Author: admin

TË FUNDIT

Rama debaton me gazetarin britanik: Thuhet “Kosova”, jo “Kosovo

Rama debaton me gazetarin britanik: Thuhet “Kosova”, jo “Kosovo

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Britaninë e Madhe prej dy ditësh.
Në një komunikim në auditorin e Institutin Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Chatham House, Rama është pyetur për marrëdhëniet me Kosovën.

Por gjatë pyetjes, kreu i qeverisë u përplas me gazetarin për emërtimin e Kosovës.

“Nuk është Kosovo, por Kosova! Kosova nuk është vend mik është një vend simotër, është gjithçka nuk është vend mik. Ne jemi njësoj, jemi një komb që jeton mes dy shtetesh. Ne Shqiptarët kemi dy shtete 4 kryeministra në Ballkan. Mësoje thua me mua, Kosova, jo Kosovo! Është një shtet ndryshe, i pavarur! Rruga është ajo e duhura ajo e integrimit të plotë me BE-në.”– tha Rama.

Read More
TË FUNDIT

24 vjet nga fillimi i sulmeve të NATO-s ndaj caqeve serbe

Sot mbushen 24 vjet nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake e policore të Serbisë dhe Malit të Zi.

Sulmet kishin filluar në orën 19:45, kur aeroplanët e NATO-s lëshuan bombat e para kundër pozicioneve strategjike të ushtrisë së ish-Jugosllavisë, siç quheshin dy republikat e ish-federatës jugosllave, Serbia dhe Mali i Zi.

Urdhrin për fillimin e fushatës bombarduese e kishte dhënë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton. Ai atë natë mbajti para popullit amerikan fjalimin historik, duke lajmëruar se kishte urdhëruar Aleancën Atlantike të fillonte operacionin ushtarak, si mundësi e vetme e përfundimit të luftimeve në Kosovë.

“Ne dhe Aleanca e NATO-s kemi bërë të gjitha përpjekjet, me qëllim që të arrinim një zgjidhje paqësore të konfliktit në Kosovë. Por presidenti Millosheviq, i cili në të kaluarën e afërt shkaktoi luftëra të tmerrshme në Kroaci e në Bosnjë, ka vendosur në favor të agresionit në vend se të paqes”, kishte thënë presidenti Clin..

Read More
TË FUNDIT

Albin Kurti feston ditëlindjen

Albin Kurti feston ditëlindjen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot feston ditëlindjen e 48. Kurti ka lindur më 24 mars 1975 në Prishtinë.
Kurti është kryeministri i katërt dhe i gjashtë i Republikës së Kosovës pas shpalljes së pavarësisë.

Albin Kurti iu bashkua Kryesisë së Unionit të Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës në gusht 1997, i cili organizoi protesta paqësore, jo të dhunshme, për lirimin e ndërtesave dhe ambienteve të universitetit, të cilat u pushtuan nga autoritetet e regjimit serb.

Kur filloi lufta në Kosovë, në gusht 1998, Kurti filloi të punojë si Sekretar i Zyrës së Përfaqësuesit të Përgjithshëm Politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Adem Demaçi.

Kur filluan bombardimet e NATO-s në Serbi dhe Kosovë në mars të vitit 1999, Kurti qëndroi në Prishtinë, dhe, u arrestua nga policia serbe më 27 prill 1999. Kur forcat serbe u tërhoqën nga Kosova më 10 qershor, Kurti dhe mbi dy mijë shqiptarë të tjerë u transferuan në burgjet serbe. Për shkak ..

Read More
TË FUNDIT

​Oda Amerikane përkrah marrëveshjen për normalizim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

​Oda Amerikane përkrah marrëveshjen për normalizim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Oda Ekonomike Amerikane mbështet marrëveshjen e arritur së fundmi në Ohër ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.
Oda Amerikane beson fuqishëm se marrëveshja do të hapë mundësitë e zhvillimit ekonomik për të dyja shtetet, duke përmirësuar shkëmbimin e mallrave dhe shërbimeve.

Siç njofton oda, derisa të dyja shtetet konfirmojnë obligimin e tyre për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të shkuara, Oda Amerikane përsërit thirrjen e saj për Qeverinë e Kosovës që t’i bashkohet iniciativës së Shqipërisë, Maqedonisë Veriore dhe Serbisë për treg të përbashkët rajonal, të sipas dakordimit të bërë në Uashington më 4 shtator 2020.

“Oda Amerikane u bënë gjithashtu thirrje të dyja shteteve që të respektojnë zotimet e dhëna më parë për investime në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore. Zhvillimi i infrastrukturës së transportit, së bashku me njohjen reciproke të diplomave universitare dhe cert..

Read More
TË FUNDIT

​Vrasje në tentativë, arrestohet i dyshuari

​Vrasje në tentativë, arrestohet i dyshuari

Gjatë ditës së djeshme një burrë është therur me thikë në rrugën “Agim Ramadani” në Viti.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar nga policia.

Rasti është iniciuar si vrasje në tentativë.

“Rruga “Agim Ramadani”, Viti 23.03.2023-12:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë viktimën mashkull kosovar me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar ndërsa, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Read More
TË FUNDIT

Abdixhiku për presidenten Osmani: Jemi ftohur, nuk kemi raporte miqësore

Abdixhiku për presidenten Osmani: Jemi ftohur, nuk kemi raporte miqësore

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka treguar se nuk ka raporte miqësore me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ai në “Debat Plus”, ka thënë se raportet me të i ka vetëm institucionale, dhe se nuk e kanë afërsinë siç e kanë pasur në të kaluarën.

“Vetëm institucionale, nuk kam raporte të tjera, dhe janë të tilla. Kemi qenë shumë të afërt, por nuk jemi më. E respektoj presidenten e vendit”, ka thënë ai.

I pyetur se a i ka mbetur hatri, për shkak të afrimit të presidentes Osmani me kryeministrin, Albin Kurti, Abdixhiku ka thënë se “pjesërisht po”.

Abdixhiku, ka treguar se raportet me Osmanin janë ftohur kur ajo kishte propozuar t’i shtyjë zgjedhjet lokale, në kohën kur sipas tij LDK-ja qëndronte mirë.

“Pjesërisht po, por mendoj që ka pasur një moment gjatë zgjedhjeve lokale, që për bindjen time ka bërë diferencën kryesore sepse, për të shtyrë zgjedhjet në momentin kur LDK bënte mirë. Por, në politikë nuk jam ..

Read More
TË FUNDIT

Nënshkruhet marrëveshja për IPA 2022 me vlerë mbi 62 milionë euro

Nënshkruhet marrëveshja për IPA 2022 me vlerë mbi 62 milionë euro

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog të premten kanë nënshkruar marrëveshjen financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin vjetor IPA 2022.
Bislimi me këtë rast tha se nga kjo marrëveshje Kosova përfiton mbi 62 milionë euro qe do të zbatohen në përkrahje për profesione të lira në Kosovë, përkrahje për mjedisin dhe energjinë e gjelbër, menaxhim i mbeturinave, ujërat e zeza zhvillimi socio ekonomik dhe përkrahje për kthimin e komuniteteve.

Projektet do të bashkëfinancohen me 4.6 milionë euro nga Buxheti i Kosovës. Kjo marrëveshje mundëson 91.3 milionë euro në përgjithësi.

Ai tha se tani presin qe marrëveshja të procedohet sa më shpejt dhe të hyjë në fuqi.

Ndërsa, shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog u shpreh se BE është ofruesi më i madh i asistencës asociale që synon zhvillimin ekonomik dhe të Gjelbër në Kosovës. Edhe ambasadori i..

Read More
TË FUNDIT

Rrahje te rruga “B” në Prishtinë, arrestohet një person

Rrahje te rruga “B” në Prishtinë, arrestohet një person

Një rrahje mes dy personave ka ndodhur dje në rrugën “B” në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur në orën 21:20, ndërsa i dyshuari për sulmin ndaj viktimës është arrestuar, shkruan lajmi.net.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje ka sulmuar viktimën mashkull kosovar të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Viktima ka marrë tretman mjekësor në QKUK.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

24 vjet nga vrasja e Bajram Kelmendit dhe dy djemve të tij

24 vjet nga vrasja e Bajram Kelmendit dhe dy djemve të tij

Sot mbushen 24 vjet nga vrasja e avokatit të shquar shqiptar Bajram Kelmendi dhe dy djemve të tij, Kastriotit dhe Kushtrimit.
Avokati Kelmendi së bashku me dy djemtë e tij ishin marrë nga forcat serbe më 24 mars, ditën që NATO nisi bombardimet në Kosovë ndaj caqeve serbe.

Lajmin për vendndodhjen e kufomave të tyre, bashkëshortja e avokatit dhe nëna e Kastriotit e Kushtrimit, Nekibe Kelmendi, tashmë e ndjerë, e kishte marrë më 26 mars.

Kufomat ishin gjendur afër një distributori gazi në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.

Kelmendi, si avokat, kishte proceduar një dosje për krimet e regjimit të Millosheviqit në Kosovë, të cilën do ta dorëzonte në Hagë.

Kelmendi ishte edhe aktivist në Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave e Lirive të Njeriut.

Read More
TË FUNDIT

​Parashikimi i motit

​Parashikimi i motit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht me diell.
Sipas Institutit, vranësirat të pakta parashihen rreth relievit malor.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 deri 5 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë celsius.

Ndërkohë, do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit, shpejtësia e së cilës do të jetë nga 1-7m/s.

Read More