Author: admin

TË FUNDIT

Deputeti i VV-së që katër javë në gjendje të rëndë shëndetësore

Deputeti i VV-së që katër javë në gjendje të rëndë shëndetësore

Që katër javë, deputeti i VV-së, Enver Dugolli, ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ai në një postim në Facebook ka njoftuar se ka pasur një infeksion klinik pas operacionit, shkruan lajmi.net.

Tutje, ai ka bërë me dije se tani e tutje, trajtimin do ta vazhdojë në shtëpi.

“I falenderoj gjithashtu të gjithë ata/ato që nuk më lan vetë por u intersuan dhe kujdesën për gjendjen time, por edhe për vizitat që m’i bënë edhe përkundër angazhimeve tejët të mëdha që kishin; që nga kryeparlamentari Konjufca, kryeministri Kurti, ministri Vitija së bashku me Sekretarin Bardiqi, ministri Liburn Aliu, zv.ministri Shemsi Syla, Gjenerali Gjerman Drejtor i NALT, Joachim Hoppe, Sekretari i Përgjithshëm e LV-së, deputet e deputete të Kuvendit, aktivistë e aktiviste, miq e shokë të shumët, por mbi të gjitha familjen timen që ishte në çdo moment pranë meje”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i tij:

Sot, pas 4 javësh që kur u shtriva në S..

Read More
TË FUNDIT

Shtrenjtimi i rrymës, Krasniqi paralajmëron emigrim rekord jashtë Kosovës

Shtrenjtimi i rrymës, Krasniqi paralajmëron emigrim rekord jashtë Kosovës

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar ashpër për rritjen e çmimit të rrymës për 15%.
Në një postim në Facebook, Krasniqi ka thënë se ky veprim është goditje për familjet kosovare në një kohë krize dhe rritje të varfërisë, shkruan lajmi.net.

“Ky veprim është goditje e radhës për të gjitha familjet kosovare, të cilat, në këtë periudhë të krizës dhe ngritjes së të gjitha çmimeve të tjera, po varfërohen çdo ditë e më shumë. Në këto dy vjet, përmes të gjitha veprimeve të saj, kjo Qeveri vetëm sa e ka rritur koston e jetesës për qytetarët e Kosovës, duke keqkuptuar dhe keqpërdorur në thelb misionin e saj”, ka thënë Krasniqi.

Ai thotë se në këtë lloj qeverisje që ka Kosova, numri i atyre që do të emigrojnë sipas tij do të thyej rekorde të reja.

“Një gjë është e sigurt: me këtë lloj qeverisjeje, e cila po vështirëson dhe rëndon jetën e qytetarëve në çdo aspekt, numri i atyre të cilët do të emigrojnë do të va..

Read More
TË FUNDIT

Ndryshime të rëndësishme në Polici: Sveçla pret drejtorin e ri, nënshkruajnë një dokument

Ndryshime të rëndësishme në Polici: Sveçla pret drejtorin e ri, nënshkruajnë një dokument

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka iniciuar strukturën e re organizative të Policisë së Kosovës.
Ai ka bërë me dije se në një takim me drejtorin e Policisë, është dakorduar që kjo strukturë synon të ngrisë efektivitetin e policisë dhe të forcojë radhët e saj, shkruan lajmi.net.

“Synimi ynë i përbashkët mbetet ruajtja e rendit dhe sigurisë publike andaj do të angazhohemi maksimalisht që të jemi në nivelin më të lartë detyrës në shërbim të qytetarëve tanë dhe të vendit tone”, shkroi ai.

Postimi i plotë i Sveçlës:

Bashkë me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës z. Gazmend Hoxha sot kemi nënshkruar strukturën e re organizative të Policisë së Kosovës.

Të vetëdijshëm për potencialin që ka Policia e Kosovës, përmes kësaj strukture synojmë që të ngrisim efektivitetin dhe forcojmë radhët e saj. Synimi ynë i përbashkët mbetet ruajtja e rendit dhe sigurisë publike andaj do të angazhohemi ..

Read More
TË FUNDIT

Mot pranveror në Kosovë, nesër e pasnesër temperatura ‘perfekte’

Mot pranveror në Kosovë, nesër e pasnesër temperatura ‘perfekte’

Instituti Hidrometerologjik ka njoftuar për motin që pritet të mbajë nesër e pasnesër.
Dita e shtune parashihet të mbajë me mot me diell dhe vranësira të çrregullta.

Vranësirat në orët e vona parashihen që vende – vende të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Të dielen parashihet të mbajë mot kryesisht i qetë, me pak vranësira dhe me intervale të gjata me diell.

Në fushat termike parashihet të ketë rënie të lehta. Gjatë këtyre dy ditëve parashihet të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-5m/s. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Buzhala flet për raportet me Leonard Kërqukin, thotë se Kurti “i ka hangër të gjitha qershiat”

Buzhala flet për raportet me Leonard Kërqukin, thotë se Kurti “i ka hangër të gjitha qershiat”

Gazetari dhe opinionisti Berat Buzhala, ka folur së fundi për deklaratat e deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, ndaj kryeministrit Albin Kurti, të cilit në Kuvendin e Kosovës i kishte thënë se “nuk le asnjë qershi pa e hangër”, duke aluduar në ndryshimin e qëndrimeve të Kurtit sa ishte në opozitë dhe tash që është në pozitën e kryeministrit.
Në një prononcim për lajmi.net, Buzhala ka thënë se pajtohet plotësisht me deklaratat e deputetes Musliu sa i përket Kurtit.

“Patjetër që i ka hangër, krejt qershiat i ka hangër. Po nuk është veç te qershiat, se kjo u bo edhe si batutë tash. Ky po qëndron i heshtur përball krimit ma monstruoz me t’cilin ka abuzu, vrasja e Astrit Deharit. Brenda mandatit të tij, brenda dy viteve, janë humb dhe gjetë gjurmët, provat e Astrit Deharit. Mostrat, të cilat këta as mostra s’dinë me ju thanë, ju thonë ‘monstra’, do të thotë njerëzit e tij. Këta që mundohen me ..

Read More
TË FUNDIT

Abdixhiku: Qeveria në gjumë, Trusti po humb gjysmë milioni euro në ditë

Abdixhiku: Qeveria në gjumë, Trusti po humb gjysmë milioni euro në ditë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka akuzuar Qeverinë se nuk po bën asgjë, për siç ka thënë ai, humbjen e vlerës së kursimeve pensionale në Fondin e Kursimeve Pensionale.
Ai ka kritikuar Qeverinë që nuk po e cakton bordin e këtij Fondi.

“Plot 36 milion euro është zhvlerësimi i fondeve nga janari deri më sot. Qeveria nuk gjen as brengën e as kohën të caktojë një Bord”, ka shkruar Abdixhiku.

“Përderisa kursimet pensionale, të fituara me shumë mund, humbasin vlerë nga gjysmë milion euro në ditë, popullsitët vazhdojnë rehatinë. Plot 36 milion euro është zhvlerësimi i fondeve nga janari deri më sot. Qeveria nuk gjen as brengën e as kohën të caktojë një Bord”, ka shkruar Abdixhiku.

Read More
TË FUNDIT

​Rama: Marrëveshja e Ohrit është rruga e duhur për Kosovën dhe Serbinë

​Rama: Marrëveshja e Ohrit është rruga e duhur për Kosovën dhe Serbinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se dokumenti i Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, i panënshkruar për shkak të mungesës së vullnetit nga pala serbe por i dakorduar në Bruksel e Ohër, është më i miri që palët mund të marrin.
Këto deklarata Rama i bëri në një bashkëbisedim me auditorin e Institutit Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Chatham House, në Angli ku po qëndron në një vizitë zyrtare.

“Dokumenti në tryezë është më i miri. Më i miri që të dyja palët mund të marrin sa i takon kapacitetit të tyre për të rënë dakord. Mesa duket të dyja palët janë shumë pranë luftës dhe era e gjakut është ende e fortë deri në atë pikë sa nuk mund të hedhin hapat e fundmë, por kjo është rruga e duhur dhe është një njohje de facto e së drejtës së Kosovës për të jetuar më vete, për të qenë më vete, për të vendosur më vete dhe është një njohje de facto e Serbisë si ..

Read More
TË FUNDIT

Kurti në Gllogjan lartëson Haradinajt: I dhanë mesazh Serbisë se nuk mposhtet UÇK-ja, s’gjunjëzohet kulla

Kurti në Gllogjan lartëson Haradinajt: I dhanë mesazh Serbisë se nuk mposhtet UÇK-ja, s’gjunjëzohet kulla

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në shënimin e 25 vjetorit të Epopesë së Dukagjnit në Gllogjan.
Para të pranishmëve, Kurti ka thënë se Serbia, në betejën e 24 marsit, mori mesazh nga Haradinajt se UÇK-ja nuk mposhtet, e kulla nuk gjunjëzohet, shkruan lajmi.net.

“Beteja e ashpër e 24 marsit dëshmoi guximin dhe vendosmërinë e familjes Haradinaj dhe popullit tonë në rrugën e nisur drejt çlirimit. Nuk gjunjëzohet kulla, nuk mposhtet UÇK-ja, nuk mposhtet Kosova. Ky ishte mesazhi që Serbia fashiste e mori nga kulla e bacës Hilmi. Ata mbajtën në këmbë kullën, në këmbë popullin”, tha Kurti.

Kurti ri-rrëfeu pak edhe momentet kur forcat serbe kishin sulmuar pozicionet e Haradinajve.

“Të vendosur në katër pozicione, Hilmi Hardinaj së bashku me Mejremen dhe Frashërin. Ramush Haradinaj së bashku me Bujarin, Dauti me Rasimin e Kujtimin dhe Shkëlzeni me Enverin mbajtën në k..

Read More
TË FUNDIT

BE shpreh keqardhje për ndryshimet në Ligjin penal në Republikën Sërpska

BE shpreh keqardhje për ndryshimet në Ligjin penal në Republikën Sërpska

Bashkimi Evropian ka shrpehur keqardhje për ndryshimet në Ligjin penal në entitetin e Republikës Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë, përmes të cilit shpifja bëhet vepër penale.
Sipas Bashkimit Evropian, këto ndryshime do të vendosin kufizime të panevojshme dhe disproporcionale për lirinë e mediave dhe shoqërinë civile.

Bashkimi Evropian, në një komunikatë të lëshuar nga Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm (EEAS) rikujton se, kur Bosnjë e Hercegovinës iu dha statusi i kandidatit, u definuan edhe hapat që duhet të administrohen, në mesin e të cilëve janë edhe forcimi i lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave.

“Vendimi i sotëm është qartë një hap në drejtim të gabuar dhe ka efekt dëmtues në lirinë e mediave në Republikën Sërpska. Në të njëjtën kohë, vë në dyshim edhe përkushtimin strategjik të partisë në pushtet në Republika Sërpska për integrimin e Bosnjë e Hercegovinës në Bashkimin Evropian”, thuhet në komun..

Read More
TË FUNDIT

FSK nis ndërtimin e urës që u prish gjatë vërshimeve në Skenderaj

FSK nis ndërtimin e urës që u prish gjatë vërshimeve në Skenderaj

Forca e Sigurisë së Kosovës ka nisur rregullimin e urës në Aqarevë të Skenderajt e cila ishte prishur gjatë vërshimeve të fundit.
Këtë, FSK e ka bërë të ditur në një komunikatë për media, shkruan lajmi.net.

“Në kuadër të bashkëpunimit dhe mbështetjes Ushtarake për Autoritetet Civile, ekipet e Xhenios së Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në bashkëpunim me autoritetet e komunës së Skenderajt kanë filluar montimin e urës mobile ushtarake ,,Mabey Johnson’’ në fshatin Aqarevë, ku në vërshimet e fundit ura në këtë fshat ishte dëmtuar dhe ishte bërë e pakalueshme”, bën me dije FSK.

Ura që do të vendoset për të lehtësuar qarkullimin e qytetarëve ka gjetësin 27 metra dhe pritet të përfundojë brenda 10 ditëve.

Forca e Sigurisë së Kosovës me kapacitetet e saj është e gatshme dhe e përgatitur për t`ju dalë në ndihmë qytetarëve, për të lehtësuar jetën e tyre në rrethanat kur ata gjenden në vështirësi. /Lajmi.net..

Read More