Author: admin

TË FUNDIT

Kurti ndalte fjalën kur dëgjohej ezani, por ia “krisë” rakisë në Ramazan

Kurti ndalte fjalën kur dëgjohej ezani, por ia “krisë” rakisë në Ramazan

Për nder të Epopesë së Dukagjinit, kryeministri Kurti ka vizituar sot Gllogjanin e Deçanit.
Atje, Kurti e ka takuar kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili veprimtarinë e tij gjatë luftës e kishte koncentruar pikërisht në Gllogjan, në fshatin e tij të lindjes, shkruan lajmi.net.

Në Kullën e Haradinajve, Kurti e ish-kryeministri nuk e kanë lënë pa cakërruar nga një gotë raki.

Një veprim i tillë i Kurtit, ndoshta nga audienca e tij mund të gjykohet deri në një masë.

Kjo pasi që ishte Kurti i cili ndalte fjalimet e tij në Prishtinë e vende tjera, për ta respektuar kinse Ezanin që dëgjohej nga xhamitë afër.

Për më shumë, shihni foton:

Read More
TË FUNDIT

Kurti më 26 mars në Tiranë, takim me Ramën dhe Nikollën

Kurti më 26 mars në Tiranë, takim me Ramën dhe Nikollën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të vizitojë më 26 mars Tiranën. Gjatë kësaj vizite, Kurti do zhvillojë takim me Kryeministrin Edi Rama dhe me Kryeparlamentaren, Lindita Nikolla.
Sipas informacioneve siguruar nga RTSH, në takimin Rama-Kurti, në fokus do të jetë marrëveshja e pafirmosur në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë.

Në marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër të Maqedonisë së Veriut, palët ranë dakord të zbatojnë marrëveshjet e arritura mes tyre, si dhe Kosova të nis përgatitjet për të siguruar një nivel të mirëfilltë të vetëmenaxhimit të komunitetit serb, një nen që shihet si referencë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Një tjetër dakordësi është arritur edhe për personat e zhdukur gjatë luftës, ndërsa për monitorimin e të gjitha pikave të aneksit të marrëveshjes do të ngrihet një Komitet të Përbashkët Monitorues që do të kryesohet nga BE-ja.

Edhe pse nuk u firmos një marrëveshje, palët pas 1..

Read More
TË FUNDIT

24 mars 1999 : Nata, që hyri në historinë e Shtëpisë Bardhë

Nga Beqir Sina nga New York

WASHINGTON : Pasditen e 24 marsit 1999, presidenti i 42-të i SHBA-ve, Bill Klinton, në momentin e fillimit të fushatës së sulmeve ajrore iu drejtua nga Shtëpia e Bardhë kombit amerikan lidhur me këtë ngjarje. Në fjalën e tij, atëkohë, Bill Klinton tha: “Bashkëkombas të mi: në këtë moment trupat serbe po lëvizin nga një fshat tek tjetri, po bombardojnë vendbanimet civile dhe po djegin shtëpitë. Ne po shohim njerëz të pafajshëm, të përzënë me forcë nga shtëpitë e tyre, njerëz që me forcë janë vendosur para togave të pushkatimit dhe gjuajtur me plumba. Burrat kosovarë janë ndarë nga familjet e tyre, prindërit dhe fëmijët bashkë, të vënë në rresht, janë gjuajtur me një herë me armë zjarri.

Kjo që po ndodh në Kosovë, nuk ka asgjë të ngjashme me luftën dhe me ligjet tradicionale të luftës; kjo është një luftë e padrejtë e kryer me të gjitha arsenalet ushtarake ndaj njërëzve të pafajshëm që nuk mund të mbrohen dhe kur ata dhe udhëheqësit duan vetëm paqe. Pra, bas..

Read More
TË FUNDIT

​24 vjetori i bombardimeve, Osmani bën homazhe te Pllaka e ushtarëve të rënë të NATO-s

​24 vjetori i bombardimeve, Osmani bën homazhe te Pllaka e ushtarëve të rënë të NATO-s

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me ambasadorët e akredituar në Prishtinë, kanë bërë homazhe të premten te Pllaka Përkujtimore e ushtarëve të rënë të NATO-s, në 24 vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s në Kosovë.
Bashkë me Osmanin, homazhe bëri edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott, ambasadori i Francës, Olivier Guerot, ambasadori i Italisë, Antonello de Riu dhe ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde.

Pas homazheve Osmani dhe as ambasadorët e akredituar në Prishtinë nuk pranuan të deklarohen për media.

Më 24 mars të vitit 1999 kanë filluar bombardimet e NATO-s në Kosovë.

Read More
TË FUNDIT

​Spitalet e Pejës e Gjakovës përfitojnë 5.5 milion franga për grupet e margjinalizuara

​Spitalet e Pejës e Gjakovës përfitojnë 5.5 milion franga për grupet e margjinalizuara

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly kanë nënshkruar marrëveshjen, që target ka grupet e margjinalizuara dhe sëmundjet jo-ngjitëse.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se ky projekt ka vlerë prej 5.5 milionë franga zvicerane, ku do të implementohet në spitalin e Gjakovës e Pejës.

“Vlera e këtij bashkëpunimi për mua dyfishohet kur marrim parasysh llojet e sëmundjeve që trajton, atyre jo-ngjitëse. Kosova e veçmas shëndetësia jonë po kalon në një tranzicion, që dorën në zemër po zgjat më shumë se që e kemi menduar. Kam zgjedhur të jem edhe menaxher, sepse sot më së paku duhet politikë në shëndetësi. Në një vend si ky i joni, ku 1 nga 7 persona preken nga sëmundjet, ky projekt është shumë i rëndësishëm”, ka thënë Vitia.

E ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly theksoi se një sistem i mirë shëndetësor është krucial për funksionimin e një vend..

Read More
TË FUNDIT

​Bie kostoja e ndërtimit, por jo edhe e banesave

​Bie kostoja e ndërtimit, por jo edhe e banesave

Kostoja e ndërtimit në Kosovë, pas më shumë se një viti rritjeje të vazhdueshme, ka rënë. Megjithatë, kjo nuk ka bërë që të bien edhe çmimet e patundshmërive.
Për një banesë të re në Prishtinë, varësisht lokacionit, blerësi duhet të paguajë nga 900 euro deri në mbi 2.500 euro për metër katror.

Nga Shoqata e Ndërtimtarëve të Kosovës thonë se çmimet janë të ngjashme edhe në Prizren – rreth 85 kilometra larg kryeqytetit – ndërsa pak më të ulëta janë në qytetet tjera, si: Fushë Kosovë, Ferizaj, Gjilan dhe Pejë.

Inflacioni, si gjetiu në botë, ka nisur të rritet në vitin 2021, si pasojë e çrregullimeve në tregje që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit, ndërsa ka vazhduar edhe gjatë 2022-shit, sidomos pasi Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës, në shkurt të atij viti.

Shtrenjtimi i materialit ndërtimor ka shtrenjtuar më pas edhe banesat – madje mbi 20 për qind.

Për krahasim, një metër katror i një banese në Fushë Kosovë – gjashtë kilometra..

Read More
TË FUNDIT

​Shenjëstrohet një rast i krimeve të rënda, ngrihen llogaritë me mbi 2 milionë euro dhe mbi 800 mijë franga

​Shenjëstrohet një rast i krimeve të rënda, ngrihen llogaritë me mbi 2 milionë euro dhe mbi 800 mijë franga

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, ka mbajtur të premten takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shenjëstrimin e krimeve të rënda, ku kanë shenjëstruar një rast të ri të koduar “Frangu” e ku janë të përfshirë katër persona.
Prokuroria njofton se rasti është shënjestruar për veprat penale “Shpëlarje e parasë”, “Fajdeja”, “Detyrimi” dhe “Pengim i të privuarit apo procedurës zyrtare”.

“Sa i përket hetimeve financiare, rasti është hetuar paralelisht dhe ditën e operacionit është arritur të ngrihen llogaritë bankare të të dyshuarve dhe familjarëve të ngushtë. Në llogaritë e tyre rrjedhëse dhe të afatizuara janë ngrirë gjithsej 2,131,223.31 euro dhe 878,632.47 franga. Kurse në vazhdimësi të hetimeve janë identifikuar edhe prona dhe patundshmëri të cilat me urdhër të Gjykatës janë ngrirë gjashtëmbëdhjetë (16) parcela. Në ketë rast për..

Read More
TË FUNDIT

​Konjufca: Bombardimet e NATO-s i dhanë fundit gjenocidit

​Konjufca: Bombardimet e NATO-s i dhanë fundit gjenocidit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka kujtuar sot 24 vjetorin e fillimeve të sulmeve ajrore të NATO-s kundër forcave ushtarake e policore të Serbisë agresore.
Konjufca ka thënë se nën komandën e gjeneralit Wesley Clark, fushata bombarduese 78 ditore e Aleancës Veriatlantike në krye me SHBA-në i dha fund spastrimit etnik dhe gjenocidit të Serbisë mbi shqiptarët në Kosovë, njofton Klan Kosova.

“Sot mbushen 24 vjet nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër forcave ushtarake e policore të Serbisë agresore. Nën komandën e Gjeneralit Wesley Clark, fushata bombarduese 78 ditore e Aleancës Veriatlantike në krye me SHBA-në i dha fund spastrimit etnik dhe gjenocidit të Serbisë mbi shqiptarët në Kosovë. E nga qielli i përflakur shkëlqeu liria. 24 vjet më pas, Republika e Kosovës, e ndërtuar mbi themelet e luftës çlirimtare të UÇK-së, martirizimit të popullit tonë dhe ndihmës ushtarake të NATO-s, është shtet demokratik, ..

Read More
TË FUNDIT

Rama: Bashkimi Shqipëri-Kosovë, çështje që i përket së ardhmes

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndodhet në një vizitë në Britaninë e Madhe.

Gjatë bashkëbisedimit në auditorin e Institutit Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare “Chatham House”, Rama u pyet nga një ish-anëtar i Parlamentit Evropian për rolin e Shqipërisë në ndihmë të Kosovës.

Përdorimi i termit “Kosovo” ne pyetjen e ish anëtarit të PE-së ka sjellë reagimin e Ramës i cili i ka thënë ndër të tjera se “së pari nuk është Kosovo është Kosova, pasi Kosovo është mënyra sesi e thërrasin serbët kështu që ju avokatoni për pavarësinë e Kosovës dhe ju lutem e kërkoj me përulje nuk është faji juaj, pasi propaganda ka bërë punën e vet, pasi dhe unë ndonjëherë them Kosovo, por është Kosova”.

Rama theksoi se, Shqipëria dhe Kosova janë njësoj dhe jemë një komb.

“Kosova nuk është vend mik, është një vend simotër, sivëlla, është gjithçka, pra ne jemi njësoj dhe për arsye të caktuara jemi një komb që jeton në dy shtete. Ne shqiptarët kemi dy shtete, 4 kryeministra në Ballkan diçka nuk duhet të ..

Read More
TË FUNDIT

Epopeja e Dukagjinit, 25 vjet nga zhvillimi i betejës në Gllogjan

Sot bëhen 25 vjet nga zhvillimi i betejës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gllogjan, që ndryshe njihet Epopeja e Dukagjinit.

Gjatë ditës së sotme do të ketë disa aktivitete, e cila njihet edhe si Dita e Dëshmorëve të Dukagjinit.

Më 24 mars 1998 në Gllogjan është zhvilluar beteja frontale nga forcat e UÇK-së dhe forcave të armikut, të cilat e kishin rrethuar Gllogjanin.

Synim kishin shtëpinë e familjes Haradinaj, ku hasën në rezistencë të fuqishme.

Në këtë ditë ranë dëshmorë Him Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj.

Read More