të cilit kërkon 1.200 punëtorë për ndërtimin e autostradës Prilep–Manastir. Kërkohen inxhinierë ndërtimi dhe komunikacioni, gjeodetë, kuadër teknik dhe laborantë, operatorë të makinerive ndërtimore, shoferë dhe lloje të tjera punëtorësh.

“Me përshpejtimin e dinamikës së ndërtimit të autostradës Prilep–Manastir, hapen rreth 1.200 vende të reja pune, një mundësi punësimi për rreth 1.200 njerëz, gjë që për të gjithë rajonin e Pellagonisë paraqet një mundësi të jashtëzakonshme. Një mundësi e madhe për shumë njerëz që të gjejnë vend pune, por gjithashtu edhe të fitojnë përvoja e njohuri të cilat janë rast i rrallë për t’u fituar, sepse nuk ndërtohet autostradë çdo ditë. Do t’i lexoj saktësisht edhe profesionet: inxhinierë ndërtimi dhe komunikacioni, gjeodetë, kuadër teknik dhe laborantë, operatorë të makinerive ndërtimore, shoferë, punëtorë të kualifikuar dhe të pakualifikuar ndërtimi”, deklaroi ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski.

Panairi i punësimit do të zgjasë disa ditë. Paga mesatare për vitin 2025 në këtë konsorcium arrin në 137.000 denarë (rreth 2.227 euro), ndërsa paga minimale që jep realizuesi i autostradave të Korridorit 8 dhe Korridorit 10D është 60.000 denarë (rreth 975 euro).(INA)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *