Author: admin

TË FUNDIT

Dodik bën thirrje që Republika Serbe e Bosnjës të bashkohet me Serbinë

Dodik bën thirrje që Republika Serbe e Bosnjës të bashkohet me Serbinë

Në përvjetorin e bombardimeve, Dodik bëri thirrje për bashkimin e RS-së dhe Serbisë.

Të ardhmen e shoh në bashkimin e Serbisë dhe Republikës Sërpska, tha Milorad Dodik, lider i Republikës Sërpska, entiteti ky i Bosnje e Hercegovinë’.

Dodik e bëri këtë deklaratë, të premten, më 24 mars, në Sombor, ku zyrtarët e Serbisë po e shënojnë përvjetorin e ndërhyrjes së NATO-s.

Bombardimi i ish-Republikës Federale të Jugosllavisë, në vitin 1999, filloi për shkak të krimeve të kryera nga forcat serbe kundër popullatës shqiptare në Kosovë.

Në fjalimin zyrtar, Dodik përsëriti kërcënimet për shkëputjen e Republikës Sërpska(RS).

“Tani ata duan të rrëmbejnë pronën, ndërkaq unë u them – në momentin që ju përpiqeni të rrëmbeni pronën tonë, ju keni thirrur një seancë të Kuvendit të Republikës Sërpska, ku do të marrim një vendim për pavarësinë e Republikës Sërpska. Mjaft më me premtimet e juaja të rreme, nuk do t’ju shikoj dhe nu..

Read More
TË FUNDIT

Lugina e Preshevës me një doktor të shkencave politike me temën për diasporën tonë

Në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë sot mbrojti tezën e doktoraturës duke fituar titullin Doktor i Shkencave Politike, Dashnim Hebibi, gazetari dhe publicisti i mirënjohur i gjeneratës së re, që jeton dhe vepron në diasporë.

Dashnim Hebibi njihet për karrierën e pasur në media, duke qenë gazetar dhe redaktor në disa media të njohura. Ai gjatë këtij rrugëtimi profesional ka publikuar edhe shumë vepra publicistike dhe letrare. Lidhur me misionin e sotëm të përmbyllur Dashnimi ka përcjell mesazhin e tij përmes rrjeteve sociale.

Postimi i plotë:

Familjarë, miq, shokë e dashamirë,
Dua të ndaj edhe një gëzim me Ju! Sot, më 24 mars 2023, ( e premte) mbrojta tezën e doktoraturës dhe fitova titullin Doktor i Shkencave Politike.

Për 23 vjet sa jam me jetë mërgimi, nuk jam ndalur dhe nuk kam menduar asnjëherë për arritje në tituj shkencorë, por vetëm e vetëm të jap kontribut nga mërgata për të mirën e kombit. Edhe si kryeredaktor, zv.kryeredaktor, redaktor, gazetarë, korresponde..

Read More
TË FUNDIT

Të hënën në Gjermani parashikohet një nga grevat më të mëdha dekadat e fundit

Të hënën në Gjermani parashikohet një nga grevat më të mëdha dekadat e fundit

Të hënën në Gjermani është paralajmëruar një nga grevat më të mëdha në dekadat e fundit.
Këtë tashmë e ka thënë edhe gazetari shqiptar që jeton e vepron atje, Bahri Cani, përcjell lajmi.net.

Cani, përmes një video-adresimi u ka bërë thirrje qytetarëve që të udhëtojnë një ditë më herët, ose edhe më vonë nëse do të jetë e mundur, por të hënën assesi jo, pasi pritet paraalizim edhe i transportit.

“Duhet të përkujdeseni, sepse të hënën e 27 marsit, në Gjermani do të kemi një prej grevave më të mëdha në dekadat e fundit. Kësisoj, pritet një bllokadë e përgjithshme të qarkullimit ajror e detar. Pritet bllokimi i të gjitha transporteve, e shumë institucioneve e shërbimeve të tjera publike në mbarë vendin. Autoritetet veçse kanë paralajmëruar për këtë bllokim”, tha ndër tjerash Cani.

Më poshtë edhe video-adresimi i plotë:

Read More
TË FUNDIT

PDK thërret konferencë për medie

PDK thërret konferencë për medie

Pas ministres Haxhiu, edhe Partia Demokratike ka thirrur konferencë për media.
Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate të lëshuar nga PDK, përcjell lajmi.net.

Mësohet se konferenca do të fillojë nga ora 13:00, në selinë e partisë.

Para gazetarëve do të paraqitet shefi i Grupit Parlamentar, Abelard Tahiri.

Sipas të gjitha gjasave, temë diskutimi do të jetë vendimi i sotëm i Kushtetueses për LPK-në, ani pse nga demokratët kosovarë kjo gjë nuk është bërë e ditur.

Read More
TË FUNDIT

“3 euro e 52 cent ari”, “hajde more gëzuar me raki” – opinionisti Gashi tallet me Kurtin e Haradinajn

“3 euro e 52 cent ari”, “hajde more gëzuar me raki” – opinionisti Gashi tallet me Kurtin e Haradinajn

Vazhdon të komentohet fotografia e Kurtit e Haradinajn ku shihen duke cakërruar gotat me raki.
Kurti e Haradinaj cakërruan gotat me raki, Ahmeti: Shyqyr nuk thirri ezani se kishin pauzuIsh-kreu i VV-së, Shpend Ahmeti ka ironizuar me cakërrimin e gotave mes kryeministrit Kurti e Ramush Haradinajt. Ahmeti ka kujtuar ndaljet e fjalimeve të shefit të ekzekutivit në momentin që thirr ezani, përcjell lajmi.net. Përmes një cicërime në rrjetin social “Twitter”, ai ka thënë mirë që nuk thirri, sepse do të pauzonin. Më poshtë edhe…Lexo me shumëlajmi.net
Së fundi rreth kësaj çështjeje ka shkruar edhe ish-këshilltari i Kurtit, Shkëlzen Gashi, përcjell lajmi.net.

Gashi përmes “Facebook-ut” kujtoi thumbimet që kreu i qeverisë e ai i AAK-së ia bënin njëri-tjetrit në Kuvend.

“3 euro e 52 cent ari. Kjo është turp”, shkroi ndër tjerash ai.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Read More
TË FUNDIT

“Me një t’rame, dy t’vrame” – Kurti në pritjen e 24 vjetorit të NATO-s kritika Ballkanit të Hapur e ambasadorit Hill

“Me një t’rame, dy t’vrame” – Kurti në pritjen e 24 vjetorit të NATO-s kritika Ballkanit të Hapur e ambasadorit Hill

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti sot organizoi një pritje për mysafirë të veçantë, me rastin e 24 vjetorit të intervenimit të NATO-s.
Në një komunikatë të shpërndarë nga ZKM, mësohet se në këtë pritje ka folur për disa tema, teksa ka hedhur kritika ndaj deklaratave të ambasadorit Hil sa u përket bombardimeve, përcjell lajmi.net.

Kurti ka shtuar se rreth kësaj çështjeje, nuk ka çka t’i vije keq askujt.

“Vuajtja njerëzore e Kosovës është e vërteta historike e Serbisë. 24 marsi është një ditë e madhe, çdo vit, andaj, të gjithëve dhe për të gjithë: Gëzuar dhe kënaquni!” ka thënë fillimisht ai.

Në anën tjetër, komentoi edhe çështjen e Ballkanit të Hapur, duke thënë se stafi i tij propozoi Ballkonin e Hapur me miqtë.

Hill: Serbia e ka përqafuar të ardhmen evropianeAmbasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se rezultati më i rëndësishëm i ne..

Read More
TË FUNDIT

10 ditë më parë u dogj, rifillon menjëherë restaurimi i shkollës së parë shqipe në Ferizaj

10 ditë më parë u dogj, rifillon menjëherë restaurimi i shkollës së parë shqipe në Ferizaj

Ka rifilluar shumë shpejt rinovimi i shkollës së parë shqipe në Ferizaj.
Kështu ka bërë të ditur kreu i MKRS-së, Hajrulla Çeku përmes një postimi në “Facebook”, përcjell lajmi.net.

Siç thuhet në këtë njoftim, me datën 13 të po këtij muaji, filloi restaurimi i kësaj shkolle.

Një ditë më pas iu vu zjarri, kurse tani pas dhjetë ditësh, u kryen procedurat e nevojshme, për të filluar me rifillimin e restaurimit.

Read More
TË FUNDIT

Vendimi për LPK-në, Krasniqi: Nuk lejojmë kurrë që Kushtetuta të shkelet nga pretendimet uzurpuese të pushtetit

Vendimi për LPK-në, Krasniqi: Nuk lejojmë kurrë që Kushtetuta të shkelet nga pretendimet uzurpuese të pushtetit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është deklaruar lidhur me vendimin e Kushtetueses mbi Ligjin për Këshillin Prokurorial.
Duke shfrytëzuar rrjetin social “Facebook”, Krasniqi shkroi se edhe njëherë u dëshmua fakti se PDK u shërben interesave të qytetarëve, përcjell lajmi.net.

Siç pohoi ai, Kushtetuta si bazament i parimeve të drejtësisë, nuk mund dhe nuk do të lejojnë kurrë që të shkelet nga pretendimet uzurpuese të pushtetit.

“Edhe sot, Gjykata Kushtetuese na dha të drejtë, duke e shpallur si anti-kushtetuese përpjekjen e Kryeministrit Albin Kurti për ta vënë nën kontroll dhe për ta cënuar integritetin dhe profesionalizmin e Këshillit Prokurorial të Kosovës”, vlerësoi ai.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Read More
TË FUNDIT

“Vrapimi i Marsit” – Izbica 147

“Vrapimi i Marsit” – Izbica 147

Vrapimi i Marsit” është garë vrapimi e përvjetshme e cila i dedikohet 28 Marsit, 99 për të përkujtuar të rënët në maskarën e Izbicës dhe gjithë dëshmoret e Komunës së Skenderajt.

Gara sportive “Vrapimi i Marsit” është një event i munguar për vite me radhë në atë zonë, që tani me qysh nga edicioni i parë është pa deshira e shumë vrapuesve nga gjithë Kosova dhe më gjerë për të marr pjesë dhe për t’a begatuar eventin.

Gara poashtu ka për qëllim të bashkojë komunitetin e vrapuesve nga gjithë trojet shqiptare, të promovoje vrapimin malor dhe t’i jep shtytje të mëtutjeshme këtij lloj eventi.

Për dallim nga edicioni i parë, këtë vit “Vrapimi i Marsit” ka karakter garues. Gara e vrapimit do të zhvillohet në dy distanca: 10km dhe 21km me datë 26.03.2023(e diele) në Izbicë.

Pjesa më e madhe e shtegut të vrapimit do të jetë teren malor ndërsa pjesa tjeter rrugë e asfaltuar që do të fillojë nga Kompleksi Memorial i Izbicës dhe do t’i përshkojë fshatërat Leqinë..

Read More
TË FUNDIT

Hoti: Dyshes Kurti-Osmani i dështon tendenca për ta zgjedhur kryeprokurorin

Hoti: Dyshes Kurti-Osmani i dështon tendenca për ta zgjedhur kryeprokurorin

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas vendimit të Kushtetueses mbi Ligjin për Këshillin Prokurorial.
Përmes një publikimi në “Facebook”, Hoti ka thënë se me këtë rast dështoi tendenca e koalicionit të dyshes Kurti – Osmani mbi zgjedhjen e kryeprokurorit, përcjell lajmi.net.

“Dështon tendenca për zgjedhje të Kryeprokurorit nga koalicioni Kurti-Osmani. Ligji për Këshillin Prokurorial shpallet kundërkushtetues. Vonesa e emërimit të Kryeprokurorit ishte pjesë e skenarit të Kurtit dhe Osmanit për ndërhyrje në prokurori”, shkroi ai.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Read More